Hajdutët mësyjnë në shtëpinë e Marchisio për ta grabitur, ish-futbollisti i Juventusit kërcënohet me armë

302
Sigal

Mbrëmjen e së hënës në Vinovo, në zonën e Torinos, vila e Claudio Marchisio, ish-futbollistit të Juventusit është vjedhur.

Katër persona, me fytyrat e mbuluara, të armatosur me pistoleta dhe kaçavida, hynë në shtëpinë e ish-lojtarit të Juventusit dhe duke i kërcënuar ata, e detyruan atë dhe gruan e tij të hapnin kasafortën.

Hajdutët u larguan me xhevahire dhe orë, vlera e të cilave është e madhe.
Policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.