Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i Akordon Titullin “Honoris Causa” Vaira Vibeke-Freiberga, Presidente e Letonisë në vitet 1999-2007

148
Sigal

 

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akad. Prof. Dr. Anastas Angjeli i dorëzoi Znj. Vaira Vibeke-Freiberga, Presidente e Letonisë në vitet 1999-2007, bashkëkryetare e Qendrës Ndërkombëtare Nizami Ganjavi dhe Forumit Global të Bakusë, titullin Honoris Causa

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e 10-të Global të Bakusë, në një ceremoni të veçantë, Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akad. Prof. Dr. Anastas Angjeli i dorëzoi Znj. Vaira Vibeke-Freiberga, Presidente e Letonisë në vitet 1999-2007, bashkëkryetare e Qendrës Ndërkombëtare Nizami Ganjavi dhe Forumit Global të Bakusë, titullin ‘Honoris Causa’, sipas vendimit të Senatit Akademik të UMSH me motivacionin: “Për kontributet e jashtëzakonshme dhe meritat e veçanta në promovimin dhe mbështetjen globale të lidershipit demokratik, me qëllim parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit, sigurimin e paqes nëpërmjet ndërmjetësimit; promovimin e qeverisjes së mirë në formën e institucioneve demokratike, tregjeve të hapura, të të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor, si dhe për promovimin dhe mbështetjen globale të grave në udhëheqje”.

Ceremonia e dhënies së titullit u bë gjatë seancës mbyllëse të Forumit dhe në prezencë të përfaqësuesve më të lartë të Forumit dhe të Qendrës Ndërkombëtare Nizami Ganjavi dhe të ftuarve nga vende të ndryshme të botës, Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidentit të Kroacisë ne vitet 2010-2015 dhe antarit të nderit të Senatit Akademik të UMSh, Ivo Josipovic, dhe ish- presidentëve, kryetarëve të qeverive, ministrave, deputetëve, akademikëve, të vendeve të ndryshme, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe përsonaliteteve të shquara të fushave të ndryshme pjesëmarrës në forum dhe mediave vendase dhe të huaja.

Në këtë ceremoni morën pjesë Zv. Rektore e UMSh, Prof. Ass. Dr. Greta Angjeli si dhe Pro-rektori Prof. Ass. Dr. Arben Cici.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë merr pjesë në Forumin e 10-të Global të Bakusë-Azerbaxhan: “Bota sot: Sfida dhe Shpresë”

Gjatë këtij forumi që kishte në qendër të diskutimeve çështje të rëndësishme të zhvillimeve të sotme globale, u debatuan, u shprehën opinione dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi çështje të globalizmit, të tashmes dhe të ardhmes së tij, çështje të sigurisë dhe të problemeve energjetike.

 Me ftesë të Qendrës Ndërkombëtare Nizami Ganjavi, Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik, Prof Anastas Angjeli i shoqëruar nga zv.rektorja e UMSH Prof.Ass.Dr Greta Angjeli dhe prorektor Prof.Ass.Dr Arben Cici, morrën pjesë në Forumin e 10—të të Global të Bakusë, “Bota sot: Sfida dhe Shpresë”, që u zhvillua në Baku, në datat 9-11 mars 2022.

Gjatë këtij forumi që kishte në qendër të diskutimeve çështje të rëndësishme të zhvillimeve të sotme globale, u debatuan, u shprehën opinione dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi çështje të globalizmit, të tashmes dhe të ardhmes së tij, çështje të sigurisë dhe të problemeve energjetike e korridoreve të lidhura me zhvillimet e fundit gjeostrategjike në Evropë dhe në Botë; mbi NATO-n, të ardhmen e Evropës dhe integrimin e vendeve të Ballkanit; ndryshimet kritike të klimës, sigurinë ushqimore dhe nukleare, emigracionin, varfërinë në botë dhe të drejtat e njeriut, si dhe mundësitë e zhvillimeve shkencore dhe revolucionit teknologjik.

Forumi u hap nga Presidenti i Azerbaixhanit, Z. Ilham Aliyev dhe dy bashkëkryetarët e forumit, Znj. Vaira Vibeke-Freiberga, Presidente e Letonisë në vitet 1999-2007 dhe Z. Ismail Serageldin, Z/President i Bankës Botërore në vitet 1992-2000. Kryetarë shtetesh dhe qeverish, ministra, deputetë, akademikë, përfaqësues të shoqerisë civile dhe personalitete të shquara të fushave të ndryshme të shumë vendeve ishin të ftuar dhe folës në panelet e këtij forumi.

I ftuar i veçante dhe folës kryesor në seancën e mbylljes së këtij Forumi ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj.