Bonucci zbulon për herë të parë arsyen e largimit nga Juventus

452
Mbrojtësin italian Leonardo Bonucci i cili u largua nga Juventus për t’u transferuar tek rivalët e Milanit ka dhënë për herë të parë arsyet e kësaj lëvizjeje, e cila konsiderohet si më e bujmshja e kësaj merkatoje.
Bonucci ka shpjeguar se cfarë e detyroi atë që të transferohej tek “Djalli”. Edhe pse duket e habitshme ai ka thënë se kishte filluar të ndihej jo i rëndësishëm tek Zonja e Vjetër, në një kohë kur të gjithë e shihnin si kapiteni i ardhshëm

“Pas shtatë vitesh tek Juventusi, kohët e fundit nuk ndihesha më i rëndësishëm. Nuk janë të vërteta lajmet e publikuara për finalen në Cardiff. Kam pasur raporte të shkëlqyeshme me Buffon, Barzagli e Chiellini. Por, kisha nevojë për një stimulim të ri dhe të ndihesha sërish njeri i rëndësishëm në një skuadër të re”, deklaroi Bonucci për “Premium Sport”.
Sigal