Cagliari përmbys rezultatin, triumfon në shtëpi pas tre golave të pësuar

128
Sigal

Ajo që ndodhi sot në Serie A, rallë është parë në futboll. Sfida mes Cagliarit dhe Frosinones, dy ekipeve që luftojnë për mbijetesë, jo vetëm që u kthye në një festival golash, por dhuroi emocione, sidomos në fund.

Miqtë kaluan në avantazh të dy golave në pjesën e parë nga Soule, ku mes tyre pati një penallti të humbur nga vendasit. Me të nisur e dyta, Frosinone shënon edhe të tretin dhe praktikisht u duk një ndeshje e mbyllur. Madje trajneri i Frosinones largon edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, teksa mendoi se e zgjidhi sfidën.

Por duket se miqtë i kishin bërë llogaritë gabim. Në harkun kohor të 4 minutave, në 72’ dhe 76’, Cagliari ngushton në 2-3 dhe rihap takimin. Në 94’ dhe 96’ Pavoletti realizon dy gola njëri pas tjetrit, duke sjellë festën e çmendur në Sardegna, me vendasit që fitojnë 4-3. Kjo ishte fitorja e parë sezonale për Cagliarin, që lë vendin e fundit.