Bundesligë, rritet me 266 për qind numri i dëmtimeve

278
Sigal

Bundesliga u bë kampionatit i parë që rifilloi nga 5 të mëdhatë, ndërkohë që një nga problemet kryesore të dy javëve të para kanë qenë padyshim dëmtimet e shumta. Sipas analizës së bërë nga Doktor Joel Masson, një australian që punon në Institutin e Shkencave Sportive në Universitetin e Jena-s, risku i dëmtimit është rritur ndjeshëm.

Kështu vetëm në javën e parë të zhvilluar ka pasur 12 të dëmtuar dhe risku i lëndimit të lojtarëve është rritur nga 0.27 në 0.88 dëmtime për ndeshje, ose me rreth 266% më tepër sesa ishte gjatë sezonit në kushte normale.

Edhe më shqetësuese bëhet situata kur llogarit të dëmtuarit në total gjatë përgatitjeve dhe dy ndeshjeve të para të zhvilluara nga klubet e Bundesligës, pasi në total numërohen 65 futbollistë të dëmtuar, një shifër kjo që korrespondon me rreth 3 dëmtime për skuadër. Koha e shkurtër e përgatitjes, kalendari i ngjeshur, por edhe rritja e temperaturave në javët në vijim, pritet të përkeqësojë edhe më shumë shifrat.