Arrestohet sozia e Messit, përfitoi favore seksuale nga 23 femra

552
Sigal

Sozia e Lionel Messit rikthehet dhe një herë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ngjashmërinë e tij shumë të madhe me sulmuesin argjentinas, por për disa ngjarje me sfond seksual. Mediat në Argjentinë shkruajnë se Messi fals, iraniani Reza Parastesh, është denoncuar në polici pasi shfrytëzonte ngjashmërinë e tij shumë të madhe me Mesin për të përfituar favore seksuale.

Gjithnjë sipas mediave argjentinase, Parasteshi ka pasur raport seksual me të paktën 23 femra. Reza mori famë dy vite më parë teksa pozonte me fanellën numër 10 të Barcelonës. Foto u bë virale në rrjetet sociale pasi ngjashmëria me Messin ishte shumë e madhe.

Që nga ajo ditë, Reza ndryshoi edhe me shumë paraqitjen e tij, duke lyer flokët dhe mjekrën, në këtë mënyrë shtoi dhe më shumë ngjashmërinë me Messin, detaje këto që me sa duket i dhanë shumë sukses.

 

Reza Parastesh, a doppelganger of Barcelona and Argentina’s footballer Lionel Messi, poses for a picture with fans in a street in Tehran on May 8, 2017. / AFP PHOTO / ATTA KENARE