E rëndë/ Një fëmijë qëllon me thikë një të rritur në hyrje të shkollës (Detaje nga ngjarja e çuditshme)

187
Sigal

Një fëmijë ka qëlluar me thikë një person të rritur në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje të oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtejshëm”, tha ai.

Gashi tha se njësitet e hetimeve po merren me rastin.