Bayern-Real Madrid/ Njihuni me shqiptarin që vendosi flamurin kuqezi mbrapa portës (Foto)

454
Në mesin e 80.000 shikuesve që ndodheshin në “Alianz Arena”, prezent ishin edhe tifozët e Përfaqësueses së Kosovës. Dardanët kanë shpalosur një flamur kombëtar dhe ishin në stadium të veshur me uniformë të tifo-grupit. Florim Gashi nga Prishtina i cili është kryetari i tifozëve dardan në Gjermani, njihet për kontributin e tij të madh në promovimin e futbollit kosovar në Gjermani. Ai edhe në “Alianz Arena” si edhe shumë herë të tjera ka vendosur flamurin kombëtar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që u zhvilluar në mes Bayern Munich dhe Real Madridit.
Sigal