Vazhdë tërmetesh në Nepal, lëkundje me magnitudë 7.3 ballë, së paku 29 viktima

409
Një tërmet i fuqishëm ka goditur lindjen e Nepalit, dy javë pasi një tërmet shkatërrues vrau më shumë se 8,000 njerëz. Tërmeti i fundit goditi pranë qytetit të Namche Bazar, afër malit Everest, raporton BBC.
Sigal

Së paku 29 persona kanë humbur jetën dhe 1.006 kanë mbetur të plagosur, sipas agjencive të ndihmave.

Autoritetet thanë se tërmeti kishte një magnitudë prej 7.3 ballë. Tronditje me magnitudë 5-6 goditën me sekuenca Nepalin rreth 10 minuta pas tërmetit të parë. 

Një tërmet më 25 prill, i përqendruar në lindje të Nepalit, pati një magnitudë prej 7.8.

Tërmeti i fundit u ndje deri në kryeqytetin indian Delhi, si dhe Daka, kryeqyteti i Bangladeshit. 

Dridhjet e forta u ndjenë në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, që u dëmtua rëndë në tërmetin e muajit të kaluar. 

Raportohet se njerëzit nxituan të dalin nga ndërtesat në Katmandu, teksa tërmeti goditi në 12:35 sipas kohës lokale. 

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 83km (52 milje) në lindje të Katmandu, në një zonë rurale pranë kufirit kinez. Ajo goditi në një thellësi prej 18.5km (11,5 milje), sipas autoriteteve.