900 mijë euro në javë, Manchester City “trullos” Leo Messin

346
Tifozët e Barcelonës duhet të dridhen pasi sipas asaj që raporton “The Sun”, Leo Mesi shumë shpejt mund të lërë “Camp Nou-n”. Bëhet fjalë për një shifër monstrueze prej 113 mln eurosh që drejtuesit e “qytetarëve” të Manchester City-t i kanë ofruar atyre të Barcelonës.
Drejtuesit e klubit anglez i kanë bërë një premtim trajnerit të tyrë për t’i sjëllë në “Etihad Stadium” një lojtar të klasit të lartë dhe askush tjetër nuk është më i dëshiruar se Mesi për teknikun katlanas.
Sipas “The Sun” tratativat mes dy klubeve kanë nisur që në fund të muajit të kaluar. Kjo edhe për shkak se rinovimi i kontratës së Mesit(ne skadencë qershorin e 2018) ende nuk po ecën në rrugën e duhur, pasi behet fjalë për një shumë që Barcelona po nguron të paguajë për pagën e lojtarit.
Nga ana tjetër, City bën me dije se nëqoftëse lojtari zgjedh “Premier Ligën”, do të ketë një pagë prej 900 mijë eurosh në javë, 3.6 mln euro në muaj, dhe kjo mund ta vërë në mëdyshje yllin argjentinas.