Cristiano Ronaldo fiton çmimin “The Best”, për të dytin vit radhazi më i miri i botës

738
FIFA ka shpallur lojtarin Cristiano Ronaldo-n si futbollistin më të mirë të vitit. Trofeu “The Best” që është sinonimi i “Topit të Artë” i është akorduar portugezit për të dytin vit radhazi nga institucioni më i lartë drejtues i futbollit në botë.
Në garë për “The Best” ishin edhe Neymar e Lionel Messi.
“The Best” është një çmim që akordohet prej dy vitesh nga FIFA pasi më pari ishte një me “Topin e Artë”. Pas krisjes së FIFA-s me “France Football”, tashmë “The Best” është ekskluzivitet i organit më të lartë drejtues të futbollit në botë.
Sigal