Shefki Velaj & Dragua Shehu: Një vitë nga ndarja e hidhur me Xhevat Llurin, figurën historike të organizatës së veteranëve të LANÇ dhe Shoqatës Labëria

267
Sigal

Një Vit nga 23 Marsi i hidhur pa Xhevatin e Pavdekshëm

Ai u nda nga gjiri i familjes së tij të shtrenjtë e të afërmëve, por dhe nga ne shokët e tij Veteranë e pasardhës. Bashkërisht me ju pjestarë të familjes do ta kujtojmë Xhevatin çdo 23 Mars “Sepse kujtimi i dhimbjes na risjell më shumë dhëmshuri e kujtime të paharrueshme për Xhevatin e pavdekshëm. Xhevatin do ta kujtojmë kurdoherë me mirënjohje e respekt të veçantë si një komunikues e dashamirës për taktin e fjalorin e përdorur në përshtatje me çdo kategori e moshë. Xhevati ishte për ju dhe për ne dhe për këdo, “Si NJË DOKTOR SHPIRTËROR:” Që nuk lodhesh asnjëherë jo vetëm për punët në funksionet e detyrës së tij, por dhe për punët e përgjegjësitë tona e të secilit.

Xhevati ishte një faktor i rëndësishëm ekuilibri e harmonije me të afërmit e shoqërinë ishte prezent kudo në gëzime e hidhërime. Fjala dhe mendimet e tij kishin peshë e zinin vend. Ishte veprimtar i palodhur në punë e shoqëri sidomos me antarsimin e organizatave  të veteranëve, dhe me kryesinë e këshillin zonal. Xhevati ka lënë gjurmë të pashlyeshme në forcimin e gjallërimin e jetës brenda organizatave. Njerëz si Xhevati as nuk vdesin dhe as nuk harrohen kurrë se jetojnë e mbeten në kujtesë, në përjetësi për emrin, veprën e familjen që ka lënë, tek të afërmit miqtë e shoqërinë dhe me të gjithë ata që kanë punuar me Xhevatin. Ai do të ngelet i pavdekshëm e do ta nderojmë e kujtojmë në çdo 23 Mars. Xhevati ishte një shok e drejtues i përkryer, që nuk mund t’i shtoje e pakësoje asgjë kur jepte e merrte në komunikimet me atë. Ai asnjëherë nuk na qortoi, por na udhëzoi e na mësoi si të punonim e të komunikonim me njerëzit e me njëri-tjetrin. Ne kemi gjetur te Xhevati gjithçka që na ka munguar në përvojën tonë me drejtuesit e antarsinë e orgnizatave të Veteranëve. Ne e kemi vlerësuar Xhevatin si njeri të madh jo nga mosha, por nga ndjenjat njerëzore, nga respekti e dashuria, që kishte për njerëzit, nga kurajo e mprehtësia, nga përkushtimi ndaj punës, nga gjykimi i ftohtë e jo i rrëmbyer, që dinte t’i bashkonte njerëzit e jo t’i ndante. Kudo e gjen mendimin e dorën e Xhevatit.

Për ta vlerësuar ashtu siç e kanë njohur gjithë ata, që kanë patur nderin e previlegjin që kanë punuar me Xhevatin e kanë parë angazhimin e përkushtimin e jashtëzakonshëm. Është vështirë për të bërë një vlerësim e skicim të portretit të tij për një kontribues si Xhevati, që ka punuar shumë në rrugëtimin e tij. Eci pa u lodhur duke na lënë një barrë të rëndë me përvojën e tij. Xhevati ishtë fisnik me virtyte të larta morale njerëzore, që janë shfaqur gjatë gjithë jetës së tij. Për të vlerësuar Xhevatin duhet parë në tre dimensione kontributin e tij.

Xhevati lindi e u rrit në Fshatin e Prongjin në një familje me kontribute të mëdha Atdhetare e patriotike. Babai i tij Majko Lluri para luftës shtëpia e tij ishte një nga bazat më të sigurta ku strehohej Çerçiz Topulli, që ndiqej nga ushtria turke për vrasjen e Bimbashit Turk të Gjirokastrës në 1908 nga Barjam Ligu Prongjija (Hito Labi). Majko Lluri si patriot e luftëtar ka qenë pjesëmarrës në luftën e Vlorës më 1920. Gjithashtu pjesëmarrës në LANÇ-it si partizan i batalionit të Cepos të Krahinës Kardhiq deri në çlirim të vëndit. Patrioti Majko Lluri edukoi e frymëzoi edhe bijtë e tij që u rritën e burrëruan me prushin e Atdhetarizmit e patriotizmit. Dy djemtë e tij Rruzhdi Lluri dualën partizanë. Njëri  në Brigadën e 6 Sulmuese kurse Petref Lluri korjer i forcave teritoriale deri në çlirim të vendit.

Babai i Xhevatit Majko Lluri për aktivitet të shquar patriotik si pjesëmarrës në luftën e Vlorës 1920 dhe LANÇ-it, Qarku Gjirokastër e ka nderuar Majko Llurin. “Patriot i Shquar” i Qarkut Gjirokastrër në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.” Në këtë vatër Patriotike e Atdhetare të kësaj familje lindi, u rrit e u brumos Xhevati. Pas mbarimit të arsimit 7 vjeçar në Prongji, arsimin e mesëm në teknikumin bujqësor në Fier ku u njoh me Lejlan bashkëshorten e tij të ardhshme me të cilën krijoi familjen.

Pas mbarimit të arsimit të mesëm dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak Xhevati vazhdoi shkollën e pregatitjes të kuadrove ushtarak. U titullua oficer dhe e emëruan në organet e punëve të brëndshme. Punoi në rrethe të ndryshme. I dalluar për aftësi, korrektësi e ndershmëri në vitet 1971-1992 për 21 vjet shërbeu në Aparatin Qëndror të Ministrisë të Brendshme. Për punë të mirë e sjellje korrekte me eprorët e me vartësit u vlerësua për kontribute me. Dy Urdhëra, Një Medalje nga Presidiumi i Kuvndit Popullor. Pas një karriere të suksesshme 36 vjeçare me gradën Nën/Kolonel doli në pension. Xhevati ju bashkua org veteranëve të LANÇ-it e ka dhënë një kontribut të madh në të gjitha institucionet e zgjedhura të Komitetit Kombëtar të LANÇ-të e Komitetit të Tiranës.

Në gazetën  “Kushtrim brezash” si redaktor e fotoreporter: gjithashtu si Krytar i Këshillit Zonal të njësisë 3 për 11 vjet. Xhevati ishte shumë dimensional me ndjenjë të lartë Respekti të pakufishëm për njerëzit e punën. Në Komitetin Kombëtar të LANÇ-it nga viti 2005-2014 Kryesija e komitetit Kombëtar LANÇ-it i kanë akorduar 11 tituj nderi për kontributin e vlerësim shumë të madh që Xhevati ka dhënë, edhe në realizimin e 3 filmave dokumentar me rastin e 55 vjetorin e krijmit të organizatës të veteranëve të LANÇ-it në Korrik të 2012, dhe në Qershor 2015 në ralizimin e filmit dekumentar kushtuar Heroit të popullit Shefqet Peçi në 100 vjetorin e lindjes. Një kontribut shumë të madh që ka dhënë Xhevati për nga rëndësia është dekumentimi i kërkesës së Federatës Internacionale (FIR) në vitin 2004 me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të popullit shqiptar kundër pushtuesve nga vitet 1939-1945 të dekumentuara me dekumentat Arkivore të pregatitura dhe të hedhura në një CIDI ju dërguan “INSTITUTIT TË VETERANËVE” në BRUKSEL të BELGJIKËS. Në përkujtim të ngjarjeve të mëdha nga Historia e Popullit Shqiptar dhe të LANÇ-it’ si dhe të figurave historike e të protagonistëve kryesor të atyre ngjarjeve Xhevati edhe këtu udhëhoqi redaktimin e atij filmi dokumentar. Xhevati ka dhënë një kontribut të madh në hartimin e promovimin e Dekorit Historik të Prongjisë e Labërisë në dekumentimin e figurave historike të trevës të Labërisë dhe të fshatit tij Prongjisë.

Xhevati ka marrë vlerësime sinjifikative të merituara e është bërë një me historinë e fshatittë tij e të Labërisë. Xhevati nxori nga harresa e neglizhuar patriotin e madh dhe Heroin e Kombit Barjam Ligu Prongja (Hito Labin) që vrau Bimbashin Turk në Gjirokastër në vitin 1908. Një nga gjestet më pariotike që ka bërë Xhevati është vendosja e bustit të Barjam Ligut në qendër të fshatit Prongji me financimet e veta dhe të prongjistëve. Qarku i Gjrokastrës për financimin realizimin e vendosjen e Bustit e vlerësoi Xhevatin me Titullin më të lartë “NDERI I QARKUT GJIROKASTËR’

“SHOQATA KOMBËTARE LABËRIJA E NDEROI XHEVATIN ME TITULLIN. “MIRËNJOHJE LABËRISË”

   Shefki Velaj

Kryetari Këshillit Zonal njësisë 3Tiranë

Dragua Shehu

Një  vit  nga ndarja  me  XHEVAT  LLURIN

Një vit Xhevat sot…Ike për të “ ardhur!”,

Ti s’ke ikur …JO !                   

Trupin  s’ta shikojmë,

“Kurse emrin …PO  !”

 

Ikin ditët, gjurmë lënë,

edhe vitet, jetën bëjnë!

Përtej jetës, “këtu do rrijë”,

bashkë me vajzat dhe Prongjinë!

 

Për vendlindjen pati shkruar,

derdhur si me llavë të shpirtit.

Nuk u lodh duke punuar,

“Kish damar” të Barjam  Ligut…

 

“S’jam i shtrirë, as dhe i vdekur,

midis jush, aty më keni.”

Do më  shihni duke  shkruar,

dhe te Lejla  do më gjeni…

 

Sa të lodhi varri i nënës !...

Para një viti të thashë:

-Në Zhulat…Atje s’do jetë !…

Nënën  tënde do ta gjesh…

parajsë  kur të shkosh vetë…

 

Në librin “ Bohemë” ish gjithë jeta!…

Ishte Xhevat Lluri dhe shpirti.

Kishte zënë vend edhe  brenga,

po më shum ish optimizmi!…

 

Perspektiva e fëmijëve,

objektiv kishe në jetë…

Dhe ato ty ta shpërblyen:

mira siç i deshe vetë…

 

Interesante është jeta vetë,

kur largohesh e mbyll sytë.

Dalin në pah ç’ke bërë në jetë,

si  “ Ditari i shpirtit”- Perlë!…

 

Hyri thellë në zëmër brënda:

  Fjala dhe buzëqeshja  fine.

Te vajzat dhe te Lejlaja,

te të gjithë njerëzit që njihje…

 

Gjurmët ke lënë si kujtim,

burrërinë e shumë me rradhë.

Ti ke lënë dhe mënçurinë…

Edhe vajzat si thesarë.

 

S’të dhamë dot, ç’na dhe ti…

ç’dhe për Llurajt e për Prongjin !

“Koha mban  gjurmët në shpinë,

s’ti harron, do të mbaj në gji!…”

 

   Ah ! Kovid ç’na bëre ti!?

S’të, vumë  dot lule mbi varrë!

Po s’ka gjë, unë nuk jam …Një,

Janë me qindra veteranë e pasardhës,

lamtumirën dhe puthjet s’ti  dhamë! …