7 gola në 4 sfida! Teuta, Vllaznia dhe Kukësi triumfojnë në transfertë. Skënderbeu surprizon Laçin. Ja të gjitha rezultatet

152
Sigal

U luajtën në orën 16:00, katër sfidat interesante të javës së 33-të të Kategorisë Superiore, ku u shënuan në total 7 gola. Spikat barazimi pa gola në transfertë i Skënderbeut ndaj Laçit.

Ndërkohë në sfidat e tjera, kryesuesit e Teutës, Vllaznia dhe Kukësi, nuk kanë falur, duke marrë 3 pikë të arta. Vlen të theksohet fakti se me humbjen ndaj verilindorëve, skuadra e Apolonisë ka rënë matematikisht nga Kategoria Superiore.

REZULTATET: 

LAÇI-SKËNDERBEU 0-0

BYLISI-VLLAZNIA 0-1

Avdijaj 38′

KASTRIOTI-TEUTA 1-2

Rezi 71’/ L. Vila 42′, Bregu 54′

APOLONIA-KUKËSI 0-3

Ibraimi 24′ , Dragoshi , Taipi 79′