SPECIALE/ Histori dhe realitete, ja si vjen në gazetën “Telegraf” atmosfera e Kampionatit Europian të Futbollit “Gjermani 2024” në prag të ndeshjeve finale.
Agron KAJA
Historia tregon se Kampionati i parë Europian u zhvillua në Francë në vitin 1960, sepse erdhi si ide e sekretarit të Federatës Franceze të Futbollit, Henri Deloni. Si turne eksperimental, që me kalimin e viteve do të profesionalizohej, ashtu sikurse deri në ditët e sotme, Europiani 1960 kishte një format vajtje-ardhje, ku pjesëmarrëse ishin vetëm katër skuadra përfaqësuese. Ndeshja e parë kualifikuese është zhvilluar në stadiumin “Lenin” të Moskës (më vonë është quajtur “Luzhniki”) përpara rreth 100 mijë shikuesve, kur ish-Bashkimi Sovjetik (BS) mposhti Hungarinë me rezultatin 3- 1. Ndërsa ndeshja finale u luajt në stadiumin “Park De Princ” të Parisit dhe ish-BS mundi Jugosllavinë 2-1, duke shënuar emrin si kampioni i parë në këtë event të futbollit europian. Në kampionatin e dytë që u luajt në Spanjë në qershor 1964, vendasit fituan ndaj BS 2-1, ndërkohë që në vitin 1968, për të përcaktuar skuadrën fituese u luajtën dy ndeshje finale: Itali-Jugosllavi 1-1 dhe Itali-Jugosllavi 2-0. Italia u shpall fituese për herë të parë. Kampionati i katërt u luajt në Belgjikë ku RF e Gjermanisë ishte absolute ndaj rivalëve, me përbërje si Bekenbauer, Myler, etj. Në finale fitoi 3-0 ndaj Jugosllavisë, ndërsa në kampionatin e ardhshëm që u luajt në ish-Jugosllavi, Çekosllovakia mundi Gjermaninë 5-3 me penallti, pas barazimit 2-2. Gjermanët u rikthyen si fitues në kampionatin e gjashtë që u zhvillua në Itali, dhe në finale mundi Belgjikën 2-1. Në kampionatin e shtatë ishte radha e Francës në vitin 1984, që si organizatore, me Mishel Platininë kapiten mundi në finale Spanjën 2-0. Në kampionatin e tetë që u luajt në Gjermani në vitin 1988, ishte radha e holandezëve të Johan Krujf, që në finale mundën ish-BS 2-0. Në vitin 1992 finalet e Kampionatit Europian u luajtën në Suedi, dhe Danimarka mundi në finale 2-0 Gjermaninë, ndërkohë që në vitin 1996 në Angli, ishte përsëri Gjermania që në finale mundi 2-1 Republikën Çeke. Në kampionatin e 11-të që u luajt në Holandë, Franca mundi 2-1 Italinë, ndërkohë që katër vite më vonë në Portugali, Greqia mundi vendasit 1-0 dhe u shpall për herë të parë kampione e Europës. Në vitin 2008 në Austri, ishte radha e Spanjës që mposhti 1-0 Gjermaninë, dhe në kampionatin e radhës në vitin 2012 në Ukrainë, Spanja ishte përsëri fituese, duke mundur Italinë 4-0. Në vitin 2016 në Francë, Portugalia e Kristiano Ronaldos mundi francezët organizatorë 1-0, ndërsa në kampionatin e fundit që u luajt në vitin 2021, pasi u shty për shkak të Pandemisë, Italia fitoi në Londër 3-2 ndaj Anglisë organizatore e këtij eventi.
Tashmë historia shpërngulet në Gjermani, ku marrin pjesë 24 skuadra të ndara në gjashtë grupe eliminatore. Ndeshjet luhen në periudhën 14 qershor-14 korrik 2024.
“Gjermani 2024”
14 maj-14 korrik 2024
Kampionati i 17-të Europian i Futbollit
“Gjermani 2024”
14 maj-14 korrik 2024
KËNGA ZYRTARE E SHQIPËRISË NË EUROPIAN
Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë edhe “himnin” e saj në këto ndeshje finale të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ku këngëtari kosovar Capital T e ka publikuar projektin e tij më të ri “Albania”, që i dedikohet Kombëtares së Shqipërisë në finalet e “Euro 2024”. Capital T ka bërë një interpretim me klip të veçantë, duke përfshirë pak nga të gjitha karakteristikat e Shqipërisë. Kjo këngë do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në Evropianin “Gjermani 2024”. Është hera e parë që Kombëtarja jonë shoqërohet edhe me këtë këngë si himn.
Kampionati Europian i Futbollit “Gjermani 2024” po afron. Të 24 skuadrat tashmë kanë nisur nga përgatitjet, dhe në fundjavë Gjermania do të luajë ndeshjen hapëse të turneut ndaj Skocisë, në datë 14 qershor në stadiumin “Futboll Arena” në Mynih. Ndërsa finalja e madhe do të luhet të dielën më 14 korrik, në stadiumin “Olimpiastadion” të Berlinit
Ja 10 stadiumet, nga hapja te finalja
Gjermania ka të gatshëm 10 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit “Gjermani 2024”. Ato janë 10 impiante madhështore në 10 qytete të ndryshme: Mynihu, Shtutgarti, Frankfurti, Leipzigu, Berlini, Hamburgu, Këlni, Dyseldorfi, Dortmundi dhe Gelsenkircheni. Ndeshja hapëse, Gjermani-Skoci do të luhet në datën 14 qershor në orën 21:00, në stadiumin “Allianz Arnea” të Mynihut, me kapacitet 70,076 vënde. Ndërsa ndeshja finale e turneut do të luhet më 14 korrik në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit me kapacitetin 74,461 vënde, stadium më i madh në Gjermani, në Leipzig më i vogli me 42,959 vënde. Shqipëria luan në Dortmund, në Hamburg dhe në Duseldorf.
Shqipëria, për herë të dytë në finalet e Europianit
Shqipëria ka qënë pjesmarrëse e rregullt në ndeshjet kualifikuese të kampionateve europianë të futbollit, por në ndeshjet finale e ka herën e dytë që merr pjesë. Në kampionatin e 15-të që u luajt në Francë në muajt qershor-korrik 2016, me trajner italianin Xhovani De Biazi, skuadra jonë nuk shkoi më shumë se 3 pikë në vëndin e 3-të Grupit A. Humbi 0-1 me Zvicrën në ndeshjen e parë, e po me humbje në ndeshjen e dytë, 0-2 me Francën. Në ndeshjen e tretë, fitoi 1-0 me Rumaninë me golin e Armando Sadikut në minutën e 43-të, duke u larguar si debutuese interesante e turneut. Nën drejtimin e brazilianit Silvinjo, Shqipëria do të luajë për herë të dytë në ndeshjet finale të Europianit “Gjermani 2024”. Në Grupin B, Shqipëria është së bashku me Spanjën, Italinë e Kroacinë.
LISTA ME 26 FUTBOLLISTËT NË DISPOZICION TË SILVINJOS
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati.
Mbrojtësa: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Amir Abrashi, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani.
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj, Taulant Seferi. Trajner: Sylvio Mendes Kampos Junior (Silvinjo)
UEFA me udhëzime para Europianit
Penallti për mbajtjet në zonë: Lojtarët t’i harrojnë protestat, “tolerancë zero” do të ketë për futbollistët nga arbitrat. UEFA i ka udhëzuar gjyqtarët të mos kenë frikë të ndëshkojnë futbollistët, që guxojnë të protestojnë. Vetëm kapitenët do t’u afrohen atyre për të marrë shpjegime. Përdorim jo i ekzagjeruar i VAR-it: UEFA ka udhëzuar edhe një përdorim jo të ekzagjeruar të VAR-it, për të mos pasur ndërprerje të mëdha të ndeshjes. Të gjithë topat do të jenë të pajisur me një çip brenda. Shtesat jo më shumë se 10 minuta: Objektiv është të mos kalojnë më shumë se 10 minuta në total, pas 90 minutave. Për mbajtjet në zonë nuk do të aplikohet kartoni i kuq, por do të ketë penallti.
Kombëtarja e Shqipërisë luajti dy miqësore në pragun e ndeshjeve finale të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Dy fitoret ndaj Litehshteinit dhe Azerbaixhanit, si teste, pak treguan nga vlerat e kualifikimit në grup
LIBRI I ARTË
Kampionatet-Finalet-Fituesit
(1) 10.08.1960 / Francë
BRSS-Jugosllavi 2-1
(2) 21.06.1964 / Spanjë
SPANJË-BRSS 2-1
(3) 08.07. 1968 / Itali
Itali-Jugosllavi 1-1
10 Korrik 1968
ITALI-Jugosllavi 2-0
(4) 18.08.1972 / Belgjikë
GJERMANI P-Jugosllavi 3-0
(5) 20.06.1976 / Jugosllavi
Çekosllovaki-Gjermani P 2-2
ÇEKOSLLOVAKIA 5-3 P
(6) 22.06.1980 / Itali
GJERMANI P-Belgjikë 2-1
(7) 27.06.1984 / Francë
FRANCË-Spanjë 2-0
(8) 25.06.1988 / Gjermani
BRSS-HOLANDË 0-2
(9) 26.06.1992 / Suedi
DANIMARKË-Gjermani 2-0
(19) 30.06.1996 / Angli
Rep. Çeke-GJERMANI 1-2
(11) 02.02.2000 / Holandë
FRANCË-Itali 2-1
(12) 04.06.2004 / Portugali
Portugali-GREQI 0-1
(13) 29.06.2008 / Austri
Gjermani-SPANJË 0-1
(14) 01.07.2012 / Ukrainë
SPANJË-Itali 4-0
(15) 10.07.2016 / Francë
PORTUGALI-Francë 1-0
(16) 11.07.2021 / Angli
ITALI-Angli 3-2
Euro 1976, viti kur u krijua Panenka
Në Kampionatin Europian të vitit 2000, në ndeshjen gjysmëfinale Itali mposhti Holandën dhe kaloi në finale me Francën, sulmuesi italian Françesko Toti bëri përshtypje me penalltinë në formën e lugës, e cila ju dha fitoren axurrëve. Por në të vërtetë, historia e kësaj penalltie ka nisur më parë, pikërisht në Kampionatin Europian 1976. Dhe i pari i kësaj shpikje ishte ylli i Çekosllovakisë, Antonin Panenka, i cili me një penallti të tillë i dha fitoren e Europianit skuadrës së tij në përballjen me Gjermaninë, në ndeshjen finale të 20 qershorit 1976, e cila u luajt në stadiumin e Beogradit në ish-Jugosllavi. Kjo i kushtoi shumë portierit të Gjermanisë, Seep Majer, pasi u quajt si tallje për një ndër portierët më të mëdhenj të kohës. Kjo formë e gjuajtjes së penalltive ka pushtuar gjithë botën e futbollit sot.
GRUPI A
Gjermani
Zvicër
Skoci
Hungari
Ndeshjet në grup
14 Qershor 2024
Gjermani-Skoci 21:00
15 Qershor 2024
Hungari-Zvicër 15:00
19 Qershor 2024
Gjermani-Hungari 18:00
Skoci-Zvicër 21:00
23 Qershor 2024
Skoci-Hungari 21:00
Zvicër-Gjermani 21:00
GRUPI B
Spanjë
Itali
Kroaci
Shqipëri
Ndeshjet në grup
15 Qershor 2024
Spënjë-Kroaci 18:00
Itali-Shqipëri 21:00
19 Qershor 2024
Kroaci-Shqipëri 15:00
20 Qershor 2024
Spanjë-Itali 21:00
24 Qershor 2024
Shqipëri-Spanjë 21:00
Kroaci-Itali 21:00
GRUPI C
Slloveni
Danimarkë
Angli
Serbi
Ndeshjet në grup
16 Qershor 2024
Slloveni-Danimark 18:00
Serbi-Angli 21:00
20 Qershor 2024
Slloveni-Serbi 15:00
Danimarkë-Angli 18:00
25 Qershor 2024
Danimarkë-Serbi 21:00
Angli-Slloveni 21:00
GRUPI D
Poloni
Austri
Francë
Hollandë
Ndeshjet në grup
16 Qershor 2024
Poloni-Hollandë 15:00
17 Qershor 2024
Austri-Francë 21:00
21 Qershor 2024
Poloni-Austri 18:00
Hollandë-Francë 21:00
25 Qershor 2024
Francë-Poloni 18:00
Hollandë-Austri 18:00
GRUPI E
Rumani
Belgjikë
Sllovaki
Ukrainë
Ndeshjet në grup
17 Qershor 2024
Rumani-Ukrainë 15:00
Belgjikë-Sllovaki 18:00
21 Qershor 2024
Sllovaki-Ukrainë 15:00
22 Qershor 2024
Belgjikë-Rumani 21:00
26 Qershor 2024
Sllovaki-Rumani 18:00
Ukrainë-Belgjikë 18:00
GRUPI F
Rep. Çeke
Turqi
Portugali
Gjeorgji
Ndeshjet në grup
18 Qershor 2024
Turqi-Gjeorgji 18:00
Portug-Rep. Çeke 21:00
22 Qershor 2024
Gjeorgji-Rep.Çeke 15:00
Turqi-Portugali 18:00
26 Qershor 2024
Rep.Çeke-Turqi 21:00
Gjeorgji-Portugali 21:00
Covid-19 shtyu për një vit Kampionatin e 16-të
Kampionati i 16-të Europian i Futbollit nuk u luajt në vitin 2020 siç ishte planifikuar, por në datat 11 qershor-11 korrik 2021. Kjo ndodhi për shkak të Pandemisë Covid-19 që pushtoi gjithë Botën. Ishte hera e parë që ndeshjet u luajtën në disa qytete të Europës: Londër (Britani e Madhe), Romë (Itali), Mynih (Gjermani), Baku (Azerbajxhan), Shën Petersburg (Rusi), Budapest (Hungari), Sevilla (Spanjë), Bukuresht (Rumani), Amsterdam (Holandë), Glasgou (Skoci) dhe Kopenhagen (Danimarkë). Kampione e Europës u shpall Italia, e cila mundi në finale Anglinë me rezultatin 3-2. Ky ishte trofeu i dytë për Italinë, ndërsa do mbahet mënd edhe si Europiani që sfdoi Covid-in, ndaj për këtë arsye u shty me një vit dhe u shpërnda me ndeshjet, që u luajtën në 11 qytetet e Europës.