Berat Gjimshiti 14 ditë në karantinë, pas rikthimit nga Zvicra

239
Sigal

Pas pushimit të fundjavës, skuadra e Atalantës ka rinisur stërvitjen në qendrën sportive “Bortolotti di Zingonia”. Udhëzimi për distancim sociale, parashikon ndarjen e fushës në 4 segmente, teksa futbollistët do të stërviten në 5 turne me nga 4.

Streçing, stërvitje me topin janë në menu-n e lojtarëve, palestra dhe dhomat e zhveshjes nuk janë të lejuara që të përdoren. Trajneri personal duhet të qëndrojë në distancë, ndërkohë që 8 futbollistët e ardhur nga vende të tjera europiane duhet të izolohen në shtëpi.

Në mesin e tyre është edhe Berat Gjimshiti, i cili e kaloi periudhën e karantinimit në Zvicër, por tashmë do të jetë i detyruar të qëndrojë 14 ditë edhe në Itali. Të njëjtën gjë si futbollisti shqiptar do të bëjë edhe Gosens, Czyborra, slloveni Ilicic, kroati Pasalic, holandezi Hateboer, Remo Freuler dhe franko-senegalezi Adrien Tameze.