Ançeloti debuton sot me Everton, kërkon durim për sulmuesin që kushtoi 30 milionë euro

494
Sigal

Karlo Ançeloti do të debutojë sot në krye të Everton teksa ekipi i tij do të presë në shtëpi Bërnlej.

Ançeloti do të provojë të rikthejë skuadrën te fitorja pas dy barazimeve të fundit, ndërsa në lidhje me situatën e Moise Kin, Ançeloti ka theksuar se ai është ende i ri dhe i nevojitet kohë.

Kjo për arsye se presionin ekziston dhe tashmë ai duhet të përshtatet në një vend të ri dhe me shokë të rinj, megjithatë sipas ish-teknikut të Napolit, cilësitë nuk i mungojnë.

“E kam takuar Kin pas ndeshjes me Arsenal dhe më pas nuk kam folur me të. Por, do të flasim. Pritshmëritë ndaj tij janë të ëmdha, por ai është vetëm 19-vjeç.

Duhet të jemi më të qetë dhe durueshëm me të. Ai ka kualitetet për t’u bërë një sulmues i Premier League. Por, i duhet kohë.

Është në një vend të ri, me shokë të rinj dhe një menaxher të ri. Nuk ka rëndësi nëse luan apo jo, duhet ta përdori kohën për të përmirësuar veten çdo ditë”, u shpreh Ançeloti.