Rushan Dosti: Feim Ruka “senatori” i përjetshëm i Komunitetit Uznovar

140
Sigal

“Veshur shik, me kostum dhe kollare, ngjason me staturën e një burri shteti, ndërkohë që ai është vetëm një njeri i thjeshtë, një uznovarë mes uznovarëve, që prej vitesh mbron kauzën e tyre të drejtë nga sëmundja e padrejtësisë të këtijj vendi. Me urtësi profetike dhe llogjikë të ftohtë, Feim Ruka, është përballur dhe vijon të përballet me ligjzbatuesit, të cilët me indeferencën e tyre 30 vjeçare, mohojnë pronën e ligjshme të 7000 banorëve të lagjes Uznovë të Beratit. Nuk është luftë politike, por luftën për të drejtën themelore të qytetarëve.”

Jeta e njeriut është e çuditshme, ashtu si vetë njeriu. Herë ngjason me dallgë e stuhi e herë si valë të qeta deti. Gjithsesi, njeriu është “kapiteni” që di të drejtoj “anijen” e jetës ashtu siç do dhe di vetë ai. Sa më i thjeshtë të jetë njeriu, aq më i bukur është udhëtimi jetësor. Ka njerëzi të thjeshtë, që shpesh sfidojnë vetë thjeshtësinë. Në këtë korpus bën pjesë edhe personazhi i këtyre radhëve. Ai nuk është se ka ndonjë shkollë kushedi, s’ka as diploma të blera për t’u dukur i “madh”, si shumë anadollakë të tjerë, por ka shkollën e 75 viteve jetë dhe dhjetra diploma, të firmosura nga komuniteti ku jeton prej vitesh.

Ai është njeri i thjeshtë me vlera të mëdha. Nuk vjen nga ndonjë metropol, por nga Kostreni, fshati ku u lind dhe zgjodhi për qëndër banimi jo Beratin, por Uznovën, lagjen – rajon të Beratit. Që nga vitet 1970 e në vijim është i dashuruar me Uznovën dhe uznovarët.

Ky quhet Feim Ruka, njeriu që konsiderohet nga komuniteti uznovar si “senatori” i tyre i përjetshëm. Nuk gjen një njeri të vetëm në Uznovë që të mos flas mirë për këtë njeri me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe urban të kësaj zone me problematika të shumta. Ai njihet dhe vlerësohet për shpirtin e tij rrebel dhe opozitar si në sistemin totalitar, ashtu edhe në sistemin aktual. Madje Feim Ruka për oponencën e tij brenda partisë ku militon prej 30 vitesh, është më “problematik” se sa opozita e vërtetë. Për interesa të komunitetit, ai nuk bën kompromis me askënd….. Opozitarë me çdo lloj padrejtësie

Opozitarë me çdo lloj padrejtësie

Që në takimin e parë me të, kupton se ke të bësh me një njeri të rrahur me vaj e me uthull e që të imponon respekt. Veshur me sqimë e shije, të jep përshtypjen e një djali të ri. Në banesën e tij në Uznovë, ku jeton me vëllezrit, nipërit e mbesat, ka një rregull sikur të jetë farmaci. Librat janë pasioni i tij ndaj ndihet mirë me ta. Flet me dashuri për djeplindjen pasi sipas tij “Gjuha vete ku dhëmb dhëmbi”. E do Uznovën, Beratin dhe Shqipërinë, por Kostrenin nuk e ndërron me asnjë tjetër.

Këtu u lind më 10 Mars të vitit 1948, në një familje fisnike e patriotike. Këtu mbaroi arsimin 8 vjeçar dhe në vitin 1971 erdhi me punë dhe banim në Uznovë të Beratit. Punoi si mekanik e drejtues mjeti bujqësor në Ndërmarrjen Bujqësore dhe me mund e sakrifica ndërtoi një shtëpi banimi. Largimi nga Kostreni për në Berat i kostoi jo pak, pasi sistemi i kohës, nëpërmjet hafijeve të tij, nisi luftën për ta rikthyer në fshat, një luftë, edhe pse në moshë të re, Feim Ruka e fitoi duke guxuar të takonte drejtpërdrejt Hysni Kapon, njeriun numër 2 të atij pushteti. Ndoshta që atherë lindi rebelizmi dhe opozitarizmi i tij, të cilin vijon ta aplikoj edhe sot e kësaj dite.

Prej gjysëm shekulli jeton në Uznovë dhe ka fituar besimin absolut të uznovarëve. Disidenca e tij zë fill që në kohën e socializmit, kur ai u shkruante drejtuesve të kohës për problematikat e kësaj zone patriotike, siç ishte Roshniku. Me vendosjen e sistemit demokratik, ndryshe nga ç’pritej u rreshtua në kampin e majtë. Kishte mbështetje absolute të komunitetit dhe Uznovarët u bënë promotor të fitores së të majtës. Gusht 1991 – maj 1992 zgjidhet Kryetar i Komitetit Pluralist në NB – në Uznovë ku shërbeu me përkushtim për 10 muaj rresht. Me votat e uznovarëve është zgjedhur përfaqësues në Këshillin Bashkiak të Beratit në tre mandate, 1992 – 1996, 1996 – 2000 2011 – 2015 dhe për dymbëdhjetë vjet mbrojti me vendosmëri të drejtat e votuesve të tij, të cilët betoheshin për kokën e Feimit dhe njëherësh krenoheshin me të.

Përpos detyrave si këshilltar, Feim Ruka, s’mund të harronte djeplindjen e tij Kostrenin dhe zonën e Roshnikut, ku u rrit dhe u formua kulturarisht si njeri. Në vitin 2007, ai së bashku me një grup nismëtarësh, evidentojnë familjet e larguara ndër vite nga Roshniku dhe kjrijuan Shoqatën Atdhetare “Mehmet Qyprilli Roshniku”, shoqatë që vijon të kontribuoj në promovimin e vlerave të Zonës së Roshnikut.

Feimi fillimisht ishte në krye të nismës dhe nga viti 2015 – 2022 kreu detyrën e Kryetarit të Shoqatës dhe aktualisht Kryetar Nderi vlerësuar me titullin “Nderi i Shoqatës dhe Zonës Roshnik”. Është njeriu unik që ka dhënë kontribut të veçantë për ruajtjen e vlerave historike, kulturore, turistike dhe traditave të mikpritjes të Zonës së Roshnikut. Vetë Feimi ndjen ende detyrime ndaj njerëzve fisnikë e bujarë të kësaj zone, ndaj gjen rastin të jap një mesazh për ta: “E dua Zonën e Roshnikut se është vendlindja ime, atje u linda, u rrita dhe u formova. Kam shumë detyrime që janë projekte për të ardhmen…”

Luftë për vendosjen e drejtësisë për pronat e uznovarëve

Uznova, aktualisht nga minibashki rajonale, që ishte në fillimet e demokracisë, edhe pse ka mbi 7000 banorë, është Qëndër Administrative e Bashkisë Berat. Është një nga lagjet më të mëdha të qytetit që rritet dhe zgjerohet çdo ditë. Është në zonë e krijuar nga familje, kryesisht të ardhura nga fshatrat për rreth dhe e tejmbushur për shkak të lëvizjeve demokratike pas viteve 1990. Lëvizjet pa kriter kanë krijuar problematika mbi 30 vjeçare për banorët e Uznovës. Problematikat jetësore kanë të bëjnë me mungesën e drejtësisë për legjitimitetin e pronave dhe banesave, por edhe të infrastrukturës.

Në krye të mbrojtjes së të drejtave të banorëve të Uznovës, prej disa vitesh, është vënë njeriu “senator” i tyre, tashmë pa asnjë pushtet, thjesht një pensionist, Feim Ruka. Janë me dhjetra peticione e ballafaqime, që ai ka inicuar me përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë të Qarkut Berat, por deri më tani uznovarët jetojnë në shtëpi të paçertifikuara e në prona të paligjëruara. Feimi vijon të luftoj për triumfin e drejtësisë, sepse sipas tij, nuk ka demokraci funksionale pa drejtësi funksionale.

“Sa të kem frymë do të luftoj për legjitimitetin e pronave të ligjshme të Komunitetit Uznovar, atij komuniteti që më ka votbesuar dhe mbështetur në kohë të vështira. Tashmë është radha ime që t’i shërbej këtij komuniteti fisnik. E dua Uznovën se më ka dhënë gjithçka dhe më ka bërë krenar për jetën time. Do të luftoj edhe i vetëm deri sa ata të fitojnë të drejtat e tyre. Deviza ime ka qënë dhe është: “Nëse nuk bën mirë, mos bëj keq! Që të bësh mirë, duhet të kesh mundësi, që të mos bësh keq, duhet fisikëri. Për uznovarët e mi, do të luftoj për më të mirën!”

Veshur shik, me kostum dhe kollare, ngjason me staturën e një burri shteti, ndërkohë që ai është vetëm një njeri i thjeshtë, një uznovarë mes uznovarëve, që prej vitesh mbron kauzën e tyre të drejtë nga sëmundja e padrejtësisë të këtijj vendi. Me urtësi profetike dhe llogjikë të ftohtë, Feim Ruka, është përballur dhe vijon të përballet me ligjzbatuesit, të cilët me indeferencën e tyre 30 vjeçare, mohojnë pronën e ligjshme të 7000 banorëve të lagjes Uznovë të Beratit. Nuk është luftë politike, por luftën për të drejtën themelore të qytetarëve.

30 vjet që Uznova që uznovarët zotërojnë pronën me titull pronësie të regjistruara në ASHK që nga viti 1996 dhe ende nuk janë pajisur me Çertifikatë Pronësie. ASHK vijon t’u jap një përgjigje standarte: “Uznova është e bllokuar!”, ndërkohë që sipas Feimit, Ligji 20/2020 dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave, të dala në zbatim të tij.zgjidhin problematikat që ka Uznova, përfshi edhe bllokimin e pretenduar nga ASHK. Janë institucionet ligjzbatuese që nuk zbatojnë ligjin dhe institucionin e konsiderojnë si pronë private.

Feim Ruka nuk lufton për vete, por uznovarët sepse siç edhe thotë vetë : “Problemi im nuk zgjidh problemet e Uznovës, ndërsa problemet e Uznovës zgjidhin problemin tim:.