Adriatik R. Dosti: Kombëtarja – Sylvinjo – Broja… Çfare nuk shkon mes tyre?

Armando Broja eshte absolutisht talenti me i madh i futbollit shqiptar te pakten i ketij 30 vjecari te fundit…dhe kjo pranohet pa asnje diskutim te pakten edhe prej nesh …njerezve te futbollit …

Qe me Brojen…FSHF, Presidenti Duka e ish trajneri italian Reja jane sjelle keq me te edhe kjo dihet …dhe nuk ka nevoje per komente te teperta …

Madje lojtari qe na dha 6 pike e 2 fitore pothuajse individuale kunder Hungarise…ne eleminatoret e shkuara te boterorit Qatar 2022 jo vetem qe u la ne stol prej kokefortesise e dashakeqesise se Rejas…por edhe me keq akoma …u degdis deri edhe ne tribune si spektator…dhe turpesisht FSHF e Duka heshten …duke pranuar trillet e nje plakushi italian e duke i kthyer shpinen talentit te rralle te futbollit shqiptar…

Ne fakt ne [ e kam fjalen per drejtuesit e trajneret] keshtu jemi sjelle edhe teksa dje ju mbyllem dyert e madje turperisht fare ju kerkuam edhe para qe te vishnin fanellen e Shqiperise …talenteve te rralle si G.Xhaka, Shaqiri, Behrami, Mehmedi , Xhemaili etj…
Ne po kaq keq u sollem edhe me Gjimshitin, Rashicen e Rahmanin te cilet pa drejtesisht i lame jashte Europianit te 2016…thjesht per nje teke personale te De Biazit [ pa i mohuar kurresesi atij gjithe c’ka ai beri e arriti ne futbollin shqiptar] …

Ne nuk dijtem te silleshim as me Adnan Jonuzin [ pavaresisht tangerlliqeve in extremis te tij ] …duke mos mundur ta bejme dot kurre per vehte …dhe e humbem !
E mesa duket [ nga informacione te brendeshme e teper te sigurta e te besueshme qe kam une ] …duket se edhe me Brojen fatkeqesisht po konturojme te njejtat histori te turpeshme si keto te mesipermet qe une permenda me lart…

Po cfare ka ndodhur realisht e konkretisht mes Kombetares se Shqiperise …futbollistit te Chelsea – Broja e trajnerit brazilian te Kuq e Zinjve – Sylvinjo ne prag ndeshjen me Cekine , gjate saj e pas saj … qe u luajt ne 12 tetor 2023 ne Tirane e qe u fitua 3-0 nga Shqiperia ?
Para pak ditesh Silvinjo ka qene ne Londer ku eshte takuar me Brojen dhe ja ka spjeguar teresisht situaten e tanishme te Kombetares shqiptare …e ka uruar ate per rikthimin ne fushen e lojes pas atij demtimi te rende e qe kerkoi goxha kohe rikuperimi dhe natyrisht e ka ftuar per te qene pjese e skuadres sone kombetare per ndeshjen me Cekine…c’ka eshte pranuar me kenaqesi nga vete Broja…

…Ne diten e pare Broja eshte stervitur normalisht e rregullisht me krejt ekipin nen urdherat e Silvinjos …me pas sapo ka mesuar se Sylvinjo nuk e kishte si titullar ne formacionin anti – Ceki…Broja eshte ankuar per dhimbje te gjurit te operuar muaj me pare …[ ???]

Ne bashkepunimin e vazhdueshem , korrekt e profesional mes stafit mjeksor te Kombetares sone dhe atij te Chelseat …u pa e aresyeshme qe lojtari te mos sakrifikohej dhe ta mbyllte grumbullimin me Shqiperine…

Kush e pa dhe e degjoi konferencen e shtypit te Sylvinjos para ndeshjes e vecmas ate psheretime te hidhur te tij [ qe foli shume per ata qe dijten se si ta kuptojne realisht ]…e kapi menjehere se dicka mes tij , mes Brojes e kesaj Kombetareje momentale dicka nuk shkon vertet…stonon dhe dhente Zoti qofte me kaq…sepse Shqiperia nuk e ka ende luksin te lere ne stol apo edhe te djege nje super talent si Broja …

Por nga ana tjeter askush nuk ka goje te thote qofte edhe nje fjale te keqe me kete rast kunder Sylvinjos sepse per merite te vete futbollisteve tane ne radhe te pare e ne menyre te pa diskutueshme edhe te vete Sylvinjos sot jemi ketu ku jemi …pothuajse ne finalet e Euro – Gjermani 2024…

Une personalisht nuk jam qe Broja e talenti tjeter i madh i futbollit tone Muci …te rrijne ne stol dhe Cikalleshi e Seferi ta nisin ndeshjen si titullare te pa diskutueshem …por nuk jam as ndihmesi i tij e as ne stafin e tij qe t’ja sugjeroja e ta bindja …

Te isha si Sylvinjo …do ta kisha aktivizuar Brojen si titullar duke i dhene kesisoj me shume moral e besim tek vetja…e me pas le ta kish zevendesuar …njesoj sic po vepron me te Pochetino trajneri i tij tek Chelsea …keshtu te pakten gjykoj une …

Gjate grumbullimit nuk e di se per cfare aresyeje Sylvinjo e stafi i tij …por edhe drejtuesit e FSHF me Duken ne krye kane pranuar qe Broja te thyeje rregullat e grumbullimit teksa ndryshe nga gjithe te tjeret ai nuk ka qendruar prane ekipit por ne te njejtin hotel ka prenotuar nje dhome me vehte e prane prinderve te tij …???

Theksoj se i Ati i futbollistit …Xhevahiri ka shume ndikim ne veprimet e qendrimet e te birit …ndaj dhente Zoti serisht…duke dashur te beje mire …”pa dashje” te mos beje kaq keq e te mos e marre ne qafe Armando Brojen…qysh ne start te karieres se tij …

Madje eshte disi fyese e ofenduese tek meson faktin qe Broja ishte i vetmi nga te grumbulluarit e Sylvinjos qe nuk ishte prezent ne stadium e ne ndeshjen e 12 tetorit Shqiperi – Ceki…por preferoj ta shohe ndeshjen nga dhoma e tij e hotelit dhe ti ”uroje cunat” per fitore qe andej…

Me pas …Broja eshte rikthyer ne Londer tek Chelsea dhe ka qene i pranishem ne nje seance stervitore nen drejtimin e Pochetinos…pra edhe ”i demtuar” ne gju e i pa disponueshem per Shqiperine ne nje ndeshje delikate te saj…shfaqet krejt normal tek skuadra e tij angleze [???]…

Broja duhet ta kete te qarte nje gje…qe eshte ai qe ja ka nevojen Shqiperise dhe jo Shqiperia atij …sepse ne fund te fundit kjo Shqiperi e ky Sylvinjo deri me sot kane mberritur ketu ku jane me forcat e djersen e tyre dhe fare pa pranine e Brojes ne ekip…
Dicka vertet e shume seriozisht nuk shkon mes tyre…edhe pse po mundohet te mbahet teper sekret prej gjithkujt qe ashte perfshire ne kete histori aspak te kendeshme dhe ne te keq e ne dem te vete futbollistit ne fjale por mbi te gjitha te vete futbollit kombetar shqiptar …

Profesionalisht Sylvinjon nuk mund ta fajesoj dot ne kete rast …ndersa futbollistin PO …madje jo pak !

Dhe kujtoj me kete rast nje histori pothuajse te ngjashme ndodhur dekada me pare ne futbollin gjerman …mes Federates gjermane , drejtuesve te saj e trajnerit dhe nje super talenti e nje Ylli te futbollit te tyre e atij europian sic ishte Bernd Shuster…ku ne fund te fundit te dyja palet dolen te humbura e u ndeshkuan rende …

Lus Zotin qe kjo histori te mos perseritet kurre me Brojen tone …pasi edhe ne kete rast te dyja palet do te ishin te humbura goxha …sepse vertet Broja i duhet Shqiperise …por sic e thashe edhe me lart me se shumti vete Brojes i duhet Shqiperia me shume se sa ai e mendon momentalisht …duke lene menjane pasionet e semura e llastimet e teperta …
Ndaj nje zgjidhje e nje zgjedhje e mencur nje ore e me pare do tu bente mire te dyja paleve…aq me shume ne kete lloj situate kur Shqiperia eshte pothuajse njera nga finalistet e Euro – Gjermani 2024 …
Armando …e degjove sec tha kapiteni i Shqiperise – Gjimshiti pas ndeshjen me Cekine …jo… Shqiperia nuk me ka mua asnje borxh [ edhe pse realisht i ka ….sepse e privoj padrejtesisht nga finalet e France 2016]…jam une qe i kam borxhe asaj …dhe ishin fjale zemre !
NOA