Siri, dy belge frikësohen se fëmijët nuk do të kthehen kurrë në shtëpi

473
Sigal

Ain Issa, Siri – Dy gra belge, larguar nga ISIS, frikësohet se fëmijët nuk do të shkojnë kurrë në shtëpi. Dy gra belge, që iu bashkuan Shtetit Islamik në Siri, thanë të dielën se ata po i humbnin shpresat se do të shkonin ndonjëherë në shtëpi pasi një gjykatë belge përmbysi vendimin për t’i riatdhesuar ato bashkë me 6 fëmijët e tyre.

Tatiana Wielandt dhe Bouchra Abouallal, të dyja nga 26 vjeçe, thanë se pavarësisht se sa u dhemb, do të donin t’i dërgonin fëmijët në Belgjikë për një jetë më mirë dhe ato të rrinin aty, nëse do të duhej.

“Çfarë do të doja? Një biletë për në shtëpi”, tha Abouallal që jeton e mbyllur në  kampin Ain Issa rrethuar me një gardh telash në veri të Sirisë.  “Unë e kuptoj që njërëzit kanë frikë….Ata po na gjykojnë, por nuk na njohin”.

Vendet europiane po luftojnë se se si t’i trajtojnë militantët dhe familjet e tyre që kërkojnë të kthehen pas shembjes së atij që u vetëdeklarua si kalifat, Shteti Islamik.

Vitin e kaluar, një gjykatë në Belgjikë vendoi që të dyja gratë të pranoheshin bashkë me fëmijët që kishin lindur me militantët. Por shteti e luftoi fort këtë vendim, nga frika se ky rast do të vendoste një precedent dhe e fitoi atë në apel, në muajin shkurt.

Gruaja tjetër, Wieland tha për Reuters se “këtu fëmijët nuk mund të jetojnë. Nuk ka arsim. Nuk ka asgjë”. Këtë deklaratë e bëri pasi shteti belg e kundërshtoi riatdhesimin e saj. Ndërkohë që fliste, djali i saj më i vogël, një biond këmbëzbathur, i ngjitej pas rrobave.

Ëieland dhe shoqja e saj e shkollës thanë se dolën kundër Shtetit Islamik kur panë se militantët vrisnin brutalisht njerëz, përfshirë edhe të huajt që i ishin bashkuar kauzës së tij.