Bedri Omuri: Fitore jo e kënaqshme, duheshin më shumë gola

68
Sigal

“BOTËRORI 2026”/ Fitorja me Andorrën në “Monitorin” teknik të ish-futbollistit kuqezi, Bedri Omuri

Nga Agron Kaja

E hënë, 24 mars 2025, ora 20:45 në “Arena Kombëtare”, Tiranë

SHQIPËRI-ANDORRË  3-0

Shënues: Manaj 9’, 19’, Uzuni 90+2’

Shqipëria (1-4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti (Kumbulla 68’), Aliji; Laçi (Pajaziti 76’), Asllani, Shehu; Broja (Uzuni 76’), Manaj, Hoxha. Trajner: Silvinjo

Andorra: (1-4-5-1): Alvares; Cervos (G. Lopez 86’), San Nikolas, Garcia, Borra (Llovera 76’); Oliveira, Garcia, Rubio (Rodrigo Tapia 63’), Rebes (Teiksera 63’), Babot; Rosas (Kuku 64’). Trajner: Koldo Alvarez  

Arbitrat: Kryesor: Sebastian Gishamer; Asistentë: Ronald Riedel, Santino Shreiner; Arbitër i katërt: Valter Altman; VAR: Manuel Shutengruber; Asistent VAR: Sara Telek (Të gjithë nga Austria)

Kartonët: KV:  / Babot 3’, Kuku 81’

Shikues: 17.183

 

“Botërori 2026”

Kualifikueset-Grupi K

Datë 24 mars 2025

Shqipëri-Andorrë  3-0

Angli-Letoni         3-0

RENDITJA

Skuadrat    Nd     P

1.Anglia      2        6

2.Shqipëria 2        3

3.Letonia    2        3

4.Serbia      0        0

5.Andorra   2        0

Ndeshjet-Shqipëria

Datë 7 qershor 2025

Shqipëri-Serbi      20:45

Datë 10 qershor 2025

Letoni-Shqipëri     20:45

Datë 9 shtator 2025

Shqipëri-Letoni     20:45

Datë 11 tetor 2025

Serbi-Shqipëri      20:45

Datë 13 nëntor 2025

Andorrë-Shqipëri  20:45

Datë 16 nëntor 2025

Shqipëri-Angli      20:45

 

PËRBALLJET

Shqipëri-Andorrë

Ndeshje miqësore

Datë 6 shkurt 2000

Shqipëri-Andorrë  3-0

Datë 17 prill 2002

Andorrë-Shqipëri  0-1

Datë 2 qershor 2010

Shqipëri-Andorrë 2-0

Europiani 2020

Datë 25 mars 2019

Andorrë-Shqipëri  0-3

Datë 14 nëntor 2019

Shqipëri-Andorrë  2-2

Kamp. Botëror 2022

Datë 25 mars 2021

Andorrë-Shqipëri  0-1

Datë 25 nëntor 2021

Shqipëri-Andorrë  1-0

Kamp. Botëror 2026

Datë 24 mars 2025

Shqipëri-Andorrë  3-0

 

Bilanci

Shqipëri-Andorrë

Ndeshje       8

Fitore          6

Barazime    1

Humbje       1

Golat           14:4

 

Komenti

Dje në mbrëmje, Kombëtarja jonë luajti ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2026, kjo përballë Andorrës. Një ndeshje që, edhe pse Shqipëria nuk pati përballë një kundërshtare niveli, apo pretendente në Grupin K, dukshëm i kishte dhënë rëndësinë e duhur kësaj përballje. Jo vetëm rezultati fitues, por edhe në elementë të tjerë të lojës, skuadra jonë kishte ndryshime nga ndeshja e tre ditëve më parë në Angli. Me dy golat e fitores të shënuar nga Manaj në pjesën e parë, ky ishte rezultati, që ashtu sikundër edhe u zhvillua loja dhe u krijuan rastet, duhet të ishte një fitore më e thellë. Gjithsesi, analiza e ish-futbollistit të Kombëtares sonë, Bedri Omuri, duket e sjell më afër atmosferën e kësaj sfide, e cila më së shumti i ktheu moralin skuadrës sonë pas humbjes 0-2 me Anglinë, por ai e përshkruan jo të kënaqshme me këtë kundërshtar ku duhej shënuar më shumë gola. “Ishte një atmosferë jo aq e pritshme sa duhej, sepse Andorra është një ekip i dobët që nuk sillte më shumë tifozë. Gjithsesi, në pjesën e parë luajtëm një lojë e mirë, ku shpërthimet e Brojës treguan se ai është një lojtar me vlera që kërkon edhe pak kohë të rikuperohet plotësisht. Më pas kishte rënie, ndoshta sepse ishte një ekip i dobët, por që duhet të bënim më shumë. Dukeshim që çalonim në mesfusho, çka tregon se na duhet një organizator driblues që të dalë para portës dhe të godasë. Ndërsa pjesa e dytë ishte si një vazhdim me  mbajtjen e topit pa asnjë rezultat dhe jo në pritshmëritë. Duhej më shumë të përqëndrohej loja në konkretizimin e golit, sepse këtu kishim mundësi të shënonim sa më shumë që të rregullonim golavarazhin. Përveç tre pikëve dhe tre golave, nuk u dalluam më shumë, përjashtuar disa shpërthime të Brojës. Vazhdimësia nuk ishte e kënaqshme. Nga kjo ndeshje duhen nxjerrë më shumë konkluzione, sepse kundërshtarë më të vështirë do kemi në ndeshjet e radhës”, kështu e analizoi Bedri Omuri fitoren e djeshme të Kombëtares sonë me Andorrën. Me këtë fitore, skuadra jonë Kombëtare kalon në vëndin e 2-të në renditje me 3 pikë në dy ndeshje, ndërsa kryeson Anglia me 6 pikë. Ndeshja e radhës për kualifikueset e Botërorit 2026 luhet më 7 qershor me Serbinë në Tiranë, një ndeshje ku Kombëtarja do të tregojë se është e denjë për vëndin e 2-të në Grupin K kualifikues të Botërorit 2026. Ndërsa më 10 qershor do të luajmë në transfertën e Letonisë.

Shqipëria-Renditja në FIFA

Vëndi 65 me 1375,57 pikë

Andorra-Renditja në FIFA

Vëndi 65 me 1375,57 pikë

 

      Parashikimet e Basteve

Shqipëri-Andorrë

1                 X                2

1.18            6.00            23.00

Biletat në tregun e zi dhe tifozët që u larguan nga stadiumi!

Para ndeshjes me Andorrën, dhe policia ka vepruar për gjurminin e aktivitetit të paligjshëm, nisur nga rrjetet sociale dhe në terren, për shitjen e biletave në tregun e zi. Dje, agjentë të policisë kanë qënë paradite përreth stadiumit, sepse kishte informacion për shitjen e biletave me çmim shumë më të lartë nga sa janë. Edhe gjatë hyrjes në stadium, policia kishte marrë masat duke i mbajtur nën vëzhgim dhe nën kontroll tifozeritë e organizuara në grupimet e tyre. Para fillimit të kësaj ndeshjeje, “Tifozët Kuq e Zi” kanë pretenduar se janë lënë pa bileta nga FSHF-ja,  në pa mundësi për të ndjekur ndeshjet e kombëtares në stadium. Sapo filloi ndeshja, një numër i madh tifozësh kuqezinj vendosën të largohen, në formë proteste kundër FSHF-së për shitjen e biletave. Madje kishte edhe “Tifozë Kuq e Zi” që mbetën pa bileta për këtë ndeshje, që sipas FSHF-së, u shitën 17.183.