10 ekipet që shitën më shumë fanella në vitin 2021

212
Sigal

Euromerica Sport Marketing, e certifikuar nga FIFA, lideri i marketingut sportiv ka zbuluar se cilat klube të Europës kanë shitur më shumë fanella në vitin 2021.

Bayern Munich është në krye të listës me 3.2 milionë fanella të shitura vitin e kaluar, më shumë se çdo skuadër tjetër futbolli. Real Madrid është në vendin e dytë me 3 milionë fanella të shitura, i ndjekur nga Liverpool-i për 2.4 milionë euro.

Juventus zë vendin e pestë dhe është ekipi i vetëm italian në Top10, ndërkohë që këtë renditje e mbyllin dy ekipet më të pasura: PSG dhe Manchester City.

Të ardhurat që vijnë nga këto shitje janë një ndihmë thelbësore për bilancet e klubit, veçanërisht në këto dy vitet e fundit të paralizuar nga pandemia Covid-19.

10 ekipet që kanë shitur më shumë fanella:

1. Bayern Munich – 3.25m
2. Real Madrid – 3.05m
3. Liverpool – 2.45m
4. Manchester United – 1.95m
5. Juventus – 1.42m
6. Barcelona – 1.34m
7. Chelsea – 1.31m
8. Borussia Dortmund – 1.22m
9. Paris Saint-Germain – 1.18m
10. Manchester City – 1.08m