Çmendet moti, java tjetër do të sjellë reshje të mëdha shiu

494
Java e ardhshme duket se nuk do të nisë aspak mirë në vendin tonë. Moti do të karakterizohet nga reshjet e shiut thuajse në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat pritet të kenë një rënie të lehtë dhe era do të fryjë deri në mesatare, duke shkaktuar mot të zymtë.
Reshjet
Sot pasdite (e diel, dt.06) dhe nesër (e hënë, dt.07) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.
Në shumicën e qarqeve ka mundësi që, në zona shumë të kufizuara, të ketë edhe shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Nesër (e hënë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 23 °C
në vendet e ulëta: 13 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 20 °C
Era
Sot pasdite (e diel, dt.06) dhe nesër (e hënë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe vendet malore.
Sigal