“3 moskëtierët” e Skënderbeut

545
Në fund të edicionit, Skënderbeu, me shumë gjasa, shpallet kampion për të pestën herë radhazi, duke vendosur edhe një rekord në historinë e futbollit shqiptar. Askush më pare në historinë e 76 kampionateve kombëtare nuk e kishte arritur një gjë të tillë. Rekordin e mbante Dinamo e viteve ’50, e cila kishte koleksionuar 4 tituj radhazi kampioni. Ky rekord i bluve të kahhershëm të kryeqytetit, tani i përket Skënderbeut të sotëm me 5 tituj radhazi. Por kampionët korçarë kanë në gjirin e tyre edhe “3 moskëtierët”: kapitenin Bledi Shkëmbi, portierin Orges Shehi dhe Renato Arapi, që janë “kampionët e kampionëve”. Askush më parë se këta nuk ka arritur të fitojnë 5 tituj kampioni radhazi. Gjatë këtij 5-vjeçari, Skënderbeu edhe ka ndryshuar, kanë ardhur lojtarë të rinj, por këta, si “3 moskëtierët” kanë qenë boshti i skuadrës, përherë të veshur me fanelën bardhekuq. Përherë, në 5 vite radhazi, do të ishin aty në podiumin e fituesve, ku pasi Shkëmbi si kapiten do të ngrinte i pari lart trofeun e kampionit, do ta kalonte më pas atë në duart e portierit Shehi dhe të mbrojtësit Arapi. Ka edhe përkim tjetër mjaft interesant midis këtyre “3 moskëtierëve” të Skënderbeut. Që të tre do të ishin fitues të Kupës së Shqipërisë me Besën (09-10), ku një edicion më pas, do të nisnin një “aventurë” të re me Skënderbeun, pa e menduar se do të bënin histori në futbollin shqiptar. Para 5 vitesh, Bledi Shkëmbi do të kthehej në shtëpinë e tij, në Korçë, në moshën 30-vjeçare. Të dy durrsakët, Orges Shehi 32 vjeç dhe Renato Arapi vetëm 23 vjeç, në këtë hark kohor do të natyralizoheshin si korçarë. Korça do të bëhej shtëpia dytë e tyre që do t’i vishte me lavdi. “3 moskëtierët” korçarë, Shkëmbi, Shehi, Arapi, kanë të drejtë të jenë në “qiellin e shtatë”, askush më parë se këta nuk e ka shkruar këtë histori. Pas tyre vijnë portieri Llapanji, mbrojtësit Radas dhe Bicaj me nga 4 tituj kampioni dhe të tjerët me radhë… Historia e futbollit korçar tani ka hapur një faqe të re… Në fund të edicionit, Skënderbeu, me shumë gjasa, shpallet kampion për të pestën herë radhazi, duke vendosur edhe një rekord në historinë e futbollit shqiptar. Askush më pare në historinë e 76 kampionateve kombëtare nuk e kishte arritur një gjë të tillë. Rekordin e mbante Dinamo e viteve ’50, e cila kishte koleksionuar 4 tituj radhazi kampioni. Ky rekord i bluve të kahhershëm të kryeqytetit, tani i përket Skënderbeut të sotëm me 5 tituj radhazi. Por kampionët korçarë kanë në gjirin e tyre edhe “3 moskëtierët”: kapitenin Bledi Shkëmbi, portierin Orges Shehi dhe Renato Arapi, që janë “kampionët e kampionëve”. Askush më parë se këta nuk ka arritur të fitojnë 5 tituj kampioni radhazi. Gjatë këtij 5-vjeçari, Skënderbeu edhe ka ndryshuar, kanë ardhur lojtarë të rinj, por këta, si “3 moskëtierët” kanë qenë boshti i skuadrës, përherë të veshur me fanelën bardhekuq. Përherë, në 5 vite radhazi, do të ishin aty në podiumin e fituesve, ku pasi Shkëmbi si kapiten do të ngrinte i pari lart trofeun e kampionit, do ta kalonte më pas atë në duart e portierit Shehi dhe të mbrojtësit Arapi. Ka edhe përkim tjetër mjaft interesant midis këtyre “3 moskëtierëve” të Skënderbeut. Që të tre do të ishin fitues të Kupës së Shqipërisë me Besën (09-10), ku një edicion më pas, do të nisnin një “aventurë” të re me Skënderbeun, pa e menduar se do të bënin histori në futbollin shqiptar. Para 5 vitesh, Bledi Shkëmbi do të kthehej në shtëpinë e tij, në Korçë, në moshën 30-vjeçare. Të dy durrsakët, Orges Shehi 32 vjeç dhe Renato Arapi vetëm 23 vjeç, në këtë hark kohor do të natyralizoheshin si korçarë. Korça do të bëhej shtëpia dytë e tyre që do t’i vishte me lavdi. “3 moskëtierët” korçarë, Shkëmbi, Shehi, Arapi, kanë të drejtë të jenë në “qiellin e shtatë”, askush më parë se këta nuk e ka shkruar këtë histori. Pas tyre vijnë portieri Llapanji, mbrojtësit Radas dhe Bicaj me nga 4 tituj kampioni dhe të tjerët me radhë… Historia e futbollit korçar tani ka hapur një faqe të re…
SKUADRA P N F B H +/-
Skenderbeu 73 34 22 7 5 36
Kukesi 69 34 21 6 7 28
Tirana 68 34 20 8 6 22
Partizani 67 34 20 7 7 14
Laci 63 34 18 9 7 22
Flamurtari 38 34 10 8 16 -5
Vllaznia 35 34 11 5 18 -11
Teuta 26 34 8 2 24 -23
Apolonia 25 34 7 4 23 -33
Elbasani 14 34 4 2 28 -50
Sigal