Brahim Diaz pranë rikthimit në Serie A? Real Madrid refuzon kontaktin e parë me klubin italian

34
Sigal

Pas një fillimi shumë të vështirë, Brahim Diaz ngadalë po arrin të bëhet një futbollist i rëndësishëm te Real Madrid. Mesfushori spanjoll u rikthye në Bernabeu pas tre viteve shumë të suksesshme te Mialn. Klubi italian dëshironte të blinte përfundimisht kartonin e Diaz, por Real Madrid refuzoi duke kërkuar rikthimin e tij në skuadër.

Tashmë, Napoli i bashkohet listës së kërkuesve të Diaz, duke tentuar një transferim të mundshëm për të përforcuar skuadrën e tyre. Oferta e kampionëve në fuqi të Italisë vjen pasi Zielinski mund të largohet pasi është në fund të kontratës së tij, dhe Diaz shihet si zëvendësuesi ideal i polakut.

Megjithatë, “Los Blancos” e kanë refuzuar propozimin dhe duken të vendosur për të mbajtur lojtarin e talentuar spanjoll, në mënyrë që ai të ketë një peshë të madhe në skuadër.