Zekri Palushi: Sikur ta dinte Dr. Shaqir Shehu!

487
Sigal

Zekri Palushi, Gold Coast, Australi

(Një bisedë imagjinare    në kujtim dhe celebrim të jetës së Tij)

I dashur Shaqir: Fillimisht po të tregoj se, po flas direkt me ty, pasi me Dhuratën, Arditin e Tonin, si dhe me pjestarë të tjerë të familes suaj, kemi zgjedhur gjuhën e heshtjes, si rrugën ma të mirë,   në komunikimin tonë.

Po kështu,   që në fillim,   duhet të them se ikja jote, ranoj shumë zemra njerëzish, dhe varfroj shumë shpirtrat e tyre njëherësh, shumë ëndrra trishtuese, prishën gjumin e shum  kujt. Dhe mbi të gjitha, malli për ty, po na djeg shpirtin, të gjithëve.

Edhe pse tashma po kalojnë gati 365 ditë, pa ty, prap se prap, njerëzit nuk po mësohen me mungesën tande dhe, e keqja është se, askush s’guxon t’i kthehet realitetit, e t’mendojë, se ti ke ikur njëherë e përgjithmonë, nga kjo botë,   në të cilën, të gjithë jemi t’përkohshëm.

Tash, para se të tregoj për ç’farë ka ndodhur gjatë mungesës tande, po të ve në dijeni se t’gjithë dashamirësit tuaj, kanë mbetur t’çuditur se si ti,   një njeri, që të deshtëm e na deshe kaq shumë, në një moment, krejt t’pa  pritur, nga një burim njerzillëku, u ktheve në një burim dhimbjesh të pafund!

Si ka mundësi që ti,gjatë gjithë jetës tande,   sakrifikove rehatinë personale e familjare, për t’ju gjetur gjithkujt. Shpëtove jetë njerëzish, ndjeve gjithmonë dhimbje për ato që s’mund t’i ndihmoje, jetove me hallet e të tjerëve, u gëzove për lajmet e mira, mbajte shqetësimet e gjithë familjes: të vllezërve e motrave, të nipave, e mbesave. Respektove, nderove gjithkan.

Kurrë s’u mërzite, e s’ju zemrove kuj! Shijove natyrën me bukurit e saj, shijove letërsinë, historinë, dhe artin. Vetë ishe një talent krejt i veçantë e natyral,pra: një njeri kaq i mirë, me interesa e plane të paplotësuara në kohën më të vështirë. I le të gjitha duke na përfshi edhe ne.

Ti, o Shaqir, krejt pa dashje,plagose ata që i dashte ma shumë, por  plagët ma t’madhja, e kurrë t’shërushme, ja dhe, bash në zemër, shpirt e mendje, shokut tand më të dashur të jetës, shokut të shpirtit dhe zemrës tane, Dhuratës, ksaj gruje fisnike, besnike, të urtë, e inteligjente, që të deshti, dhe e dashte aq shumë, megjithëse jo të një profesioni. Virtytet tuaja karakteristike super pozoheshin në një mnyrë harmonike, shumë t’lakmueshme. Ishit mbështetësit më të fuqishëm, të njeri  tjetrit, ishit një çift tepër I admirueshëm, shembull original për djemët tuaj, e për t’gjith ata që e konsiderojnë familjen të shenjtë. Por tashma, fatkeqësisht, jeta e Dhuratës, pa ty, kurrë s’do të jetë, si më parë.

Ti padashje le pa babë, këshilla, e mbështetje, Arditin dhe Tonin, me nuset e tyre.

Ti pa  dashje le Ramses Shehun, të rritet pa  përgëdhelitë e gjyshit të tij.

Ti pa  dashje le vllaznit e motrat e tua, pa vëllain e tyre të preferur. Ti padashje le, edhe dajën Zenel, pa nipin e tij të zgjedhur.

Ti le padashje, nipat e mbesat tuaja,  pa dajën e tyre t’admirueshëm.

Ti le klinikën, kolegët, dhe t’gjithë stafin, me t’cilët punove ç’do ditë, të varfëruar e t’pikëlluar.Ti zhgënjeve pacientët e tu, të shumtë, që të ndoqën gjithandej.

Ti le fshatin tand të lindjes, Shtiqnin e dashur, dhe t’gjithë rrethin e Kukësit, pa djalin tyre, me t’cilin, mburreshin me të drejtë.

Shaqir, nga një anë, ti le shumë gjana, në këtë tokë, (duke përfshi edhe jetën tane), por nga ana tjetër, pak mirënjohës, duhet të jemi ndaj teje, sepse ikja jote,   ka zgjuar ndërgjegjentone,  pas ikjes tande,   vdekja na duket më e lehtë, dhe fiziologjike, dhe tashma, ashtu siçë dimë me siguri,   se ju s’do të na ktheheni ma, po kshtu, jemi t’sigurtë se, çdo ditë që vjen, na afron më tepër me ty.

Në këtë pjesë të bisedës,më duhet që t’kërkoj falje, për atë që,unë edhe Tina, s’muarëm pjesë në përcjelljen tuaj. Pandemia, që të mori ty, mori edhe mbi 2978 të tjerë, ndër to edhe 55, nga  kolegët tanë të nderuar. Pas ikjes suaj, përveç jetës së humbur,  qeveria vuri në përdorim masa drastike, të karakterit sadist, që u huazuan nga Kina komuniste. Politikanët, qeveritarët, dhe disa nga kolegët tonë, nën pretekstin për t’na mbrojtur nga covidi, na e banë jetën tepër të vështirë, nëpërmjet kufizimit të lirive, dhe demokracisë, shtetrrethimeve, orëve policore, mbylljeve nëpër shtëpia, mbylljevetëbizneseve, vendeve të punës, shkollave, distancimit social, pa  mundësinë për të parë njeri  tjetrin, maskat etj, etj, ata, me një qëllim të paracaktuar, futën stresin, ankthin, konfuzionin, dhe nëpërmjet tyre, arritën të   krijojnë një gjendje psikoze t’përgjithshme sociale, aq të lartë sa, shumë prej njerëzve, (sidomos të rinjët), në një dëshpërim të madh, kanë arritur në konkluzionin fatal, që   “jeta s’qenka e vlefshme”,   e si pasojë, shumë shqipëtar, kanë mbytur vehten.

Shaqir! Ti mund ta dish mjaft mirë atë që,  frika, gjithmonë fiton mbi logjikën, pra, kjo metodologji, preferohet sot nga qeveritarët tonë, si mjeti më efikas,  për “mbrojtjen e shëndetit tonë”. Me këtë rast duhet t’ju kujtoj se “Betimi Hipokratit” që ti e kishe të shejtë në punën tande t’përditëshme, tashmë, për shumë nga kolegët tonë, është harruar!

Në këtë kontekst, edhe Australia, (si ishulli më i madh i rruzullit tokësor), ka mbyllur (pothuajse tash dy vjet), kufijt e saj. Pra, të gjitha këto t’i thashë,   jo për t’shtue mërzitë tuaja, por më tepër për t’qetsue shpirtin tand, e tregue se, këto që thashë, kan qenë e vetmja arsye, që unë dhe Tina,   s’ju bashkuam atyre, mijëra të tjerëve, që t’përcjellën ty!

Shaqir, e marr me mend se si, ti do ta arsyetoje, këtë situatë, duke e ilustruar me parashikimet e autorit tënd të preferuar, George Orëell   duke m’u drejtuar me fjalët:“Ah Zekri, t’kam thanë se parashikimet e George Orëell  it, të shkruara në librat e tij, (1984, dhe “Ferma e Kafshëve”), janë duke u vu në praktikë, dhe gradualisht po bahen një realitet,   “falë” politikanëve tonë”.

Në vazhdim, po të ve në dijeni edhe për disa aktivitete, që unë i kam marrë vesh,si nëpërmjet shokëve dhe miqve tuaj, ashtu, edhe prej Tonit, i cili, me butësinë dhe karakterin e tij, (t’ka ngjarë mjaft), me tekstime të rralla, por që n’realitet, të formuluara mjaft mirë, ai, (gjithmonë, shkruan edhe në emër t’Dhuratës, dhe Arditit). Më përcjell informacione të ndryshme, ku lehtësisht kuptohet, trauma shpirtërore, dhimbjet, dëshpërimi, të përziera këto, me mirësi, e mirënjohje, për t’gjithë ata që e deshtën, dhe e respektuan Shaqirin, deri në fund të jetës së tij, e në vazhdim.

Pra, jam në dijeni se: Pamvarësisht masave drastike të asaj kohe, (veçanërisht në lidhje me kufizimin e numrit të njerëzve, nëpër këto evente), mbi 2000 vetë,   (të shtyrë nga respekti, dhe dhimbja, që ju, shkaktuat), me guxim, shkelën rregullat, dhe nga ana e anës, erdhën në Durrës, që t’ju përcillnin, me nderimet më të mdha,   të mundëshme, në atë periudhë.

Një tjetër gja që m’kanë tregue, asht edhe Përmendorja e ngritur në kodrat e liqenit të Tiranës,   në kujtim të 56 doktorëve, aty pra, gjendet edhe emri yt.

Gjithashtu: jam në dijeni se, edhe Kukësi, me datën 29/7/2021,    t’ka akordue titullin“Nder i Qarkut Kukës”, ndërsa Bashkia e qytetit, me 29/11/2021,   t’ka shpallur “Qytetar Nderi i Bashkisë të Kukësit”.

Po kështu, Rrapsodët e mirënjohur kuksjanë, të kishin nxjerrë një këngë, mjaft  përmalluse dhe, së fundi, mbrëmë më thanë se, edhe një dokumentar televiziv  i titulluar, “Gjithmonë midis njerëzve”, qënka në përfundim e sipër. O Shaqir: m’pëlqej mjaft ky titull! Mu duk se i përshtatej mjaft mirë, karakterit dhe virtyteve tuaja njerëzore.

Shaqir, siçë e din edhe vetë, shumicës së gjërave, (ashtu dhe njerëzve), ju dihet vlera, vetëm at’herë, kur si kemi ma. Por, Ti, këtu ban përjashtim, sepse, t’gjithë e dimë se ti, në të vërtetë ke qenë, mjaft i vlerësuar, edhe kur t’kemi pasë ktu.

Prandaj, edhe në këtë 20 Nëntor, Kukësi, njerëzit tuj, shokët, miqtë, kolegët, e t’gjithë pjesëmarrësit e tjerë, që do të marrin pjesë,  s’mblidhen për t’shtue noj gja të madhe në vlerat tuaja,   por për t’i kujtue ato, me një respekt të veçantë, e t’jashtzakonshëm.

Shaqir! Ti e din mirë se,   njerëzit s’vdesin,   deri atëhere, sa të shuhen kujtimet për to. Në këtë kategori njerëzish, hyni edhe ju.


Tash mos t’vijë keq, që po t’kujtoj një humor të vogël, që u ba gjatë drekës, në restaurantin e Kalasë së Prezës, në 2013  tën,ku ti dhe Dhurata, na çuat, mue dhe Tinën.

Ndërkohë që ti mbarove shpjegimet e tua apasjonuese,   siç e kishe zakon,   rreth historisë së kësaj kalaje: ku ma s’shumti, t’pëlqente të tregoje për arkitekturën, lashtësinë, rezervuarin e ujit… me një pasjon për historinë, (që t’karakterizonte gjithmonë), u ndale në ngjarjet e kohës, kur Skënderbeu, kishte jetue aty, dhe nga ku, edhe kishte kordinuar, luftën kundra Otomanëve. Një histori e lavdishme, që ti e përshkrove me një imagjinatë, sikur t’ishe duke e përjetuar atë kohë. S’po zgjatem më tepër në atë histori, por unë të tregova“historinë” time,  një rrenë të improvizuar enkas për ty. Ndërkohë që Tina po m’shkelte kambën, nën tavolinë,   unë të thashë:“Shaqir, sot t’kam ndihmuar pak, isha nga Kamza,  ku takova shumë shokë,   Kuksjanë, e Pukjanë. Ata, ndër të tjera,më thanë se njofim mirë, dhe kemi respekt të madh për shokun tand të ngushtë, Dr. Shaqir Shehun. Ai asht kandidat për deputet i PS, për zonën e Tiranës, ku përfshihemi edhe ne, dhe të gjithë, do t’votojmë për të. Ndërsa unë, duke i falenderuar,  ja u ktheva: Nëse vërtet e doni, dhe keni respekt për Dr. Shaqirin, ju lutem që t’mos votoni për të, ju si bëni asnjë nder atij,   veçse i flliqni emrin.

Atëherë, të gjithë ia plasëm të qeshurit me të madhe, dhe pastaj ti më the: “Atë e di edhe unë o Zekri, por ç’farë t’i bajë rr’espektit që kam për Sadik Shehun, i cili besonte në sinqeritetin e këtyre idealeve”.   Ke të drejtë, o Shaqir,i thashë unë e shumë shqipëtar, besuam në këto ideale, dhe u dogjëm prej tyre!

Pastaj duke vazhduar bisedën,  unë të thashë, “O Shaqir Shehu, Partia Socialiste s’të don ty, por don që t’përfitojë nga ndershmëria dhe reputacioni jot, për të marrë sa ma shum; vota nga populli”.  Dhe në të vërtetë, fjala ime e at’hershme të doli, o Shaqir.

Asnjë nga Kryesia e PS, apo Qeveria e PS, nuk të ndihmoi as ty, e as familjen tande,  gjatë asaj periudhe aq të vështirë, kur ditët tuaja, në Stambollin e mallkuar, ishin duke ju afruar fundit. Ata s’të erdhën as në spital,  e mbi të gjitha, ata s’u dukën as edhe në Ditën e Zezë, të përcjelljes tuaj!

Ti e din se unë, (me një qëllim krejt të mirë),   s’mund të rrij pa tregue,  edhe atë që jo  shumëkush e din: Ne të dy,kemi qenë politikanë amatorë, por me kahe të kundërta. Megjithatë, në këtë drejtim, ne kemi qenë një shembull i shkëlqyer, që politikanët e sotëm duhet ta kishin lakmi. Marrëdhënjet tona, kanë qenë një demonstrim dhe ilustrim praktik, I vërtetësisë se slloganit Berishjan, “Opozitarë, por vëllezër”, një thënje filozofike, me vlera t’pa krahasueshme, që në atë kohë, u keq interpretua aq shumë. Megjithatë, nuk është veç rasti jonë, por edhe fakti që gjatë kësaj përiudhe 30 vjeçare, asnjë prej viktimave të komunizmit, nuk tentoi hakmarrje. Tregojnë se kjo thënje është zbatuar plotësisht në praktikë, dhe kjo ka qenë një gjest biblik, mjaft burrnor. Po t’i shtojmë kësaj edhe atë, që shqiptaret, mund të jenë populli më tolerant në botë, me besime të ndryshme fetare që jetojnë në paqë të plotë dhe harmoni të jashtzakonshme. Këto pra janë virtyte demonstrative, që flasin shumë për pastërtinë e Kodit Gjenetik, të Kombit, tejet fisnik shqiptar.

Po vij nga fundi i shkrimit, duke t’kujtuar, kohën e shkurtë që kaluam ne Plazhin e Xhenetit të Bardhë, (Whitehaven Beach,   Great Barrier Reef,   një nga Mrekullitë e botës, në Australi). Dhurata me Tinën, po ecnin së bashku në ranën ma të bardhë në botë, me një përqindje silikoni, mbi 98%. Ti dhe unë po notonim në ujrat e nxehta tropikale të Detit të Koraleve, (Oqeani Paqësor).   Unë të thashë: “ Shaqir, ia kemi lehtësue pak punën Zotit,   ai tash s’ka ma punë me ne. Këtu  tashmë ne, jemi në xhenet për s’gjalli”,   e ti me një qeshje të zashme the:“Po vallahe, Zekri”.

–Me që jemi tek xheneti,   unë i dashur Shaqir,  po citoj fjalët e Anisës, (vajzës sime),   burrit të saj,   Jonnos, dhe djemve të tyre,Hugo, Henry, dhe Spencer,   (besues të Kristianizmit), në shtëpinë e t’cilëve, ti dhe Dhurata, keni hangër bukë). Lutemi çdo ditë për shpirtin e Shaqirit). Ata, që njofin aq mirw shpirtin dhe zemrën tande, janë plotësisht të bindur se: ti tashma, ke gjetur Parajsën e Vërtetë, dhe je aty, n’mes njerëzve më të mirë, e humanë, që, për së gjalli, i kanë dhanë mjaft   mirësisë njerëzore.

Megjithëse e zgjata pak si shumë, prap se prap s’mund ta injoroj një bisedë të shkurtë humoristike në lidhje me Dhuratën, gjatë kohës që ju ishit në Australi. Besoj se t’kujtohet kur unë po gatuaja diçka, (si djalë guzhinjeri, që jam, më pëlqen t’gatuaj). Dhurata donte t’më merrte “sekretin”, dhe unë i thashë,   mos m’kopjo, nëse don ta provosh vehten, hyj në konkurs me m’u. Ajo u kthye nga ty, e me një zë të ulët e delikat, të pyeti: “O Shaqir, a mund të hy unë në konkurim me Zekriun?   Ti ju përgjigje: “Po Dhuratë! Ti mund të hysh, por gja s’fiton.”

I dashur Shaqir! Po e mbyll këtë bisedë, duke t’kujtue se ç’farë m’ke thanë, nën maskën e oxigjenit: “Të kam vlla o Zekri”, një shprehje që m’jep një nder, e krenari t’veçantë, një shprehje që m’rri në mendje,   e do të m’shoqroj gjithmonë, deri kur, ne t’bashkohemi përsëri.

Në shenjë respekti për t’gjithë lexuesit e këtij shkrimi, po ju tregoj se gjatë kësaj bisede imagjinare, (që unë pata me Shaqir Shehun), arrita të kuptoj, dëshirën e tij të fundit, që unë, në emërin e tij, po e formuloj, me këto fjalë: “O njerëz të mirë, që unë ju kam dashur gjithmonë, nëse doni t’më kujtoni mue, gjithmonë dujeni njëri  tjetrin, respektojeni njëri  tjetrin, ndihmojeni njëri  tjetrin, dhe kurrë mos u dëshpëroni. Jeta vazhdon deri atëhere sa t’mos vazhdojë ma”.