Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona në Kuçovë

343
Sigal

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Diga”, duke sekustruar në një banesë në fshatin Demollarë të qytetit të Kuçovës 100 kubikë me bimë narkotike “Canabis Sativa”, të gatshme për t’u kultivuar.

Policia e Kuçovës ka arrestuar edhe dy kultivuesit e bimës narkotike: Gerald Gjika (Klevis Sina) 30-vjeç dhe Gentjan Bilishi 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.

Policia e Kuçovës ishte njoftuar se të dy këta shtetas merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa ku u gjetën 100 kubikët me canabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, shtetasit Agron Demaj, që jeton në Greqi.

Fakti që banesa e Demaj ishte bosh dhe për të kujdesej nipi ka favorizuar të rinjtë, për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.