Çerekfinalja Inter-Roma, Mourinho sfidon për herë të parë zikaltrit

155
Sigal

Sonte në mbrëmje do të nis faza çerekfinale e Kupës së Italisë. Pas humbjes me përmbysje në derbi, Interi do të kërkojë që të rigjejë buzëqeshjen në “San Siro”, por përballë do të ketë Romën e Jose Mourinhos.

Strategu portugez rikthehet për herë të parë si kundërshtarë pas 11 vitesh kur kishte fituar dhe tripletën e famshme. Ai është shprehur se do të bëjë të pamundurën për të mbajtur emocionet përballë 30 mijë tifozëve zikaltër.

Në krahun tjetër ndërkohë do të jetë derbi për Simone Inzaghin, i cili ka sfiduar shpesh herë verdhekuqtë si futbollistë dhe më pas si trajner te Lazio. Strategu i zikaltër do të lërë disa lojtarë pushim për shkak se ekipi i tij është i impenjuar ndaj Napolit në fundjavë.

De Vrij, Dumfries, dhe Dzeko pritet të pushojnë duke i lënë vendin D’Ambrosio, Darmian dhe Sanchez. Mourinho në krahun tjetër pritet të luajë me dyshen Zaniolo-Abraham. Pellegrini është rikuperuar, por pritet ta nisë nga pankina.