Avenir Dani: Kryesimi i Vllaznisë dhe ngjitja e Tiranës, bukuria e garës

INTERVISTA/ Ish-portieri i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Avenir Dani, shprehet se Superiorja po zhvillohet e fortë

Agron KAJA

Sigal

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 22-të, sa e trazuan renditjen, apo mbeti java e paralajmërimeve për vazhdimësinë e garës?

Me thënë të drejtën, kjo javë solli disa lëvizje në renditje, pasi ndodhi ajo që edhe pritej në të dy anët e tabelës. Më bëjnë përshtypje Dinamo dhe Egnatia që sikur po tolerojnë nga java në javë, ndërsa kanë rritje të dukshme Tirana dhe Vora.

Cili nga këta rezultatet e javës së 22-të ishte jashtë pritshmërive, dhe pse?

Konkretisht, jashtë pritshmërive mendoj se ishte Dinamo në barazimin me Bylisin, si dhe fitorja e Tiranës me Egnatian. Pritej rezultat më i mirë për Elbasanin ndaj Partizanit, që gjithsesi, këto mund të veçohen si rezultatet pa pritshmëri.

Vllaznia u shkëput me 3 pikë nga Egnatia dhe AF Elbasani, është kjo një trokitje shkodrane në luftën për kreun?

Momentalisht po. Sepse Vllaznia po tregon që është ekipi më në formë, dhe 3 pikët shkëputje nuk janë shumë, pasi gara vazhdon dhe janë katër ekipe të forta në zonën “Final 4”. Vllaznia duket një hap më para nga skuadrat e tjera në këtë grup.

Në javën e 22-të Tirana la vëndin e fundit të renditjes, e trazoi realisht fundin e renditjes fitorja bardheblu në Rrogozhinë?

Aty mendoj se është trazuar fundi i renditjes, sepse Tirana po tenton ti largohet shumë zonës së ftohtë. Gjatë muajit janar e ka treguar me lojën dhe pikët që ka marrë. Unë mendoj se dy skuadrat e tjera më të rrezikuara janë Bylis e Flamurtari.

U shënuan vetëm 6 gola në pesë ndeshje, veç numrit, çfarë tregon kjo shterpësi në tundjen e rrjetave?

Vetë rezultatet e ndeshjeve me tre barazime e dy fitore minimale, gjithsesi tregojnë se gara është e fortë, edhe pse forca e shënimit ka rënë, kryesisht te skuadrat e kreut. Por golat duhet të jenë më të shumtë në javët e ardhshme.

Java e ardhshme ka ndeshjen “Derbi” Tirana-Dinamo City, do presim rezultat mes historisë, apo mes realitetit?

Historia ka vëndin e vet, por nuk do ndikojë në realitet. Të dyja skuadrat janë të detyruara të prodhojnë futboll, edhe pse nuk janë në kushte të barabarta mes tyre. Tirana gjatë janarit ka qënë më mirë, e Dinamo ka një tkurrje. Janë të treja rezultatet.

Referuar renditjes, ndeshjet e tjera të javës së 23-të në Superiore ju si i komentoni?

Të gjitha ndeshjet kanë vlerën dhe interesin e tyre, sepse janë skuadra që mes tyre kërkojnë daljen nga zona e ftohtë, të tjerat kërkojnë të përforcojnë pozitat në krye.

Çifte interesante janë AF Elbasani-Teuta e Bylis-Partizani. Të gjitha do jenë të forta.

U mbyll zyrtarisht merkato e dimrit, cila skuadër solli ndonjë emër që bëri deiferencën në ndeshjet e luajtura?

Në këtë merkato të dimrit, më e fituar doli Tirana, e cila po e justifikon. Realisht ka ndryshim të madh në krahasim me dy fazat e tjera. Ndërsa për emra në skuadrat e tjera të Superiores, do thoja se ende nuk kanë bërë ndonjë diferencë të dukshme.

Në javën e 22-të u fol edhe për paralajmërime largimesh të dy trajnerëve, është me rrezik për këtë javë të 23-të?

Nuk jam për largimin e trajnerëve në mesin e kampionatit. Sepse jemi në një pikë ku përgjegjësia nuk duhet të kalojë tek trajneri. Çdo vazhdimësi në garë duhet parë në shumë tregues. Janë lakuar disa emra trajnerësh, por jo për çdo gjë e ka fajin trajneri.

Afrohen ndeshjet “derbi”, Tirana përballë Dinamos e Partizanit

Java e 23-të dhe ajo e 24-t të Superiores, janë dy javët e ndeshjeve “derbi”, ku Tirana mat forcat me Dinamon më 7 shkurt, dhe më pas me Partizanin më 14 shkurt. Të treja skuadrat kanë karakteristika e renditje të ndryshme në tabelë, ndaj edhe këto sfida priten të jenë forcë karakteri për të treja skuadrat në rrugëtimin e garës. Historia, bilancet dhe realiteti do thonë fjalën e tyre në fushën e lojës.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026     

Ndeshjet-Java 23

E premte, 6 shkurt 2026

Vllaznia-Vora                          13:30

(Ndeshja luhet në Vorë)

Bylis-Partizani                                     13:30

AF Elbasani-Teuta                  16:30

Flamurtari-Egnatia                  19:00

E shtunë, 7 shkurt 2026

Tirana-Dinamo City               13:30

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       P

1.Vllaznia                    22        42

2.Egnatia                     22        39

3.AF Elbasani              22        39

  1. Dinamo City 22 34

5.Teuta                        22        27

  1. Partizani 22 27

7.Vora                         22        25

8.Bylis                         22        20

10.Tirana                     22        20

9.Flamurtari                 22        19

 

MERKATO NË SUPERIORE

Tirana “kampione” e lëvizjeve, AF Elbasani me pikatore

Duke ju referuar të gjitha lëvizjeve që skuadrat e Abissnet Superiore kanë bërë gjatë merkatos së muajit janar deri ditën e djeshme datë 2 shkurt, duket sikur ka një barazi në largime dhe në afrime. Sepse janë larguar në total 44 futbollistë dhe skuadrat kanë afruar 46 të tjerë. Në total janë 90 lëvizje në hyrje e dalje, ku tregu më shumë është i brëndshëm (nga njëra skuadër në tjetrën), dhe tek ai i huaj mbizotërojnë futbollistët afrikanë. Një shifër kjo e konsiderueshme, kur kemi parasysh se në merkaton e janarit janë të pakta mundësitë për lëvizje lojtarësh. Gjithsesi, Tirana është “kampione” e kësaj merkatoje dimërore, ku pasi ka larguar 10 futbollistë dhe ka afruar 12 të tjerë, ka dhënë efekte pozitive në rezultate. AF Elbasani e Vllaznia kanë vënë “pikatoren” në merkato, ndërsa Teuta, Partizani e Flamurtari e ndjekin Tiranën me më shumë lëvizje. Zyrtarisht merkato u mbyll dje, por FK Bylis ka zyrtarizuar tre lojtarë të rinj, portierin e kombëtares së Letonisë Roberts Ozols, mbrojtësin Dime Dimov dhe sulmuesit francez Jacques Fokam.

LËVIZJET NË MERKATO

Skuadrat        A         L         T

Vllaznia           2          1          3

Egnatia            3          3          6

AFElbasani     2          0          2

Dinamo C       2          3          5

Teuta               6          8          14

Partizani          5          5          10

Vora                4          2          6

Bylis                6          5          8

Tirana              10        12        22

Flamurtari        4          7          11

Në total:          44        46        90

Spjeguese:  A = Afrime,

L = Largime, T = Total