Berisha humb Kilin për probleme fizike, Sylvinho fton portierin e Superiores

15
Sigal

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00).

Portieri Etrit Berisha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Kilit. Berisha ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar. Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në ekip portierin e ekipit të Egnatias, Alen Sherri.

Pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë miqësore ndaj Kilit. Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top. Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Parmas në Itali, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.