Antoine Griezmann te PSG? Sulmuesi francez i përgjigjet ofertës së parizienëve

317
Sigal

Antoine Griezmann nuk dëshiron që të transferohet te Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez ka refuzuar një transferim të mundshëm në “Parc de Prince”, teksa mund të ishte pjesë e një shkëmbimi me Neymar.

Griezmann ka zhgënjyer që nga periudha e afrimit nga Atletico Madrid, ndaj dhe klubi katalanas e ka nxjerrë në merkato, për të siguruar fondin e nevojshëm për të synuar një goditje të madhe në fazën e sulmit.

Ai nuk ka mundur që të futet në mekanizmat e blaugranëve, apo të ketë një kombinim të mirë me Lionel Messin. Setien ka planifikuar një sulm krejt ndryshe për sezonin e ardhshëm, teksa Griezmann duket se nuk bën pjesë në planet e tij.