Saimir Lolja: Ligji Grek 2636/1940, që vrau mijra Arvanitas

299
Sigal

Mijëra arvanitë vendas muslimanë u vranë, po aq humbën jetën rrugëve të përzënies, dhe me dhjetra mijëra u dëbuan

LIGJI GREK 2636/1940 NUK KA LIDHJE ME ARVANITËT VENDAS MUSLIMANË

Saimir Lolja

Pjesa jugore e Shqipërisë së Poshtme thërritet nga shqiptarët me emrin Çamëri. Për të ndeshet edhe emërtesa perandorake romake Epir-us e shekujve I – IV e.s. e marrun prej shprehjes gjeografike në Shqip “Tokat E Pirit” duke i ngjitur prapashtesën perandorake romake perëndimore -us. Rrënojat E Pirit, qytetit arban shumë të lashtë, ndodhen afër fshatit Zhulat të Gjinokastrës. Tokat E Pirit u përvijuan për herë të parë si një rajon shtetëror i Greqisë së Madhe në vitin 1913 duke përdorur për të emërtimin romak Epirus. Përdorimi prej Greqisë së Madhe i emërtimit “Epirus” dhe mëtimi se “Epiri është grek” nuk do të thotë se “Greqia” e krijuar për herë të parë në histori në vitin 1830 bëhet “Greqi e lashtë”.

Në Shqip, Ar  bana (e folur veriore) = Ar bëra (e folur jugore). Këto fjali rrënjë përshkruajnë veprimin themelor të bujqëve të paktën që 12’000 vjet më parë. Prej tyre lindin emratcilësor të njëjtë në thelb dhe pak të ndryshëm në thurje: Arban = Arbër = Arbëresh = Arbëror = Arbanas = Arbanit = Arvanit = Arnaut (osmanisht) = Arnavut (turqisht, sot) = Alban = Albanian (prej të huajve) = Shqiptar = I-lir. Meqenëse germa B në gjuhën kishtare bizantine Katharevousa lexohet V, atëherë emri cilësor Arbanit u shndërrua në Arvanit. Sipas rrobes fetare të besimit, Arvanitët vendas dallohen në të krishterë ortodoksë dhe muslimanë. Gabimisht, dhe mbjellur qëllimisht nga propaganda kundrashqiptare, vetëm arvanitët vendas muslimanë të veriperëndimit të Greqisë së Madhe nënkuptohen nga shqiptarëtsiçamë.

Pas kryengritjes së arvanitëve të krishterënë vitin 1821, Lidhja e paçertifikuar Entente e perandorive Britani-Rusi-Francë krijoi më 3 Shkurt 1830,për herë të parë në histori, njëprincipatë fetare jo perëndimore të quajtur “Greqi” dhe me sipërfaqe sa 1/6 e Greqisë së Madhe të sotme. Për tradhti ndaj Europës e Perëndimit, “Greqia” u përvijua si një shtet që do ringjallteperandorinë lindore të krishterë ortodokse të fikur në vitin 1453. Prandaj edhe sot, shtetas “grek” do me thënë jo një njeri më kombësi por një besimtar i krishterë ortodoks, që përdor edhe gjuhën kishtare bizantine Katharevousa të përshtatur për popullin (Dhimotiki), që emrin e ka me prapashtesat fetare bizantine -os e -is, dhe urren muslimanët e çfardolloji.

Lidhja Entente u çertifikua me firmat e vitit 1907 dhe në shekullin XX, për tradhti ndaj Europës e Perëndimit, edhe do zmadhonte akoma “Greqinë” edhe do krijonte tre herë Jugosllavi (Serbi më të Madhe). Me ndihmën e perandorisë Austro-Hungareze, shkollarët e spikatur shqiptarë mbajtën një Kuvend në datat 14-22 Nëntor 1908 në Manastir ku caktuan Abecenë e njësuar shqiptare me germa perëndimore.(Pjesëmarrës në Kuvend qe edhe çifti fisnik amerikan Phineas dhe Violet Kennedy.) Në Tetor 1912, me shtysën e Lidhjes Entente, Serbia e Madhe, Greqia e Madhe, Mali i Zi e Bullgaria ndezën Luftën I Ballkanike për t’u sulurme oreks të shtuar që të kapnin sa më shumë troje shqiptare qëkishin mbetur si vilajete osmane. Në kushtet kur trojet shqiptare ishin ose nën ushtrinë turke ose nën ato serbe, greke, malazeze e bullgare, me këshillën e Austro-Hungarisëpërfaqësuesit shqiptarëarritën tëshpallnin mëvetësinë shqiptare në Vlonë më 28 Nëntor 1912. Tre muaj më pas, ushtria greke pushtoi për herë të parëJaninën më6 Mars 1913, e ashtu Çamërinëtë cilën vazhdon ta mbajë të pushtuar.

Dhuna, zhvendosja ngavendbanimet, tretja dhe ndryshimi i besimit fetar me detyrim, grabitja e pasurive dhe pronave, masakrat dhe dëbimet jashtë vendit binin mbi muslimanët, edhe ata Arbanitë, sa herë që rajoni i tyre i dhurohej Greqisë. Si në Serbinë e Madhe (Jugosllavi), tërë arvanitasve vendas në Greqinë e Madhe iu ndalua edhe shkolla Shqipe.Një gjenocid i ngjashëmLindor kundër banorëve të besimit të krishter ortodoks mori shtrirje tëmadhenë perandorinë e rrëgjuar osmane me fillimin e Luftës I Botërore në vitin 1914. Si pasojë, shumica e banorëve osmanë të besimit të krishter ortodoks deri në fund të vitit 1922 qenë ose vrarë ose dëbuar në Greqi.

Konferenca e Paqes në Paris u mbajt në 18 Janar 1919 – 21 Janar 1920. Me shtytjen e kryeministrit britanik David Lloyd George që premtonte se Greqisësë Madhedo i njihej zmadhimi akoma nëse pushtonte territore osmane, ushtria greke zbarkoi në Smirna (Izmir, sot) më 15 Maj 1919 dhe sulmoi nëthellësi. Për shkak se perandoria osmane ishte në çastet e fundit të agonisë, përfaqësuesit e saj nënshkruan më 10 Gusht 1920 Traktatin e Sèvres, afër Parisit, kundrejt Britanisë, Francës, Italisë e Japonisë. Traktati i Sèvres që fikte përfundimisht perandorinë osmane i dhuronte Francës, Britanisë, Greqisë së Madhe e Italisëedhe në Anadoll territore të mëdha. Kur komandën e ushtrisë turke e mori Mustafa Qemali dhe pasi mbrritën furnizimet ushtarake nga Rusia bolshevike e Vladimir Iliç Leninit (një urith gjerman), ushtria turke kundërsulmoi në Gusht tëvitit 1922. Lufta Greko-Turke mori fund më 11 Tetor 1922 me dëbimin e ushtrisë greke nga Anadolli. Bisedimet e paqes filluan në Lozanë të Zvicrës më 20 Nëntor 1922. Traktati i Lozanës u nënshkrua nga Britania, Franca, Italia, Greqia e Madhe, Japonia e Rumania më 24 Korrik 1923. Ai njihte formimin e Republikës së Turqisë në kufijtë që janë sot.

Një marrëveshje Lindore e nënshkruar që më 30 Janar 1923 si pjesë e Traktatit të ardhshëm të Lozanës qe shkëmbimi i 1.2 milion banorëve të besimit të krishterë ortodoks të mbetur në Republikën e Turqisë me 400’000 banorë të besimit islam në Greqinë e Madhe. Shkëmbimi qe i detyrueshëm, i dhunshëm, i rrëmujshëm, me humbje të panumërta jetësh njerëzish dhe me këputjetë shtetësisë nga vinin.Në atë shkëmbimpopullatash e pësuan shumë arvanitasit vendas muslimanë e veçanërisht ata në veriperëndim tëGreqisë së Madhe, Çamërisë. Qeveria shqiptare u përpoq nëpërmjet organizatës së Lidhjeve të Kombeve qënë atë shkëmbim popullatashtë veçoheshin arvanitëtvendas muslimanë nga besimtarët islamikë të kombeve të tjera.

Me ndihmën britanike, një grusht ushtarak në Greqinëe Madhe rivuri në fuqi më 25 Nëntor 1935 mbretin George II. Ay caktoi më 13 Prill 1936 ushtarakun nazistIoannis Metaxas si kryeministër(www.metaxas-project.com). Ky, nga ana e tij dhe me firmën e mbretit,vendosi më 4 Gusht 1936 sundimin e tij nazist duke shpërndarë Kuvendin, ndaluar partitë politike dhe përjashtuar Kushtetutën. Dhuna mbi arbanitët vendas muslimanë u shtua dhe menjëherë u urdhërua ndalimi i plotë i përdorimit të gjuhës Shqipe. Më 25 Mars, 2 e 6 Prill 1939 mbreti Zog I nuk pranoi kërkesën e prerë italianë që të pranonte shkrirjen e Shqipërisë me Italinë. Atëherë, Lufta II Botërore në Europë filloi më 7 Prill 1939 kur ushtria italiane sulmoi Shqipërinë dhe përfundoi pushtimin më 11 Prill. Mbas dy ditëve, Britania e Franca u shpallënmbrojtësetë pavarësisësë Greqisë së Madhe. Më 16 Prill Shqipëria u tret si shtet politik duke u bërë pjesë e mbretërisë italiane. Më 3 Qershor 1939, Italia e avulloi Ministrinë e Jashtme shqiptare dhe diplomatët e huaj u larguan nga Tirana. Britania e pranoi zyrtarisht tretjen e Shqipërisë me Italinë më 31 Tetor 1939.

Natën e 28 Tetorit 1940 kryeministri Ioannis Metaxas e ktheu mbrapsht kërkesën e prerë italiane që të pranonte hyrjen e ushtrisë italiane. Mbas disa orësh, ushtria italiane filloi mësymjen në Greqi përgjatë 145 km të kufirit shqiptaro-grek. (Dita e 28 Tetorit, në përkujtim të fjalës së një kryeministri nazist që kishte katër vjet që sundonte si i atillë,www.metaxas-project.com,vazhdon tëjetë festë zyrtare në Greqinë e Madhe.) Ushtria greke furnizohej ushtarakisht me çdo gjë nga Britaniadhe si fuqi ajrore e saj ishin avionët britanikë. Ndërkohë, zbulimi ushtarak britanik pat zbërthyer kodin e ndërlidhjeve gjermane e italiane që në Prill 1940. Komanda britanike njihte pa ndërprerje imtësisht gjendjen dhe planet e ushtrisë italiane. Si rrjedhim ushtria greke e përballoi shpejt ushtrinë italiane, kundërsulmoi dhe nuk ndaloi në kufirin shqiptaro-grek por vazhdoi dhe pushtoi gjysmën e territorit të Shqipërisë jugore. Edhe ushtria gjermane nga Greqia do ta pushtonte Shqipërinë në Shtator 1943.

Me këshillën britanike, qeverie greke përgatiti dhe mbreti George II firmosi Ligjin e Miratuar Nr. 2636 më 10 Nëntor 1940 (Figura 1). Ai përcaktonte Italinë dhe Shqipërinë si shtete armike dhe shtetasit e tyre, përveç atyre me origjinë greke, si armiq. (MeqenëseGreqia u krijua në vitin 1830, atëherë,bie fjala,nëse disa himariotëjanë grekë kur e pse kanë ardhur ata në Himarë pas vitit 1830?) Ligjit të Miratuar i njihej zbatimi që më 28 Tetor 1940.Ndonëse dihej se Shqipëria nuk mund të ishte sulmuese,ai qe një mjet i artë për tëvazhduardëbimet dhe përvetsimetepasurive shumë të mëdha të tundshme e të patundshmetëshqiptarëveqë kishin ndodhur që me shpalljen e pavarësisë shqiptare. Ai përkufizonte se si do veprohej ekonomikisht ndaj shteteve dhe shtetasve armiq. Marrëdhëniet ekonomike dhe financiare ndërpriteshin kurse pasuritë e tundshme dhe të patundshme shkëputeshin përkohësisht nga pronarët(sequestration, ang.). Dhe caktohej qeveria greke që t’i shfrytëzonte ato pasuri të tundshme e të patundshme pa iu humbur emrat e pronarëve dhe qëllimete pronësive (conservative confiscation, ang.). Të ardhurat monetare prej atyre pasurive derdheshin në një llogari të posaçme në Bankën e Greqisë.

Ligji i Miratuar 2636/1940 nuk kishte të bënte me shtetasit e Greqisë, përfshirë edhe arvanitët vendas muslimanë.

 

Ai, pasi përcaktonte Italinë dhe Shqipërinëe tretur si shtete armike, kishte forcën e ligjit ekonomik për raste të tilla dhe nuk i shpallte luftë Italisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë, qëllimisht, tradhtisht, paaftësisht, gabimisht, Ligji i Miratuar 2636/1940 dhe arvanitët vendas muslimanë janësë bashku shartuar shterpë në dijeninëshqiptare si “Ligji grek i Luftës kundër edhe çamëve”.Çamëria nuk u bë pjesë e Shqipërisë edhe me ndryshimet e kufijve gjatë Luftës II Botërore. Arvanitët vendas muslimanë, të cilët qëllimisht e gabimisht quhen çamë e jo grekë nëmarrëdhëniet shtetnore, qenë pa ndërprerje shtetas të Greqisë së Madhe dhe ndaj tyre u krye gjenocid edhe në Qershor 1944 e muajt në vazhdim.

Ushtria greke kishtengecur 14 Divizione përballë ushtrisë italiane në jugun e Shqipërisë ndërkohë që i kishin mbetur dy Divizione në kufirin greko-jugosllav dhe katër Divizione përgjatë kufirit greko-bullgar. Më 2 Mars 1941 komanda perandorake britanike zbarkoi në Greqi Brigadën I të Korracuar britanike, Divizionin II nga Zelanda e Re dhe Divizionin VI nga Australia, gjithsejt 62’000 ushtarë të cilët u rreshtuan si skalion i dytë. Më6 Prill 1941 Armata XII gjermane sulmoi nga ana e Bullgarisë dhe Jugosllavisë, dhe në 10 Prill hyri në Selanik. Po në 10 Prill forca perandorake britanike filloi tërheqjen duke luftuar.Brenda 20 Prillit 1941 Divizionet greke qenë dorëzuar dhe komanda gjermane i lejoi ushtarët e oficerët të ktheheshin në shtëpi bashkë me armët e tyre të lehta; një gabim që do ta vuante më vonë. Pushtimi i Greqisë kontinentale përfundoi në 30 Prill 1941 dhe i kushtoi ushtrisë perandorake britanike 11’840 ushtarë kurse asaj gjermane 5000 ushtarë. Në Greqinë e Madhe të pushtuar, ushtria gjermane mbulonte rajonin e Maqedonisë jugore me portin e Selanikut, Athinën me portin e Pireut dhe disa ishuj. Pjesën në lindje e mbulonte ushtria bullgare dhe të tërë pjesën tjetër e mbuloi ushtria italiane deri në Shtator 1943, më pas ushtria gjermane. Holokausti, me ngazëllimin e shtuar të qeveritarëve grekë, filloi të zbatohet menjëherë pas pushtimit.

Një pjesë e ushtarakëve dhe komisarëve prifta të dorëzuar u rreshtuan menjëherë në formacione të ndryshme në shërbim të forcave të pushtimit. Ndërkohë, me arvanitas të krishterë nga malësia e Sulit në Çamëri dhe komisarë prifta, komanda britanike formoi në Shtator 1941 “ushtrinë” me dy regjimente të emërtuarLidhja Kombtare Demokratike Helene (?!) e të drejtuar nga Napolon Zerva. Drejtoria Britanike e Operacioneve të Veçanta (Special Operations Executive– SOE, ang.) e paguante 16 stërlinaari/muajNapolon Zervën kurse rreth 2000 mercenarëvetë tij u jepte dy stërlina ari/muaj.Bandat eLidhjes Kombtare Demokratike Helene (LKDH – EDES, dhim.) vepruan vetëm në Çamëri, jo kundër ushtrive të pushtimit, vetëm kundër njësiteve ushtarake sllavo-komuniste dhe nga fundi i luftës kundër arvanitëve vendas muslimanë të mbetur në Çamëri.

Flota perandorake britanike bllokoi brigjet greke menjëherë pas pushtimit dhe si pasojë edhe një kokërr gruri nuk futej për popullatën e Greqisë së Madhe. Si rrjedhim, Holodomori  në dimrin e fundvitit 1941 – fillimvitit 1942 u mori jetën 300’000 shtetasve grekë për shkak të urisë në të ftohtë. Një pjesëtjetër e ushtarëve të dorëzuar dhe rezervistëvei siguroi burimet njerëzore Partisë Komuniste Greke të hidhte në veprim Ushtrinë Liridhënse të Popullit Grek(ULPG – ELAS, dhim.) në Qershor 1942. Meqenëse fuqia e saj rritej, qeveria e Athinës dhe komanda gjermane formuan në Prill 1943 me 22’000 ish-ushtarë e komisarë prifta të dorëzuar Batalionet e Sigurimit (Evzonoi, dhim., sot përbëjnë Rojet Presidenciale). Ata luftuan kundër ULPG dhe kryen tërë llojet e krimeve.

Pas dorëzimit të ushtrisë italiane në 8 Shtator 1943 rajonet e zotëruara prej saj u mbuluan nga ushtria gjermane. Ajo e bëri me dije popullatën se për një ushtar gjerman të vrarë do të pushkatoheshin rreth dhjetë banorë. Më 24 Shtator 1943, partizanë të UPLG vrasin gjashtë ushtarë gjermanë që ishin duke bërëbanja dielli në Shkallë të Paramithisë. Në mbajtje të fjalës së dhënë, ushtria gjermane pushkaton mbas pesë ditësh 49 banorë të Paramithisë.

Në Maj 1944, ULPG formon në Çamëri me arvanitëvendas muslimanë Batalionin IV “Ali Demi” si pjesë e Regjimentit XV tësaj. Më 27 Qershor 1944, me udhëzim nga Dërgata ushtarake britanike SOE e fshehur, duke e bërë me dije ushtrinë gjermane të pranishme dhe duke mos u penguar prej saj, i quajturi Regjimenti XVI i LKDH filloi masakrën gjenocidale kundër arvanitëve vendas muslimanë në qytetin e Paramithisë. Ajo u pasua nga masakrat, dëbimet, shkatërrimet e djegiet në Parga në 28 Korrik 1944, në Filat, Spatar dhe vende të tjera më 23 Shtator 1944. Tëzhgënjyer se xhamitë nuk i shpëtuan,ata që mundën morën rrugët të llahtarisur në këmbë drejt Shqipërisë.Të mbeturit, kryesisht fëmijë, gra e pleq e plaka u mbyllën në burgun e Paramithisë të ruajtur nga bandat e LKDH. Burgu ishte shfarosës sepse me kushtet çnjerëzore të tij vdisnin 7 ose 8 vetë në ditë.

E urdhëruar që në 26 Gusht 1944 të përgatitej për tërheqje, Grup-Armata E e ushtrisë gjermane filloi sipas urdhërit tërheqjen nga Greqia në 3 Tetor 1944. Prapavija e saj perëndimore pasi hyri në Shqipëri e la Sarandën më 10 Tetor 1944 ndërsa praparoja e fundit kaloi kufirin greko-maqedonas natën e 1/2 Nëntorit 1944. Ushtria britanike mbrriti në Çamëri nëNëntor 1944 dhe i mori me makina arvanitëtvendas muslimanë që kishin mbetur gjallënë burgun e Paramithisë dhe i dërgoi në Igumenicë. Nga aty, i ngarkuan ata në anije të vogla dhe i zbritën në Sarandë.

Në Dhjetor 1944, brigadat e ULPG shpartalluan bandat e LKDH dhe mbeturinat e tyre u mbartën me anijet britanike në Korfuz. Tëjoshur, në Janar 1945, arvanitët muslimanënga Filati u kthyen në shtëpitë e tyre. Në Korfuz, më 15 Shkurt 1945, komanda britanike e shkriu LKDH dhe mercenarët e saj i rreshtoi në njësitet e Rojes Kombtare që kishte formuar për qeverinë greke. Më 15 Mars 1945, njësitet e Rojes Kombtare me ish-banditë të LKDH u sulën dhe masakruan këdo që gjetën në Filat. Të paktë qenë ata që duke vrapuar arritën gjallë në Shqipëri.

Mijëra arvanitë vendas muslimanë u vranë, po aq humbën jetën rrugëve të përzënies, dhe me dhjetra mijëra u dëbuan.Pronat e shtëpitë u dogjën ose u shkatërruan dhe çdo gjë me vlerë u grabit. Veç dëshmive të gjalla, p.sh. nga  Sali Bollati, mjafton të lexohen librat ditarë Molla e Sherrit (Apple of Discord, 1948) dhe Diçka e Sprovuar (Something Ventured, 1982) e drejtuesit tëDërgatës britanikeSOE nëÇamëri, kolonelit Christopher Montague Woodhouse, për të prekur të vërtetën. Për shembull, në një dëftim të tij në 16 Tetor 1945, me citimin arshivor FO 371/48094/18138, shkruhej: “…Zerva, i nxitur nga Misioni Aleat nën drejtimin tim, i përzuriçamët nga shtëpitë e tyre në vitin 1944….”.

Forcat komuniste jugosllave, ato sllavo-komuniste në Shqipëri dhe ato të LKDHnë Çamëri u krijuan, u furnizuan, u armatosën dhe qenë imtësisht të drejtuara nga komanda britanike në Kajro të Egjyptit deri në Shtator 1943 e më pas në Bari të Italisë. (Është domosdoshmëri të shfletohet libri “Receta pa komb”.) Sipas porosisë nga Lidhja Entente, urithi britanik Enver Hoxha nuk urdhëroi ndonjë njësit partizan sllavo-komunist që të pengonte gjenocidin kundër arvanitëve vendas muslimanë në Çamëri. As forca sllavo-komuniste ULPG, edhe pse kishte shtatë Brigada në Çamëri, nuk i pengoi masakrat e dëbimet që kryen bandat e LKDH.

Më 13 Tetor 1944, tre Brigada britanike hynë në Athinë ndërkohë që shumica e Greqisë së Madhe ishte në duart e forcave sllavo-komuniste. Më 3 Dhjetor 1944 në Athinë, ushtarët britanikë dhe ish ushtarët e Batalioneve të Sigurimit tashmë policë qeveritarë qëlluan mbi një turmë shumë të madhe përkrahësish të forcave sllavo-komuniste duke vrarë të paktën 28 vetë. Në vazhdim, një luftë me përdorim artilerie, tankesh e avionësh do të përflaktë Athinën. Si përforcim komanda britanike zbarkoi e futi në luftime Divizionin IV Indian të Këmbësorisë. Mbas 37 ditëve forcat sllavo-komuniste u larguan nga Athina. Një luftë civile ndërkombtare do përcëllonte tërë Greqinë e Madhe e popullatën e saj deri në 16 Tetor 1949 kur do përfundonte me humbjen dhe dëbimin e forcave sllavo-komuniste të quajtura Ushtria Demokratike e Greqisë(?!).Mbretëria vazhdoi dhe vetëm në 8 Dhjetor 1974 Greqia do të shpallej  Republikë, për herë të tretë.

 

Nesër do lexoni:

  • Shqipëria nën regjimin sllavo-komunist nuk do kishte deri në 7 Maj 1971 as marrëdhënie diplomatike me Greqinw
  • Në 28 gusht 1987, qeveria greke njeh zyrtarisht Shqipërinë si një vend jo armik.
  • -Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 26 Mars 1996 Traktatine Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë