Chelsea mposht Liverpoolin në derbin e javës. Blutë afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve

671
Chelsea ka fituar derbin e javës në Premier Ligë ndaj Liverpoolit me rezultat minimal 1-0.
Skuadra e Antonio Contes ka marr një fitore të madhe ndaj asaj të Jurgen Klopp, fitore e cila mund t’i dërgoj në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Liverpoolit që pati shumë raste për gol, por pa arritur ta gjej atë.
Në anën tjetër, Chelsea në rastin e tyre të parë të mirë e gjeti golin me anë të Olivier Giroud (33′), i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Victor Moses.
Në pjesën e dytë, Chelsea u mbyll mbrapa dhe tentonte vetëm me anë të kundërsulmeve, ndërsa Liverpooli provonte të gjente hapësira.
Mysafirët nuk arritën ta gjejnë golin as në këtë pjesë dhe në fund Chelsea arriti një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0, raporton tg.
Pas kësaj fitore, Chelsea zë pozitën e pestë me 69 pikë dhe një lojë më pak apo vetëm dy më pak se Tottenhami në vend të katërt dhe tri më pak se Liverpooli në të tretin.
Në ndeshjen e ardhshme, Chelsea e pret në shtëpi Huddersfieldin, ndërsa Liverpooli e pret në shtëpi Brightonin.
Sigal