Sigal

Kilian Mbape është padyshim talenti më i madh i futbollit botëror momentalisht. Sulmuesi 19-vjeçar i Psg dhe i kombëtares franceze vazhdon t’i impresionojë të gjithë me performancat e tij, ndeshje pas ndeshjeje. Gjatë këtij viti talenti 19-vjeçar ishte protagonist absolut me kombëtaren franceze, në fitimin e kampionatit botëror, Rusi 2018. Mbape shënoi dy gola në finalen me Kroacinë, duke u bërë futbollisti më i ri në moshë pas legjendës Pele, që arrin të shënojë në një finale botërori.

Shifrat e Mbape deri më sot janë stratosferike. Po të krahasohen numrat e francezit, me ato të Mesit kur ishte 19 vjeç, vërtetohet se shifrat e Kilian Mbape janë të nivelit më të lartë. Messi, në moshën aktuale të francezit (19 vjeç, 9 muaj dhe 20 ditë), kishte shumë më pak gola në të gjitha garat, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Po t’i referohemi numrit total të golave, sulmuesi francez ka 67 të tillë, më shumë se trefishi i atyre të Mesit, i cili në këtë moshë kishte shënuar vetëm 20 gola, edhe pse në fakt Mbape ka debutuar në ekipin e parë të Monakos në moshën 16 vjeç dhe 347 ditë, ndërsa argjentinasi debutoi me Barçën në moshën 17 vjeç dhe 14 ditë.

Kilian Mbape

Gola në kampionat: 37

Gola në kupë: 9

Gola në Ligën e Kampionëve: 12

Gola në kombëtare: 9

2 tripleta, 1 poker

Lionel Mesi, 19 vjeç

Gola në kampionat: 15

Gola në kupë: 1

Gola në Ligën e Kampionëve: 2

Gola në kombëtare: 2

1 tripletë