Tomorri, mirëpret bijtë e tij në Skrapar!

23
Sigal

Ilir Hoxha
Anëtar i grupit të punës së SH.A.K.Tomorri

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot dashuri, që vetëm qytetarët e Skraparit dinë t’iu ofrojnë bijëve të tyre, “Rilindi” – Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri”. Ishte një detyrim për qytetin nga i cili lindën , u rritën dhe u shpërndanë anembanë vendit, por edhe kudo në botë qindra mijëra bashkëqytetarë që nga periudha otomane e deri më sot. Ishte e pafalshme dhe e paimagjinueshme që të flisje për ekzistencën e Shoqatës “Tomorri”,  dhe ajo mungonte pikërisht në zemrën e Tomorrit në Skrapar, Poliçan, Gramsh, Përmet dhe inekzistente në Berat.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” është një organizatë e pavarur, joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse. Ajo është trashëgimtare e shoqatës kulturore me të njëjtin emër, themeluar në Rumani , në nëntor të vitit 1906, e cila ka patur veprimtari në shoqëri e klube, në shtete të ndryshme të Europës, Mesdheut deri në Amerikë me përfaqësues Fan S.Nolin.  Ndërsa në Shqipëri ajo ka pasur degët e saj në Skrapar, Berat e Tiranë, dhe më 20 .06.1999  kur u rithemelua nga një grup nismëtarësh  Shoqata Kulturore “Tomorri” – Albania, bordi drejtues i së cilës përbëhej nga Nuri Çuni Kryetar, Idriz Metani Anëtar dhe Veli Hoxha Anëtar. Dhe nën gjurmët e këtyre personaliteteve të shquara, por edhe me bekimin dhe frymëzimin e tyre  Grupi i Punës për RIORGANIZIMIN e Procesit Zgjedhor të  Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, u takua në Çorovodë me grupin themelues duke i dhënë dritë, jetë dhe bardhësi shoqatës më të shtrenjtë dhe më hyjnore me emrin “Tomorri”. Dhe Mali Tomorrit, “ si një Luan i shtrirë”  një cilësim i poetit të madh Xhevahir Spahiu, u rizgjua  për t’u thënë të gjithë bijëve dhe bijave të tij, se ka kohë që i ka pritur. Ai ka qënë, është dhe do të mbetet një ikonë e besnikërisë dhe besimit njerëzor në Shqipëri dhe kudo në botë. Ceremonia nisi me fjalët e ngrohta të mirëseardhjes të dy anëtarëve të grupit të riorganizimit Hysen Caka, Rustem Zyka dhe koordinatorët kombëtar të caktuar për Skraparin Sandër Basho dhe Albert Spahiu.

Më pas u bë verifikimi i të pranishëmve, regjistrimi dhe pranimi i aderimit , dokumentacioni i së cilës do të jetë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Antarësisë. U bë për herë të parë pajisja me Karta Antarësie, si një kusht i padiskutueshëm për ekzistencën e Shoqatës dhe raportet e saj me anëtarësinë. Zgjedhjet e strukturave drejtuese ishin një tjetër pikë e rëndësishme, ku në përfundim të saj, Znj. Anila Basho u zgjodh në mënyrë unanime si Kryetare e SH.A.K.Tomorri për Degën Skrapar, Nën/Kryetar Albert Spahiu dhe Alban Dalipi, dhe Sekretar Meçan Zeqo. U caktuan delegatët për Kuvendin Kombëtar dhe Propozimet për Kryetar i SH.A.K.tomorri, Engjëll Musai dhe Nuri Çuni. Në fund të takimit, radhën e kishin përqafimet për këtë event të shumëpritur me premtimet për t’u ritakuar më shpesh dhe për të zhvilluar aktivitetet gjithëpërfshirëse për komunitetin e Skraparit, për të cilin kemi shumë mall.