A i dëmton Omicroni mushkëritë? – Çfarë thonë ekspertët

284
Sigal

Varianti i covid-19 i quajtur Omicron thuhet se do të dominojë dy javët në vazhdim duke shtuar shifrat e infektimeve.

Ekspertët thonë se simptomat e këtij varianti janë të ndryshme nga ato fillestaret po kështu edhe efektet që virusi tashmë ka në trup.

Mutacionet që Omicron ka pësuar kanë ngritur dhe shqetësimin e efektit që ky variant ka në mushkëri.

Një studim i fundit tregon për efektet që ky virus ka në mushkëri.

Çfarë tregojnë studimet?

SARS-CoV-2 prek pjesën e poshtëme dhe të sipërme të sistemit të frymëmarrjes.

Duke shkaktuar kështu simptoma si rrjedhje hundësh, bllokim të sinuseve, dhimbje fyti dhe probleme me mushkëritë e frymëmarrjen.

Një veti që e ka dhe varianti Omicron duke shkaktuar kështu komplikacione të mesme, por edhe të rënda në frymëmarrje.

Studimi nga Universiteti i Hong Kong analizon aftësinë e omicron mbi mushkëritë dhe të gjithë sistemin e frymëmarrjes.

Studimet u kryen në kushte laboratorike ku u përdorën kavje dhe qeliza njerëzore të rritura në kushte laboratori.

Nga të dhenat u pa se Omicron u shumëfishua 70 herë më shumë së delta në pjesën që lidh fytin me mushkëritë.

Gjithësesi në veprimin brenda në mushkëri Omicron është më i avashtë për të vepruar se Delta apo Covid-19 fillestar.

Të tjera të dhëna treguan lidhje mes infektimit me këto variante dhe humbjes në peshë 1 javë pas infektimit.

Kjo humbje në peshë u lidh kryesisht edhe me problemet me frymëmarrjen që virusi shkakton.

A i dëmton Omicroni mushkëritë?

Në të dhënat e përgjithshme sipas eekspërtëve Omicroni është më pak i dëmshëm për mushkëritë se llojet e tjera të virusit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga kavjet, infektimi me Omicron është në nivele më të ulëta inflamacioni dhe rrezikshmërie për mushkëritë.

Ekspertët thonë se ka prova dita ditës të cilat tregojnë se perosnat e infektuar me Omicron kanë më pak gjasa të shtrohen në spital apo të kenë komplikacione të mushkërive.

Gjëndjet më të rënda tanimë paraqiten nga varianti Delta i Covid-19.