Abdi Mati, është një ndër gurët themelor të organizmit ngritjes vënies në funksionim dhe modernizimit të Flotës Luftarako- detare. Përpjekjet e tij për organizimin dhe funksionimin e mbrojtjes së ujrave të Republikes së Shqipërisë vërtet datojnë me 15 gushtin 1945.
Nga Ylli Meçe
NJË OFICER MARINE…. NË ÇETËN PARTIZANE TË PEZËS.
(Etyd për ish Komandantët e Flotës Luftarako- Detare- kondradmiral Abdi Mati 1918 – 1992).
Situata që përjeton një komb në etapa të caktuara historike të zhvillimit të tij, vendosin në provë jo vetëm shtresat përbërëse të shoqërisë, por dhe individë të veçantë., të cilët në jetën dhe veprimtarinë e tyre ata nuk bien në sy nga njerëzit e tjerë të zakonshëm. Dhe raste të tilla historia e vendit tonë ka me dhjetra, por në rastin konkret, ajo që hershëm kur unë isha student i Akademisë së Marinëse që më ka tunduar, ka qenë enigma se si ishte e mundur që një Komandant flote, i cili i shërbente mbrojtjes së fitoreve dhe arritjeve të socializmit, të kish studjuar në institucionet më të larta ushtarake të atij vendi, i cili në vitin 1939, na pat pushtuar?! Lexuesi mund të bëhet mbase më kureshtar, ngaqë dhe unë dikur për personazhin për të cilin bëhet fjalë, pra këtë enigmë e kuptova shumë më vonë. Fjala është për të riun e asaj kohe Abdi Matin, i cili si shumë të rinj shqiptarë të asaj kohet para pushtimit fashist ish rregjistruar dhe vazhdonin shkollën në degë të ndryshme para dhe pas universitare në Italinë fqinje.

Kështu që vitet 50-të….60- të, të shekullit të kaluar janë vitet dhe hapat e para drejt modernizimit të Flotës Luftarako- Detare dhe krijimit të një plejade të admirueshme kuadrosh, të aftë të zotë, trima e sypatrembur; vite këto që ai ishte jo vetëm në krye të FLD-së, por me vendim të posaçëm të Byrosë Politike mbulonte dhe Brigatën e nëndetseve.
Aso kohe Abdiu ish rregjistruar në shkollën ushtarake në Romë dhe me mbarimin e saj vazhdoi studimet e larta në Akademinë ushtarako-detare të Livornos në Itali. Me mbarimin e studimeve ai, sikurse dhe si shumë shokë të tij, duke filluar qysh nga Asim Zeneli.. Dino Kalenja etj me mbarimin e studimeve e refuzuan betimin ushtarak italian, i cili shprehte dhe mbronte interesat e fashizmit, me preteksin se do të betoheshin përpara atdheut të tyre dhe me këtë rast, organizuan gjithë të rinjtë shqiptarë që të mos betoheshin para flamurit italian por atij shqiptar. Të riut Abdi Mati i pat lenë mbresa të mëdha qëndrimi heroik i Mujo Ulqinakut, kapteri i Marinës shqiptare, kur ditën e invedimit të 7 Prillit 1939, me mitrolozin e vet i hodhi pushtuesit fashistë në det…deri sa dha dhe jetën për atdheun e u bë fli për të mos vdekur kurrë. Edhe pse i emruar në kryqëzorin e lehtë “Cordova” oficeri i marinës, djaloshi shqiptar i cili ndiqte situatën dhe dramën e vendit të vet, mendonte se si mund të gjente dhe të realizonte mundësinë e arratisjes nga anija ku ishte emruar si “shturman”( oficer për drejtimin në rrugëtimet detare të anijeve të ndryshme). Dhe mundësia i erdhi. Luftanija ku ai shërbente aso kohe, ish e ankoruar në ishujt Brioni (Kroaci) e cila aso kohe ,ngaqë ish i pushtuar ish kthyer në një bazë detare italo- gjermane.. Duke falsifikuar një fletëleje nëpërmjet një “odiseje” të gjatë, ai u nis drejt Shqipërie . Natyrisht që intenerari i përshkuar paraqiste dhe rreziqe, të cilat ai ju shmang me zgjuarsi, sikurse dhe falë gjuhës shqipe dhe asaj italiane që mundi të manovronte deri sa mbriti në Shqipërinë e pushtuar “nga ata që kishin deklaruar”se Shqipërinë e kishin në zemër”, por dhe nga ata që e kishin shitur . E patën shitur ata që të gjunjëzuar para mbretit italian jo shumë larg, por një javë mbas pushtimi kishin shkuar për t’i dorëzuar me ceremoni kurorën e Skenderbeut mbretit fashist.

Abdi Mati, i cili ka lenë gjurmë të pashlyeshme, në ujrat e Adriatikut dhe të Jonit e sidomos në organizimin dhe funksionimin e të gjitha Bazave tona ushtarako- detare, prej Shëngjini në Durrës… Vlorë…..Pashaliman (Palermo) e deri në Sarandë. Arsimimi i kuadrove me shkollë të lartë jashtë Atdheut, ngritja e Akademisë së Marinës në Vlorë, Organizimi i Flotës – Luftarako- Detare, fuqizimi me mjete dhe teknikë moderne bashkëkohore, kryerja me sukses të plotë e “Çminimit të Kanalit të Korfuzit” (Në fakt ngushtica e Korfuzit), përballja heroike e gjithe efektivave tona detarë e oficerë me bllokadën dhe egërsinë ruse .
Ndienja e atdhedashurisë dhe urrejtja që kish akumuluar ndaj fashizmit , dezertimet masive të batalioneve”Tomorri” e “Taraboshi” që italia fashiste, sëbashku me divizionet e veta i pat hedhur kunder Greqisë, sikurse dhe gjendja e rëndë e çizmes pushtuese, e cila gjurmët i pat lenë kudo me djegie e shkatërrime e tronditën zemrën e marinarit shqiptar Abdi Mati për të marrë vendimin e drejtë e të nderit për t’u bashkuar me forcat e lëvizjes partizane duke u nisur drejtim Peze në çetën e Babë Lymit. Fillimisht si partizan i thjeshte deri në kapitullimin e Italisë. Gjatë periudhës së pushtimit italian marinari partizan, jo vetëm se fitoi eksperiencë luftarake në çetën e famshme, por ajo e përgatiti dhe si drejtues çete e batalioni në Brigaten e III apo dhe të XXlV partizane të Ushtrisë Nacional –Çlirimtare. Pikërisht për këto cilësi të tij në vitin 1943 ai pranohet dhe në radhët e PKSH-së Dy muaj mbas çlirimit të vendit (janar 1945 ) me urdhër të Komandantit të Përgj. të Ushtrisë Nac- Çl, Gjeneral- kolonel E. Hoxha, Abdi Mati caktohet pranë Ministrisë së Mbrojtjes si Shef i seksionit të Marinës dhe caktohet njëkohësisht për organizimin dhe ngritjen e këtij seksioni me gradën”Kapiten i parë i Marinës” (Kolonel), detyrë kjo, të cilën e realizoi më së miri dhe në shkurt të po atij viti, i raportohet udhëheqjes për realizimin e saj, por dhe për ngritjen e seksionit të marinës. Abdi Mati, është një ndër gurët themelor të organizmit ngritjes vënies në funksionim dhe modernizimit të Flotës Luftarako- detare. Përpjekjet e tij për organizimin dhe funksionimin e mbrojtjes së ujrave të Republikes së Shqipërisë vërtet datojnë me 15 gushtin 1945, por ajo punë titanike, për nxjerrjen nga deti i disa ish anijeve luftarake, riparimi i porteve bankinave, riorganizimi i rrjetit hidrografik, përgatitja e kuadrove të ardhshme, kalimi nga teknika e vjetër e reparacioneve të luftës e të trashëguara si dëmshpërblim, apo dhe rifunksionimi i anijeve të abandonuara të pushtuesve mbas largimit të tyre, për të kaluar dhe përshtatur me teknikën e re dhe moderne ishte dhe ngelej për A.Matin dhe shokët e tij, një nga detyrat thelbësore, e cila kish rëndësi jashtëzakonisht të madhe për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë sidomos të hapsirës detare. Kështu që vitet 50-të….60- të, të shekullit të kaluar janë vitet dhe hapat e para drejt modernizimit të Flotës Luftarako- Detare dhe krijimit të një plejade të admirueshme kuadrosh, të aftë të zotë, trima e sypatrembur; vite këto që ai ishte jo vetëm në krye të FLD-së, por me vendim të posaçëm të Byrosë Politike mbulonte dhe Brigatën e nëndetseve. Vitet 60-të, si dhe ato që vijnë mbas tij, si vite të stuhishme, përgatitën gjenerata të mrekullueshme oficerësh si . Xh. Shani..M.Plani..S. Jonuzi…S. Çika..S. Kote…A. Hasa J. Mandrea D. Ohri , Sh. Kapexhiu, Q. Hysi të pasuar nga një brez tjetër po aq të lartësuar si A. Pojani, N. Jaku, P. Myftiu, B. Gerbi, T. Meçe ,R. Bali B. Alia P.Andoni F.Myzeqari e dhjetra e dhjetra të tjerë po të këtij kalibri. Merita kryesore e asaj kohe natyrisht që i përket Komandës së Lartë, dhe vet E. Hoxhës, por ajo do të konsiderohej e zbetë nëse nuk do vlerësonim punën e kundëradmiralit Abdi Mati, i cili ka lenë gjurmë të pashlyeshme, në ujrat e Adriatikut dhe të Jonit e sidomos në organizimin dhe funksionimin e të gjitha Bazave tona ushtarako- detare, prej Shëngjini në Durrës… Vlorë…..Pashaliman (Palermo) e deri në Sarandë. Arsimimi i kuadrove me shkollë të lartë jashtë Atdheut, ngritja e Akademisë së Marinës në Vlorë, Organizimi i Flotës – Luftarako- Detare, fuqizimi me mjete dhe teknikë moderne bashkëkohore, kryerja me sukses të plotë e “Çminimit të Kanalit të Korfuzit” (Në fakt ngushtica e Korfuzit), përballja heroike e gjithe efektivave tona detarë e oficerë me bllokadën dhe egërsinë ruse duke dështuar në rrëmbimin e anijeve tona, lundrimet e gjata disa ditore me nëndetëse në Mesdhe, përballja direkte me shkelsat e kufinjve tanë detarë, et,etj janë e ngelen meritë shekullore e trashëgimisë dhe edukimit të shpirtit luftarak të shqiptarit, pjesë të së cilës kanë qenë dhe forcat tona ushtarako-detare, shpirt ky, i cili ishte i pranishëm në çdo qelizë të ish partizanit ” marinar” kontradmiral Abdi Mati, ish Komandantit të Flotës Luftarako- Detare, flotë kjo që i dha emër Atdheut dhe që Atdheu ish po ai që i besoi partizanit të Babë Lymit , i cili u nda nga jeta me nder e dinjitet, sikurse dhe e pati në vazhdimësi gjithë jetën e tij 74 vjeçare. Nder dhe lavdi Komandantit tonë të FLD, kontadmiral Abdi Mati!























