Shkrirja e piramidës “Kurum”/ Historia e babëzisë së ‘Kurum’, sekuestrot e pasurive të blera me borxhe dhe kontrabandë, shteti ti marrë 4 HEC-et

Alma JONUZI

Fajdexhiu “Kurum” megjithëse kishte deklaruar falimentin që në tetor 2015, ka marrë 111 milionë euro kredi  financiare dhe 23 milionë euro “Overdraft”, duke mashtruar disa banka në Shqipëri, ato vërsulen për t’i marrë pasuritë

NOA

Nis “shkrirja” e piramidës “Kurum”, sekuestro pasurive të blera me borxhe, korrupsion e kontrabandë, shteti t’i marrë 4 HEC-et

Kompania “Kurum” e krijoji “pashallëkun” e saj në Shqipëri me shkrirjen e skrapit dhe prodhimin i hekurit, duke u futur në biznesin shqiptar nga “kanalet e pista” të korrupsionit nëpërmjet pazareve me krim ekonomik-financiar e shtetëror, të bërë me qeverisësit e politikanët e lartë shqiptarë të kohës kur erdhi e në vazhdim, deri pak ditë më parë kur “Sudja” me emrin “Kurum” përfundoi edhe vetë si “skrap”! Fuqia e “pashallëkut” të “Kurum”, zgjati deri pak ditë më parë kur shpalli rënien prej falimentimit financiar të këtij biznes-pisnesi piramidal i cili nisi dhe u ngrit me afera e u shkërmoq prej mashtrimit,
falsitetit, trafiqeve, evazionit fiskal, kontrabandës, prodhimit me cilësi të dobët dhe prej borxheve ku u zhyt “kokë e këmbë”! Kompania “Kurum” e cila u fut
në Shqipëri si “pushtuese” asetesh të blera me afera korruptive, duke paguar “1 metër” dhe duke zaptuar me afera disa qendra prodhuese gjigante të ekonomisë strategjike shqiptare deri në Energji dhe shërbimet portale monopol në Portin eDurrësit, tashmë është shkërmoqur duke iu dorëzuar falimentimit financiar. Nëpërmjet një kërkese bërë drejtësisë shqiptare
dhe institucioneve zyrtare të licencimit, “kështjella” me mure korrupsioni,
kontrabande e borxhesh ka kërkuar shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës, regjistruar si “Kërkesë për falimentim” në datën 26 shkurt 2016. “Sulltani” i firmës “Kurum” në Shqipëri, ka deklaruar se falimenti kishte si shkak borxhin 170 milionë euro ndaj kontraktorëve. Në fakt, falimenti i “Kurum” ka si shkak borxhe që shkojnë deri në 800 milionë euro ndaj
firmave kontraktuese, bashkëpunuese, borxhlinjve ilegalë me fajde dhe detyrime fiskale si taksa lokale e qendrore, gjoba mjedisore e tatimore, pagesa të pashlyera uji e sidomos energjie elektrike, që vetëm konsum real pa kamatëvonesat kapin vlerën 1.6 milionë euro, nga të cilat 751 milionë po i kërkohen me proces gjyqësor nga shteti shqiptar! Çfarë po ndodh me borxhet “gropë e zezë” që ka firma “Kurum”? Burime të gazetës Telegraf”, bëjnë me dije se krahas procedurave gjyqësore të falimentimit, në “portën” e firmës “Kurum”, në gjykatë dhe në sportelet e bankave e të QKR janë vërsulur disa kompani përmbarimore shqiptare me “dosjeborxhesh” në duar, për të bërë sekuestrot e pasurive, lëndëve të para, produkteve, aktiviteteve të biznesit, trojeve dhe llogarive financiare në favor të klientëve të tyre brenda e jashtë Shqipërisë, të cilët “magjistari” turk “Kurum” i ka zhvatur dhe i ka mashtruar me mos shlyerje detyrimesh kontraktore, me kredi të zeza, apo
borxhe ilegale të marra me deklarata fajdexhinj tip “defterë bakalli”!

Fajdexhiu “Kurum” edhe pse i falimentuar, ka marrë 134 milionë euro kredi në banka

Po e nisim me një fakt: Dy vite më parë, drejtuesi doganor i anti-kontrabandës Denion Mejdani, në ushtrim të detyrës dhe në zbatim të ligjit, bllokoi sasi të mëdha hekuri e çeliqesh pa fatura dhe me fatura fallco në magazina. Pas këtij bllokimi, në vend që të ndëshkohej dhe penalizohej “Kurum”, u shkarkua nga detyra dhe u hoq nga shërbimi doganor zyrtari që zbuloi këtë veprim kontrabandë. Kujtojmë gjithashtu, që qeverisja “Rilindja”, pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, nuk i riktheu 4 HEC-et që “Kurum” i bleu me afera korruptive, me çmim “5 lekë” dhe që i shlyeu jo me lekë në dorë, por me “shkëmbim borxhesh”, të sajuara sikur gjoja shtetit
shqiptar i kishte firmës “Kurum” me pagesën TVSH, sajuar prej shefash të lartë të ish-pushtetit që kanë “hise” brenda pasurive e llogarive të “Kurum”. Edhe pse procesi i falimentit nuk ka marrë formë të prerë, kanë nisur më në fund sekuestrimet ndaj kompanisë piramidale “Kurum” e cila shpalli falimentin në 6 shkurt 2016, duke e thelluar absurditetin e saj, pasi ka vijuar të marrë kredi në bankat tona edhe në muajt e fundit të aktivitetit. Burime
zyrtare, deklaruan se “Kurum” ka firmosur një kontratë kredimarrje me NBGBank e cila është lidhur në tetor të vitit 2015 edhe pse kjo kompani e import-shkrirjes së skrapit, prodhimit të hekur-çelikut, gëlqeres dhe energjisë elektrike kishte shpallur falimentin për gjoja “efekt të ristrukturimit”. Por më në fund, kanë nisur dhe kërkesat për sekuestrim nga kreditorët, ku e para është NBG-Bank. Prej dy ditësh është shoqëria përmbaruese “TDR-Group” e cila ka depozituar në QKR kërkesën për vendosjen e “masës së sekuestros conservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga kompania “Kurum-International” për llogari të NBG-Bank”. Fjala është për një kontratë kredie bankare të datës 8.10.2015, e firmosur në NBGBank. Shoqëria përmbaruese “TDRGroup”, tha se “ndaj debitorit KURUM dhe dorëzanësve Hasmet Debii Kurum dhe Kurum Holding-SA, duhen kryer në mënyrë të menjëhershme, të gjitha veprimet proceduriale të cilat bëjnë të mundur ekzekutimin e detyrimit, ne kemi urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative për KURUM-International, Hasmet Debii Kurum dhe shoqërisë “mëmë” në Turqi “Kurum Holding SA”. Kurum, kompania e pestë më e madhe në vend, sipas xhiros dhe eksportuesi i dytë më i madh, në mënyrë të papritur ka shpallur falimentin në gjykatë për efekt ristrukturimi në 6 shkurt 2016. Në bilancin e vitit 2014, “Kurum” ka raportuar se “kreditë afatgjata janë rreth 15.3 miliardë lekë, apo rreth 111 milionë euro, por nuk specifikohet se ndaj kujt është ky detyrim financiar”. Por pjesa më e madhe e kësaj huaje i përket institucioneve ndërkombëtar, pasi edhe banka më e madhe në Shqipëri nuk mund të japë më shumë se 30 milionë euro për një klient të vetëm, sipas rregullores së bankës. Pra një bankë nuk mund të japë më shumë se 20 per qind të kapitalit për një klient. Kompania “Kurum”, ka raportuar edhe për një hua afatshkurtër prej 3.2 miliardë lekësh apo rreth 23 milionë euro, që sipas shpjegimeve në bilanc janë “Overdraft” në banka të ndryshme, duke e çuar në total, në rreth 134 milionë euro totalin e huave afatshkurta dhe afatgjata. Kompania KURUM ka dhe llogari të pagueshme ndaj të tretëve në shumën e rreth 17.3 miliardë lekëve ose 125 milionë euro. Deri në fund të vitit 2014, KURUM renditej në
operatorin e pestë më të madh sipas xhiros në vend, me një qarkullim vjetor 28 miliardë lekë, me rritje me bazë vjetore 16 per qind, si rrjedhojë e përfshirjes në aktivitetin e energjisë perms blerjes së katër hidrocentraleve në fund të 2013-s, Bistrica 1,2, Ulëz dhe Shkopet me fuqi totale të instaluar 76.7 MË. Kompania KURUM ishte gjithashtu eksportuesi i dytë më i madh në vend në 2014, me me shitje jashtë vendit prej 13.5 miliardë lekësh, me një rënie
prej 16 per qind. Gjithashtu KURUM , rradhitej në 100 kompanitë më të mëdha sipas fitimit, ku ishte e 55-a, pas një rënie të ndjeshme të këtij treguesi në 309 milionë lekë nga 2.8 miliardë lekë vitin e mëparshëm.
“Dyllosja” për borxhe, i është bërë edhe në dy uzinat e përpunimit të çelikut
në ish-Kombinatin Metalurgjik që janë pronë e “Kurum”, gjë e cila ka lënë pa punë mbi 220 punëtorë prej afro 1 muaji. Veprimet zyrtare proceduriale ndaj “Kurum” do të vazhdojnë me ritme të shpejta dhe pa asnjë ditë ndërprerje, ndërkohë nuk dihet fati i uzinave dhe punonjësve të flakur në rrugë. Ndërsa shteti, si gjithmonë hesht edhe në rastin e “Kurum”!

“Kurum”, i kapur me kontrabandë hekuri turk në Kosovë, etiketuar me stampë “Hekur Elbasan”, shteti i mbylli dosjen

Është një skandal-krim ekonomik-financiar i organizuar nga kompania “Kurum”, zbuluar prej një kontrolli rutinë
në kufirin e territorit të shtetit të Kosovës, por që është mbajtur i fshehtë e
madje është zhdukur nga dosjet hetimore të shtetit e të drejtësisë shqiptare.
Sipas dokumentit zyrtar shkresor të Doganës së Republikës së Kosovës, që
tashmë e disponon gazeta “Telegraf”, rezulton se në datën 8 tetor 2012, në kufi- rin Kosovar, në pikën Doganore Vermikë është bllokuar sasi prej 320 tonë hekur prodhim turk, por që futej nga kufiri shqiptar për në Kosovë, si hekur i prodhuar në Shqipëri dhe i shitur prej kompanisë “Kurum-Elbasan”. Sipas procesverbalit të Akt-Kontrollit të doganës kosovare Vermikë, rezulton se sasia e hekurit ka kaluar pa asnjë pengesë kufirin dhe doganat shqiptare, gjoja “me letra të rregullta”, me stampën mbi hekur “Kurum-Elbasan”
dhe me letra shitje me logon, firmën e vulën “Kurum”, me blerës e transportues firmën “Euro-Abi SHPKVITI”, me Nr. Biznesi 70038769. Sipas Akt-kontrollit e vendimit të Doganës së Kosovës me Kod 05.2.1/730AI.H. dhe me Nr. 04.2.3.1/624, datë 08. 10. 2012, firma blerëse ka temtuar të çoj në territorin kosovar hekur, me letra false, pa treguar origjinën reale të mallit. Përballë doganës së Kosovës e për me tepër në ankimin për heqjen e gjobës dhe zhbllokimin e mallit, firma blerëse e transportuese e hekurit kontrabandë “Euro- Abi SHPK-VITI”, ka deklaruar se “hekurin e ka blerë pranë firmës “Kurum- Elbasan” në Shqipëri”. Edhe në letrat që shoqëronin hekurin prodhim turk, shkruhej sikur hekuri ishte prodhim “Kurum-Elbasan”, madje edhe faturat e shit-blerjes shoqëruese të hekurit kishin logon, vulën dhe firmën e kompanisë “Kurum-Elbasan”. Kjo lloj tregtie, sipas ligjit Kosovar e atij shqiptar të importeksportit të produkteve, është bërë me qëllim që të mos paguhet detyrimi i taksës doganore kosovare prej 10% e vlerës së mallit dhe “Kurum”, nëpërmjet faturave false të shitjes false të një malli, që nuk e ka prodhuar vetë të përfitoj rimbursime fiskale fiktive.

Denoncuar nga “Telegraf”, më 3 korrik 2015

KESH padi ndaj “Kurum” për borxhin 751 milionë lekë energji elektrike

Kompania turke e çelikut KURUM, e cila vepron në zonën e Metalurgjikut të Elbasanit ka një borxh të madh ndaj KESH, për sa i takon faturave të pa paguara prej saj të energjisë elektrike. Mësohet se ky detyrim është në vlerën 751 milionë lekë. Për këtë arsye KESH e ka paditur kompaninë turke, që vepron prej shumë vitesh në vendin tonë dhe ka kërkuar
sekuestron e saj.
Ja të dhënat e Akt-Padisë
Nr. i Çështjes: 3851
Data e regjistrimit: 22.05.2015
Paditësi: Korporata Elektro-Energjitike
Shqiptare, KESH
I paditur: (Kurum International Sh.a)
Lloji i Çështjes: Urdhër Ekzekutimi
Baza Ligjore: Neni 510-526
Objekti padisë: Lëshimin e urdhrit të Ekzekutimit për titujt ekzekutivë: Fatura
të enërgjisë elektrike, me këtë numër serie: E1451584/Shkurt 2005, në ngarkim të subjektit “KURUM”, borxh detyrim blerje produkti (energji elektrike) me vlerë 75 milonë, 122 mijë e 510 lekë.
Statusi i dosjes: Në gjykim
Gjyqtari: Manjola Bejleri

Shteti shqiptar ka zhdukur vendimin e bllokimit të aktivitetit dhe gjobën mjedisore 10 milionë lekë ndaj “Kurum”

“Kurum”, në datën 23 prill 2015, i ka kërkuar Inspektoratit të Ministrisë
së Mjedisit, që afati për plotësimin e 3 detyrimeve mjedisore të veprimtarisë së saj në shkrirjen e skrapit dhe prodhimin e hekurit, gëlqeres dhe përpunimit të produkteve të naftës në Cërrik, të mos jetë data 20 maj 2015, por data 25 qershor 2015, duke paraqitur një plan-menaxhimi të mbetjeve, sipas të cilit ato do të depozitohen nga “Kurum”, në zonën  e Spitallës, konkretisht në Porto Romano, sipas të cilës “Kurum” ka mashtruar se do të ndërtojë një impiant të mbledhjes dhe pastrimit të mbetjeve, madje për të “hedhur
lumin”, edhe pa ndërtuar impiantin, ka paraqitur në Ministrinë e Mjedisit edhe një kontratë, me një kompani të tretë e cila do të bëjë transferimin e mbetjeve nga “Kurum”, në Porto-Romano. Siç duket me urdhër nga bosët e shtetit që “ngrohen” në furrat e Kurum, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ia ka pran- uar kërkesën e firmës “Kurum”, duke i lënë si kusht, se
nëse detyrimet nuk plotësoheshin deri në 25 qershor 2015, kompanisë “Kurum” do t’i hiqej licenca. Prej afatit 25 qershor 2015, të kërkuar nga
“Kurum” dhe të miratuar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, kanë kaluar 8 ditë. Sipas investigimit të bërë prej gazetës “Telegraf”, rezulton se kompania “Kurum” nuk ka plotësuar asnjë detyrë të lënë. Përkundrazi, ajo ka shqyer
“drynin” e vendosur nga Inspektorati i Mjedisit, ka përdhosur ligjet e shtetit, ka hedhur në kosh vendimin për heqjen e licencës dhe po vazhdon e punon me këtë marifet: Ditën furnizohet me skrap nën hundën e shtetit e të Policisë së Shfrytëzimit të Mjeteve të Transportit që ka urdhrin për bllokimin e aktivitetit të firmës “Kurum”. Ndërsa natën, përpunon skrap dhe ndez furrat, duke prodhuar hekur e duke helmuar banorët!

Shteti t’i kthej ekonomisë kombëtare 4 HEC-et e blerë me pazare e mashtrime prej “Kurum”

Privatizimi nga “Kurum” i 4 hidrocentraleve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, duhet anuluar e ndëshkuar urgjentisht. Asnjëherë nuk është vonë, për të ndëshkuar një krim me pasoja kombëtare. Privatizimi i këtyre hidrocentraleve nuk është një operacion politikofinanciar i dobishëm për buxhetin e shtetit, për ekonominë e vendit dhe për të gjithë shqiptarët. Pa këto hidrocentrale prodhimi publik i energjisë elektrike në vend është zvogëluar me 500 milionë këh në vit. KESH sha, çdo vit importon ose blen nga prodhuesit privatë (të energjisë elektrike) një sasi energjie elektrike 1.5 deri në 2.5 miliardë këh në vit. Me shitjen/privatizimin e këtyre hidrocentraleve kjo sasi do të rritet edhe rreth me 0.5 miliardë këh në vit ose 1.2 deri në 1.33 herë më shumë ndaj sasisë të energjisë elektrike që blihet/importohet pa kryer këtë privatizim. Në kushtet kur prej vitesh Sistemi Elektrik Shqiptar është mbërthyer nga një krizë financiare (e cila do të vazhdojë gjatë!),
burimet financiare për të përballuar këtë blerje/import të energjisë elektrike janë përballuar nga Buxheti i Shtetit, siç ka ndodhur edhe në vitin 2012. Për të blerë këtë energji elektrike shtesë, buxheti i shtetit do të paguaj më shumë 30 milionë euro çdo vit, duke filluar që nga viti 2013 dhe do të ndodh kështu, për shumë vite të tjerë. Qeveria arkëtoi 110 milionë euro nga privatizimi i këtyre hidrocentraleve dhe në rastin më të mirë për 44 muaj do ta nxjerr/paguaj këtë shumë eurosh prej Buxhetit të Shtetit. Buxheti i
shtetit dhe shqiptarët, po paguajnë një humbje prej 30 milionë euro vit për vit, vetëm e vetëm, sepse firmës mafioze “Kurum”, iu shitën (iu falën) këta katër hidrocentrale.

Raporti i KLSH/ 21 muaj pas privatizimit, KESH ka financuar “Kurum” me 853 milionë lekë investime për HEC-et Ulzë-Shkopet

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit Nr. 106/1 prot., datë 13.02.2015, për projektin “Fuqizimi i programit të sigurisë së digave”, ka
konstatuar një sërë problematikash dhe shkeljesh të kryera nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit në KESH sha, si më poshtë: Nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), deri më datë 31.12. 2014, ishin kryer një sërë pagesash për blerje pajisjesh dhe instalime në favor të HEC-it të Ulzë-së dhe Shkopet-it, të cilat në vlerë totale shkonin në 85,396,083 lekë. Më konkretisht, për HEC-in e Ulzës ishin paguar gjithësej 67,990,573 lekë (31,996,511 lekë për blerjen e pajisjeve dhe 35,994,062 lekë për instalime),
ndërsa për HEC-in e Shkopet ishin paguar gjithësej 17,405,510 lekë (8,609,873 lekë për blerjen e pajisjeve dhe 8,795,637 lekë për instalime). Në kushtet kur HEC-et e Ulzë dhe Shkopet u privatizuan dhe shteti Shqiptar nuk zotëronte më aksione në lidhje me to, NJZP nuk duhet të kryente asnjë pagesë për blerje pajisjesh apo instalime, për të cilat tashmë përfitues nuk ishte më Qeveria Shqiptare, por subjekti privat i cili kishte privatizuar këto HEC-e. Kry- Raporti i KLSH/ 21 muaj pas privatizimit, KESH ka financuar “Kurum” me 853 milionë lekë investime për HEC-et Ulzë-Shkopet berja e këtyre pagesave për dy HEC-et, të cilët nuk ishin më në pronësi të Shtetit Shqiptar është kryer në kundërshtim të plotë dhe flagrant me përcaktimet e bëra në Marrëveshjen e Financimit (të miratuar me Ligjin nr. 9801, datë 13.09.2007), me PAD-in dhe Ligjin nr. 8379, datë 29.07.1998, “Për buxhetin e shtetit”, duke shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 85,396,083 lekë. Procesi i rivlerësimit të aseteve për projektin, ishte kryer pa bërë më parë transferimin e vlerave të inventarit në shumën 1,862,870 lekë (nga
inventari i projektit në inventar të aparatit të KESH sha) mungonin urdhrat
e titullarit për ngritjen e komisioneve për asgjësimin e pajisjeve të dala jashtë përdorimit; si dhe mungonin procesverbalet për asgjësimin e pajisjeve të nxjerra jashtë përdorimit me komision, një pjesë e të cilave gjendeshin ende në ambientet e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP). Nuk
ishin kryer pagesat për detyrimet për shumat e kredisë së pa disbursuara (për periudhën Qershor 2013 – 6 mujori i dytë 2014), për normën e interesit dhe tarifës së angazhimit, në shumën prej 170,629 euro, të cilat japin efekte negative financiare duke rënduar koston e projektit etj…