Casillas zgjedh dy futbollistët më të mirë në historinë e Real Madrid

406
Sigal

Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, ka zgjedhur dy lojtarët më të mirë të historisë së klubit madrilen.

I pyetur nga gazetarët për tre futbollistët më të mirë të historisë së Real Madrid, spanjolli ka përmendur vetëm dy, Alfredo di Stefano-n dhe Ronaldon.

“Do të përmend vetëm dy: ‘don’ Alfredo di Stefano dhe Crisitano Ronaldo”, ka thënë pa u menduar spanjolli.

Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur respektivisht me madrilenët nga 1953 në 1964 dhe nga 2009 në 2018. Portugezi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 450 realizime në 438 ndeshjes. Di Stefano, nga ana tjetër, është i treti me 308 gola në 396 ndeshje.