KONFERENCË LIGË/ Pas ndeshjeve të para në turin e dytë, flet për “Telegraf” dinamoviti Aleko Bregu
Agron KAJA

Tre skuadrat tona në turin e dytë në Europë arritën të fitojnë me nga 2 gola, është tregues ky për futbollin tonë?
Mund të them se të tre skuadrat janë si fillimi i mirë dhe gjysma e punës. Ndoshta 50% e kualifikimit është siguruar. Me 2 gola, tregon se ka disnivel me skuadrat kundërshtare dhe është një rezultat i pranueshëm. Skuadrat ishin në nivelin më të lartë me kundërshtarët.
Në këndvështrimin e specialistit të futbollit, cili është komenti juaj për rezultatet që ato arritën?
Të treja skuadrat tona treguan vlerësim dhe seriozitet. Egnatia na zhgënjeu në Ligën e Kampioneve, ndërsa ndaj Dinamo Minsk ndryshoi stilin e lojës. Vllaznia dhe Dinamo arritën rezultatet, pasi ndryshuan stilin e lojës nga nga pjesët e para.
Po te Dinamo, çfarë mendoni se funksionoi mirë në lojën e saj për të dyja pjesët?
Dinamo në përgjithësi tregoi se është në nivel më të lartë se kundërshtari. Por mos harrojmë se tregoi që ka nevojë edhe për përforcime. Duke kaluar turet, shkalla e vështirrësisë rritet më shumë, por Dinamo tregoi se është skuadër e qëndrueshme.
Egnatia nuk mendohej të fitonte në transfertën me Dinamo Minsk, është hap drejt kualifikimit?
Nga pësimi në mësim ishte fitorja e Egnatias. Mendoj se me lojën që zhvilloi ndaj Dinamo Minsk, tregoi se është një skuadër që di të luajë futboll, ka reparte të organizuara dhe një stol të fuqishëm. Egnatia taktikisht luan futboll modern.
Vllaznia luajti në fushën e saj dhe fitoi me përmbysje, është hap kualifikues për shkodranët ky rezultat?
Unë them se te Vllaznia kam pak dyshim në kualifikim në turin e tretë, për largimet, por edhe për dëmtimet që kanë patur. Gjithsesi, them se rezultati 2-1 është i brishtë për kualifikimin, edhe për faktin se para portës kishte mangësi.
Nga të treja fitoret që u arritën të enjten, cila prej tyre ishte në pritshmëri, dhe cila doli jashtë pritshmërive?
Mendoj se Dinamo ishte në pritshmëri me kundërshtarin andorrian. Tek Egnatia nuk ishin pritshmëritë, sepse mendohej në krizë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve. Vllaznia është ekip i ekuilibruar që edhe luhatet në disa ndeshje, ndoshta edhe nga lëvizjet e formacionit bazë.
Nga Egnatia, Vllaznia e Dinamo, cila skuadër tregoi më shumë karakter dhe ambicie në lojën e saj?
Unë mendoj se më shumë karakter tregoi Vllaznia, sepse e dha shpirtin në fushë. Dinamo me lojën e saj me shumë pasime, e futi në kurth kundërshtarin. Egnatia duket skuadër e pjekur dhe me shumë qëndrueshmëri. Ka lojtarë që bëjnë diferencën.
Me këto reultate, si i parashikoni ndeshjet e kthimit në të turit të dytë?
Unë mendoj se Dinamo dhe Egnatia quhen të kualifikuara. Një përqindje e dobët kualifikimi mbetet te Vllaznia, që do ta ketë pak më të vështirë kualifikimin. Uroj të treja ta kalojnë turin dhe ta rritin nivelin e futbollit shqiptar në Europë.
Cili është mesazhi juaj për Dinamon, me të cilën ju e lidhët karrierën tuaj sportive?
Dinamos i uroj suksese në Ligën e Konferencës që të shkojë sa larg, por edhe në kampionat të jetë elitë. Ka trajner shumë të mirë dhe lojtarë të nivelit e performancës së lartë. Kisha dëshirë që lojtarët të qëndrojnë për ta mbajtur në rritëm Dinamon.
Tre fitore në Europë, Shqipëria ngjitet në renditjen e UEFA-s
Fitoret e Dinamos, Vllaznisë dhe Egnatias në ndeshjet e para të turit të dytë në Konferencë Ligë, i kanë dhënë një shtysë të madhe kampionatit shqiptar në renditjen e UEFA-s, duke zvogëluar shanset që të humbasë një skuadër në Europë në edicionet e ardhshme. Pikët e siguruara nga këto skuadra kanë qenë të mjaftueshme që Shqipëria të qëndrojë larg vendit të 51-të, aty nga ku fillon humbja e një ekipi në Europë, ndërsa është konsoliduar edhe më shumë pozicioni në klasifikim. Kampionati shqiptar ka kaluar përsëri në vendin e 45-të, duke rifituar pozicionin që i kishte marrë Mali i Zi një ditë më parë.

Liga e Kampioneve
Turi parë
Datë 8 korrik 2025
Egnatia-Breidablik 1-0
Datë 15 korrik 2025
Breidablik (Isl)-Egnatia 5-0
Egnatia në Konferencë Ligë
Liga e Konferencës
Turi i Parë
Datë 10 korrik 2025
Kalju-Partizani 1-1
Vllaznia-Daugavpils 0-1
Datë 17 korrik 2025
Daugavpils-Vllaznia 2-4
Partizani-Kalju 0-1
Partizani eliminohet
Turi i dytë
Datë 24 korrik 2025
Atletik (And)-Dinamo C 1-2
Vllaznia-Vikingur (Ice) 2-1
DinamoM (Blr)-Egnatia 0-2
Datë 31 korrik 2025
Dinamo C-Atletik (And) 20:45
Vikingur (Ice)-Vllaznia 20:45
Egnatia-DinamoM (Blr) 21:00
FIFA ndëshkon Serbinë, me Shqipërinë pritet pa tifozë


FIFA ka vendosur sanksion të ashpër ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, pas fyerjeve raciste, gjesteve diskriminuese dhe sjelljeve të tjera të papërshtatshme nga tifozët, gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026, kundër Andorrës më 10 qershor në Serbi. Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 50,000 franga zvicerane dhe mbylljen e 15% të tribunave pas portave me 8,100 vende, për ndeshjen e ardhshme kualifikuese më 9 shtator në Beograd kundër Anglisë. Por tani, Serbia rrezikon sanksione edhe më të ashpra, duke përfshirë mundësinë e luajtjes së ndeshjes kundër Shqipërisë më 11 tetor, pa praninë e tifozëve të saj.
UEFA sfidon me turin e tretë, Vllaznia short “danez”

Edhe pse turi i dytë do të luajë ndeshjet e tij të kthimit në Konferencë Ligë, UEFA i ka përcaktuar shortet e ndeshjeve të skuadrave në turin e tretë. Këtu hyjnë edhe tre skuadrat tona: Egnatia, Vllaznia e Dinamo City, të cilat i kanë fituar takimet e para të turit të dytë. Kështu, nëse Egnatia kualifikohet ndaj Dinamo Minsk të Biellorusisë, në turin e tretë do të ndeshet me fituesin e çiftit Olimpija Lubjanë (Slloveni)-Inter Eskaldes (Andorrë). Ndërsa Vllaznia në turin e tretë vihet përballë Brondby të Danimarkës, nëse e kalon Vikingurin e Islandës në ndeshjen e dytë. Nëse e kalon Atletik Eskaldes të Andorrës në ndeshjen e dytë, Dinamo City do të ndeshet me Hajdukun e Splitit. Të enjten e ardhshme zbardhen çiftet.



















