Veprimtaria e familjes së Kurpalëve dhe historia e kësaj kulle kanë nisur me rezistencën ndaj pushtuesve turq. Në kushte të reja historike, Kurpalët u bënë miq e siguruan bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë edhe të udhëheqjes së “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”
Kisha dëgjuar prej më shumë se 60 vitesh për historinë e Kurpalëve dhe të kullës së tyre legjendare. Prandaj mbas kaq vitesh vendosa që të shkoj, të vizitoj dhe të prek me dorë çdo gurë e faqe muri të kësaj „ Kulle historike “. Për këtë qëllim unë udhëtova nga Tirana drejt Kukësit dhe Hasit. Më shoqëronin Z. Avni Dervishi Kurpali, Ali Peca e Hysen Kurpali, djem e nipër të Kurpalve si edhe N/Dr. i Muzeumit Kombëtar Z. Andrea Llukani. Sapo dolëm në qafën e Barakut na u shfaq gjithë zona e Hasit me fshatrat, fushën e sistemuar e me drurë frutor, rezervuari me ujë të bollshëm, si edhe kryeqendra e rrethit të Hasit, Kruma. Mbasi pimë kafen e mëngjesit dhe bëmë një fotografi para përmendores së Pjetër Bogdanit të madh, vazhduam udhën tonë drejt fshatit Letaj e Kullës historike të Kurpalëve. Ajo ndodhej në zonën e ish-brezit të butë në kufirin shtetërorë Shqipëri-Kosovë. Rruga ishte shumë e mirë dhe e asfaltuar nga Kruma deri në Letaj, por edhe segmenti i ri, 1.8 km., deri në krye të lagjes ishte shtruar e asfaltuar. Para nesh na u shfaq magjishëm Lagjja e Kurpalëve, në krye të së cilës qëndronte si një flamur madhështor, kulla legjendare e Heronjve të pavdekshëm Kurpalas. Ajo ishte zbukuruar me flamuj kombëtar të mëdhenj dhe të vegjël për festën kombëtare të 28 Nëntorit. Në ballë të kullës në një tabelë të madhe ku shkruhej: “Mirë se erdhët në Kullën e Kurpalëve“. Para kullës na priti krahëhapur i zoti i shtëpisë, Bacë Isa Arif Kurpali. Ai na shoqëroi e na ftoi që të futeshim brënda dhe na ka shërbyer gjatë gjithë kohës. Me këtë rast rolin e ciceronit na e bëri shkëlqyeshëm Avni Kurpali, një inxhinier i talentuar nga kjo familje. Ai na tha:“…. se i kishte hyrë detit me këmbë për të ringritur Kullën e Kurpalëve,,, “, dhe se kishte vite që po punonte në disa projekte ambicioze për ta kthyer kullën e të parëve të tij në identitet të plotë mbasi ajo po degradonte për shkak të moshës së madhe. Nga dokumentat muzeale ne mësuam se Letaj është vendbanimi më i hershëm në rrethin e Hasit e në gjithë malësinë e qarkut të Kukësit. Emërtimi Letaj i përket vitit 1415. Ne lagjen kurpali në fillim është ndërtuar një shtëpi-kullë banimi e strehimi për familjaret dhe miqtë e shumtë të saj. Kulla është ndërtuar me lëndë druri dhe gurë. Sot ajo qëndron hijerëndë dhe daton të jetë ngritur nga bijt e Kurt Palit në vitin 1876, në shekullin e 19-të rreth 150 vjet më parë. Ideatori dhe projektuesi i kullës së Kurpalëve ka qenë Sulejman Vokshi. Kulla është tre katshe dhe në katet e sipërme ka 18 frëngji nga të cilat 7 të mëdha, 9 të vogla, 1 në kënd dhe 1 vertikale. Ato janë të hapura në pjesët veri-lindore dhe jugore të kullës. Frëngjit e saj mundësojnë vëzhgimin dhe lëvizjen e gjithë njerëzve përqark kullës por që mundësonin edhe goditjet me pushkë dhe bomba dore mbi gjithë forcat kundërshtare. Prandaj vlerësojmë se, kjo është pjesa më e rëndësishme dhe më vitale e kësaj Kulle Kala. Kulla e Kurpalëve është ndërtuar në një pozicion dominues në Qafën e Prushit, në njërën nga pikat më strategjike për mbrojtjen e saj dhe të gjithë krahinës së Hasit, Malziut e më gjërë. Ajo ka shërbyer edhe si postë komandë dhe si fortesë luftarake e mbrojtëse për Kurpalët e më gjërë.
Në dokumentat arkivor rezulton se veprimtaria e familjes së Kurpalëve dhe historia e kësaj kulle kanë nisur me rezistencën ndaj pushtuesve turq. Në kushte të reja historike, Kurpalët u bënë miq e siguruan bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë edhe të udhëheqjes së „Lidhjes Shqiptare të Prizrenit“. Konkretisht miqt më të mrë të tyre kanë qenë personalitetet më të larta të Lidhjes si psh: Hasan Prishtina, Sulejman Vokshi, Azem Galica, Shote Galica, Bajram Curri, Isa Boletini, Asim Vokshi, Haxhi Zeka, Bajram Daklani. Ata mbështetën gjatë kohës Kurpalët e hasjanët që të vazhdonin rezistencën përballë genocidit më të egër e më gjakatar serbo-malazez në vitet 1910 der në 1913.
Në këtë frymë, Kurpalët dhe hasjanët vazhduan rezistencën patriotike e atdhetare edhe kundër okupatorëve nazi-fashist dhe njëkohësisht kanë mbështetur edhe luftën Nacional-Çlirimtare deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Kjo kullë nga viti 1876 deri në vitin 1999 është goditur e bombarduar 7 herë nga pushtuesit osman, serb dhe agresor të tjerë, dhe serish ka qendruar. Për këto arsye kulla është riparuar disa herë dhe restaurimi i pjesshëm i saj është bërë me kontributin e shtetit shqiptarë në vitit 1985.
Për vlerat historike, arkitektonike e monumentale Ministria e Kulturës, sektori i trashëgimisë, në bashkepunim me stuktura të pushtetit lokal e qëndror me urdhër nr. 37, datë 16.6.2023 Kulla e Kurpalëve në Letaj është shpallur monument kulture i klasit të parë dhe sot ajo mbrohet me ligj nga shteti shqiptar.
Në këtë truall kanë lindur, janë rritur dhe kanë mbrojtur heroikisht kullën e krahinën e tyre 4-5 breza të kësaj familje. Po përmendim vetëm emrat e 24 prej tyre si p.sh. Bajram S. Kurpali, Hazir S. Kurpali, Fazli S. Kurpali, Avdi S. Kurpali, Dervish S. Kurpali, Mal H.Kurpali, Arif I. Kurpali, Zymer F. Kurpali, Abaz H. Kurpali, Man A. Kurpali, Halil D. Kurpali, Alush D. Kurpali, Rexhep D. Kurpali, Xhejmal D. Kurpali, Selim D. Kurpali, Selman A. Kurpali, Ilmi D. Kurpali, Isa A. Kurpali, Haxhi D. Kurpali, Rasim M, Kurpali, Nepe T. Kurpali, Hate Kurpali, Shahe Kurpali (Peca), Sabrije Dervishi e të tjerë.
Hazir Syl Kurpali pjestar i kesaj familje ka qenë nje nga prijësit e vërtetë te Kurpaleve. Ai themeloi dhe drejtoi çetën e tij patriotike e të pathyeshme, që në vitin 1903. Me atë çetë ai ka luftuar dhe ka fituar të gjitha betejat historike në Deçan, Qafën e Prushit, në Gjakovë, në Plavë e Guci, në Kaçanik dhe në Shkup.
Pas vdekjes së Hazirit rrugën e tij e vazhdoi vllau i tij ma i vogël, Bajram Syl Kurpali, një kryetrim dhe luftëtarë i papërkulur. Ai siguroi lidhje shume të ngushta me udhëheqës dhe ideolog të Lidhjes së Prizerenit..
Bajram Syl Kurpali, vllau më i vogël i kësaj familje është konsideruar si “një muze i vërtetë”, trupi i të cilit është “skalitur” me 18 plumba në luftimet e njëpasnjëshme me forcat kundërshtare të kohës. Bajram Kurpali ka pasë fatin të kishte për grua, mbesen e kryetarit dhe udhëheqësit të „ Lidhjes së Prizrenit„ Sulejman Vokshi.
Kanë qenë të shumtë autorët: poet, shkrimtar, artist e historian, që kanë shkruar për Kullën, e Kurpalët si: libra, monografi, histori si dhe kanë referuar punimet e tyre në konferenca, studjues të nderuar. Po përmendim Prof. Dr. Shefqet Hoxha, Prof. Dr. Muhamet Bela, Prof. Nazif Dokle, Dr. Besim Muhadri, Prof. Sami Ferizi, Ferhat Caka, F.Mehmetaj, Man Poga, Hasan Peka, Agim Spahia, Sejdi Peka, Besim Cengu, Ali Hasani, Rexhep Shahu, Ruzhdi Jata, Muhamet Kërpaci etj. Studjuesi ynë Besim Cengu do të shkruante: “Kjo kullë nuk ngjante vetëm me një shtëpi banimi, por më shume ajo ngjan me një institucion që lindë dhe kalitë luftëtarë të mëdhej të lirisë, me të cilët përhap patriotizëm dhe atëdhe-dashuri”.
Për kontributin e dhënë nga Kurpalët në luftë për mbrojtjen e çështjes kombëtare janë ruajtur dhe percjellë këngë që këndohen në oda e festivale kombëtare në Shqipëri dhe në Kosovë.
Me këtë rast ju kujtojmë se në vitin 1970 me vendim të Kom. Ekz. të rrethit, është vendosur ngritja e muzeut të parë historik të rrethit në ish-qytetin e vjetër të Kukësit, në godinën e radio-Kuksit. Prandaj, me emërimin në detyrë të Prof. Sami Ferizit si drejtor muzeu dhe me kontributin e mësuesve specialistë piktor dhe dizenjator zotrinjtë Hasan Peka, Marka Paci, Ali Hasani dhe Maliq Jaku, në fund të vitit 1970 u përfundua dhe u inaugurua muzeu i parë historik i këtij rrethi. Që atëhere, në atë muze është pasqyruar për herë të parë historia e Kullës dhe kontributi i burrave e djemve të Kurpalëve e të Hasit si edhe qëndresa e tyre heroike, atdhetare antiosmane, antiserbe e më vonë edhe qëndresa e tyre kundër nazi-fashistëve.
Por takimi im më i frytshëm ka qenë ai me zotin Avni Kurpalin me profesion inxhinier, djalë i Alush Kurpalit. Unë u njoha me punët e mëdha të disa projekteve të hartuara dhe të realizuara me sukses prej tij, si edhe me punët që e prisnin. Me këtë rast kuptova se, Avni Kurpali ishte njëri nga përfaqësuesit më dinjitoz, më i përgatitur, më kompetent në fisin e Kurpalëve me të cilin unë duhet të punoja dhe kontriboja në të gjitha fazat e projekteve të tij.Në kullë e vjetër të Kurpalëve nuk kishte mbetur asgjë.Inxhinier Avniu më vuri në dispozicion gjithë dokumentacionin arkivor, historik dhe inxhinierik të kullës si edhe pasionin e tij profesional për të kthyer në identitet të plotë kullën e gjysh-stërgjyshve. Qëllimi i tij është të kurorëzoi amanetet e babë Alushit. Sepse i ati Alushi Kurpali, kishte punuar me përkushtim 3 dekada duke mbledhur e ruajtur fakte, objekte e dokumenta muzeale për Kurpalët. Falë punës së Alushit sa ishte gjallë, që kulla ishte shpallur monument kulture që në vitin 1983. Gjithashtu me këmbënguljen e Alushit, shteti i atëhershëm kishte bërë një restaurim të pjesshëm të kullës në vitin 1985.
Ishin amanetet e babë Alushit dhe thirrja e gjakut të paraardhësve të tijë, që bënë histori e dhanë kontribut për fatet e kombit shqiptar si Kurt Pali me djemt: Sylën, Isufin, Muslin, Sejdin, Isenin, Ahmetin, Hajdarin. Ishte Nik Pali me djemtë e tij: Ismailin, Idrizin dhe Rrustemin. Ishte thirrja e gjakut dhe amaneti i të parëve si Fazli Kurpali e djali i tij Zymerit, e Hazir Kurpalit, Avdi Kurpalit dhe legjendës së gjallë me 18 plagë; Bajram Kurpalit. Ishte thirrja e Sejdi Kurpalit dhe të pas ardhësit të tij Dervishit me 7 bijt e tij: Halilit, Rexhepit, Selimit (dëshmor), Alushit (plagosur), Xhemajlit, Ilmiut e Haxhisë. Ishte thirrja e Isen Kurpalit e 3 djemve (Arifit, Imerit, Ganiut (vra e masakruar nga serbët).
Ishte thirrja e Ahmet Kurpalit e djalit tij Selmanit. Ishte thirrja e Hajdar Kurpalit me djemt: Abazit dhe Malës. Thirrjes e amanetit të Alush Kurpalit (babës tij), Avni Kurpali i u përgjigj me punë e angazhim seroz. Pasi u dakortësua me bacë Isë Kurpalin, pronar i vërtet kulle, Avniu përgatiti gjithe dokumentacionini teknik dhe historik për të rivenosur shpalljen e kullës Monument Kulture.
Prandaj meqenëse kulla ishte amortizuar dhe po binte, Avni Kurpali hartoi dhe miratoi projektet e restaurimit e muzealizimit të objektit me studio-ligjore që kapnin vlerën e disa dhjetra milion lekëve. Më tej ing. Avniu bëri aplikim pranë MK për bonusin e rijetëzimit. Kështu mbas një pune 3-vjeçare të madhe specialistësh e restauratorësh projekti u miratu me vendim të komisionit të trashëgimisë kulturore. Më 5 maj 2023 u arrit që Kulla e Kurpalëve të shpallet monument kulture i klasit të parë.
Falë bashkëfinancimi të Ministrisë së Kulturës dhe familjes së ingjinier Avni Kurpalit që punuan dhe kontribuan edhe në kushte të vështira deri sa u bë realitet restaurimi fizik i kullës që përfundoi me sukses në muajn maj të vitit 2024. Kështu u përmbush me nderë pjesa më e madhe e projektit të tij dhe e amanetit të bacë Alush Kurpalit. Avniut ju desh të punonte ditë e natë për të zbatuar e vënë në jetë projektet e tij ambicjoze për rikonstruksionin e rrugës dhe të linjës elektrike që lidhte objektin me rrjetin. Sot është bërë i mundur rehabililitimi i 1.8 km dhe veprave të artit si edhe ndërtimi i linjës së re 2 km.gjatsi.
Vlerësojmë se inxhinier Avni Kurpali me datën 28 Nëntor 2024, ditën e Flamurit, mbas një pune 3-vjeçare arriti që të kurorëzoi punën e tij, duke ringritur shtëpi-kullën e Kurpalëve dhe ta shpallë atë SHTËPI-MUZE. Me këtë rast ai organizoi festime në kuadër të 146 vjetori të Kullës së kurpalëve. U bë festë e madhe, morën pjesë rreth 400 vetë të ftuar nga Shqipëria e Kosova.
Mbas gjithë kësaj pune të kryer, inxhinier Avni Kurpali nuk harroi të falenderonte përzemër -sisht FSHZH, OSHE, MEK, Bashkinë e Hasit me kryetarët: Liman Morina, Myftar Dauti, punonjësit që punuan direkt në realizimin e këtij projekti. Afërdita Onuzin, Dylber Geca dhe RTSH Kukësin me Jonuz Hallaqin, drejtor.
Si përfundim kulla e Kurpalët si edhe hasjanët për nga vlerat historike, atdhetare dhe patriotike janë krenari kombëtare që nderojnë jo vetëm Hasin e Qarkun e Kuksi por edhe gjithë kombin shqiptar. Prandaj e theksojmë se Kurpalët kanë dhënë kontribut në qështjen kombëtare shqiptare.
Për gjithë sa shkruam më sipër mendojmë se në këto momente zhvillimi të Shqipërisë sonë të dashur për kullën legjendare të Kurpalëve në Letaj duhen bërë disa vlerësime e ndryshime si:
1) Kulla e Kurpalëve duhet të kthehet në një muze të madh të kujtesës historike, etnografike e folklorike për gjithë krahinën e rrethit të Hasit.
2) Në Letaj duhet ngritur një lapidarë kujtese.
3) Kulla e Kurpalëve duhet të bëhet një qendër pelegrinazhi për qytetar shqiptarë e të huaj.
4) Segmentit të ri nga rruga nacionale deri te kulla ësht vendosur tabela “Rruga Kurpalëve.”
5) Për historinë e Kullës dhe të Kurpalëve duhet bëhet një film dokumentar nga viti 1876 e deri sot në gjuhën shqipe e angeze dhe duhet një monitor i madh, për të shfaqur filmin në kulle.
6) Fshati Letaj patjetër duhet të përfshihet në projektin e fshatrave turistik ku të bëhet riparimi i shtëpive ekzistuese, vendosja e një punonjësi, specialist-mirëmbajtës. nje ciceroni në kullë si edhe disa bujtinave dhe një kafe në fshatin Letaj.
Në mbyllje të këtij shkrimi mendojmë që këto punë mund dhe duhet të realizohen edhe me kontributin e donatorëve hasjanë dhe kuksianë të cilët nuk i mungojnë rretheve të qarkut Kukës pa harruar edhe biznesmenë më të zotet e krahinës.
Të nderuar miq: Kulla e Kurpalëve e rindërtuar bashkë me muzeun, tashmë ka hapur dyer e saj për tu vizita. Ju ftojmë të vizitoni e shijoni një qëndrër të re muzeale, historike e turistike në Letaj (Has), vetëm 220 km ose 2.5 ore nga qendra e Tiranës.