Barcelona i rikthehet stërvitjes pas 56 ditësh në karantinë

287
Sigal

Barcelona është kthyer këtë mëngjes të stërvitet për herë të parë pas pandemisë së koronavirus. Futbollistët janë paraqitur në fushë në orën 9.30, teksa kishin kaluar 56 ditë nga hera e fundit që lojtarët blaugrana ishin stërvitur në terrenin e tyre stërvitor.

Futbollistët mbërritën në strukturat e klubit, të veshur me uniformën e stërvitjes dhe shkuan direkt në fushë, duke respektuar distancimin social. Sapo kanë përfunduar seancën individuale u kthyen menjëherë në shtëpi, pa u futur në dhomat e zhveshjes.

Futbollistët që ka aktualisht në dispozicion Setien janë: Messi, Suarez, Ter Stegen, Vidal, Sergi Roberto, Griezmann, Lenglet, Piqué, Umtiti, Jordi Alba e Junior Firpo.