Arbitri fik monitorin e VAR-it dhe shkon të përgatisë çajin

131
Sigal

Futbolli vitet e fundit është transformuar rrënjësisht, duke futur përdorimin e teknologjisë dhe duke zgjidhur një pjesë të polemikave, por mbi të gjitha duke zvogëluar shumë gabime të arbitrave.

Zbatimi i VAR-it, i parë fillimisht nga shumë njerëz si një revolucion drastik, tashmë është bërë pjesë e pandashme e botës së futbollit.

Megjithatë, nuk mungojnë situatat ekstreme dhe të çuditshme, siç është ajo e ndodhur në Egjipt, e rrëfyer nga ish-arbitri Samir Ousmane.

Në fakt, gjatë një ndeshjeje të edicionit të fundit të Premier Leagues egjiptiane, monitori VAR pushoi së punuari për 4 minuta, duke e shtyrë kryesorin e ndeshjes të pyeste për arsyet e bllokimit.

Sipas Ousmane, në dhomën VAR dikush kishte vendosur të përgatiste një çaj ndërkohë që po luhej ndeshja.

“Pas 4 minutash ekrani filloi të funksiononte sërish dhe arsyeja doli, një nga teknikët e VAR-it kishte shkëputur nga priza monitorët,  për të përgatitur një filxhan çaji. Absurde? Jo, ka ndodhur realisht, gjithsesi, për këtë shqetësim të raportuar nga arbitri në fund të ndeshjes, nuk u mor asnjë masë.”-tha ai.