Chelsea-Arsenal/ Finale e mbushur me mungesa, formacionet e mundshme

177

 

Sonte në mbrëmje, në orën 21:00, do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit finalja e Ligës së Europës mes Chelseat dhe Arsenalit.

Përballë njëri-tjetrit janë edhe dy strategë si Maurizio Sarri dhe Unai Emery, me këtë të fundit që është edhe ekspert i këtij kompeticioni, të cilin e ka fituar plot tre herë me Sevillan.

Të dy skuadrat hyjnë në këtë takim me mungesa të rëndësishme. Te Chelsea nuk do të luajnë N’Golo Kante, Antonio Rudiger e Ruben Loftus Cheek të dëmtuar, kurse Arsenalit i mungojnë për shkak lëndimesh Aaron Ramsey, Hector Bellerin dhe Denis Suarez, ndërsa Henrikh Mkhitaryan nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të situatës së tensionuar politike mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Formacionet e mundshme

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Christensen, Luiz, Emerson; Kovacic, Jorginho, Barkley; Willian, Giroud, Hazard

Arsenal: Leno; Sokratis, Koscielny, Monreal; Maitland-Niles, Torreira, Xhaka, Kolasinac; Ozil; Lacazette, Aubameyang.