Borussia Dortmund siguron raundin e 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë

175
Sigal

Dortmund ka siguruar raundin e 1/16-ave të DFB Pokal (Kupa e Gjermanisë) pas fitores në transfertë ndaj Hannover me rezultatin 0-2.

Takimi u dominua i gjithi nga miqtë, ndërsa sfida u zhbllokua në minutën e 11’ pas një autogoli nga Arrey-Mbi.

Ndërsa në minutën e 71’ Bellingham realizoi golin e dytë për Dortmund, pasi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë për ekipin e tij.

Në minutën e 85’ miqtë mbetën me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi Adeyemi mori karton të kuq, megjithatë mundën që ta mbronin rezultatin.