Shoqëria Military System Supply Company (MSSC) një histori suksesi

116
Sigal

Shoqëria Military System Supply Company (MSSC) përfshin një histori suksesi të padiskutueshëm, por edhe sfidash të mëdha. E themeluar në vitin 2009, me administrator Z. Emiljano Dusha, është kompania lider në Shqipëri, që operon në fushën e tregtimit dhe furnizimit me uniforma, pajisje speciale ushtarake dhe disa lloj armatimesh. Ajo gjithashtu ofron shërbime në fushën e qitjes në poligonin e saj modern, me kushte bashkëkohore dhe të drejtuara nga instruktorë ekspertë të armëve.

Pozicionuar në qendër të Tiranës pranë stadiumit Air Albania, stafi i kualifikuar në dyqanin e shitjes, poligonin e qitjes dhe ambjentet shlodhëse të shërbimit, kanë bërë që kompania MSSC të jetë një nga vendet më tërheqëse për qytetarët e Tiranës dhe të huaj.

Stafi profesonist me një eksperiencë tashmë trembëdhjetë vjeçare, i trajnuar brenda dhe jashtë vendit, sjell shërbimin më të mirë për klientët e MSSC-së. Në punën e kompanisë qëllimi kryesor është ndërtimi i marrëdhënieve korrekte dhe profesionale, që respektojnë klientët, duke ndërtuar me ta një komunikim serioz dhe të disiplinuar. Nëpërmjet bashkëbisedimit, ndërveprimit dhe argëtimit, stafi përsos çdo ditë aftësitë e komunikimit me klientët, plotëson nevojat e tyre dhe përforcon e përcjell sa më shpejt të jetë e mundur informacionet bashkëkohore.

Administratori i kompanisë Emiljano Dusha, i kushton rëndësi të veçantë gjithë veprimtarisë së kompanisë si në tregëtimin e paisjeve ushtarake ashtu dhe në poligonin e qitjes, që kërkon rregull dhe disiplinë të veçantë. Ejani në ambjentet e kompanisë MSSC! Edhe kur nuk keni për të blerë diçka mund të merrni njohuri mbi pajisjet ushtarake, armatimin e lehtë, njohuri për qitjen me armë të shkurtra dhe të gjata të modeleve të fundit dhe të pini një kafe në BAR-in komod të kompanisë!