Në zbritje të Gjyrës Via Egnatia takon përsëri Shkumbinin në hyrje të Quksit (Pons Servili) ku e kalonte lumin mbi një urë me tre harqe guri. Në bregun e djathtë ruhet mbetja e femrës së qemerit e punuar me gurë të gdhendur, tipike për urat e periudhës së Trajan-Adrianit (shekulli I dhe II).Në këtë rrënojë vërehen dhe gjurmë të riparimeve bizantine. Në QafëThanë, Via Egnatia tregtare i ngjitet Qafë- Thanës djathtas rrugës së sotme dhe sapo zbriste qafën majtas rrugës ka qenë një trakt muri mbajtës, sot nuk ruhet. Via Egnatia militare kalonte poshtë Rajcës për arsye maskimi e sigurie, siç e shohim dhe në Manastir.


Të shkruash dhe promovosh historinë e kulturës materiale është një detyrim ndaj atdheut tënd, për më tepër kur ajo të zbulon vlera universale tej atyre me karakter kombëtar. Pikërisht në këtë aspekt frymëzon ndriçimi dhe vlerësimi i rrugës antike romake ‘Via Egnatia’ me karakter transkontinental: Europë-Azi. Ky aks rruge kalon intensivisht edhe në trojet tona duke përbërë kështu një kapitull të rëndësishëm të historisë ilire-arbërore të antikitetit të mesjetës dhe një resurs turistiko-kulturor për aktualitetin shqiptar. Lidhur me trasenë e kësaj vije antike në fakt është folur dhe botuar më tepër për segmentin Romë-Kostandinopojë, ku mbase ruhen edhe dëshmitë më të shumta dhe nga që më tej vijon drejt Azisë. Rruga tregtare e mëndafshit. Origjina e Via Egnatias është e lidhur me shekujt para erës së re, gjatë antikitetit republikan të Romës. Traseja nis nga Roma dhe fillimet e saj i atribuohen censorit Appios Claudios Cassios, i cili e ndërtoi atë si një dëshmi fuqie administrative, sesa si një krijimtari personale. Appio ishte një fisnik i rëndësishëm i Romës republikane, censor në 312 para erës sonë dhe dy herë konsull, 307 dhe 296 para erës sonë. Ai ndërtoi trasenë me emrin e tij, ‘Via Appiani’, në territorin romak, me gjatësi 152 milje, deri në qytetin Capua pranë Napolit. Më vonë, në vitin 272 para erës së re, via u zgjat edhe 32 milje deri në Benevento. Në Benevento Via Appia zbriste poshtë me dy degë; një degë drejt jug-lindjes i afrohej Adriatikut duke kaluar nëpër Canosa, Bitonto, Egnazia e Brindisi. Ky vazhdim i Via Appias u ndërtua nga Perandori Trajan 98-117 i erës sonë dhe mori emrin e tij “Via Trajana”. Aksi tjetër Benevento –Venusa – Taranto-Brindisi vijoi të njihej me emrin “Via Appia”. Pas Appias dhe Trajanit sundues të mëvonshëm herë pas here kryen punime mirëmbajtjeje në këto rrugë, si Jul Cezari dhe Vespasiani në shekullin e parë para erës sonë dhe në vitin 97 të erës sonë, Adriani në shekullin e dytë të erës sonë, Septim Severi në shekullin e tretë etj. Në këtë mënyrë kemi këto dy akse që përfundonin nga Roma në dy akse të Adriatikut, ku Via romake Appia Egnatia hidhte detin për të hyrë në Ballkan nëpërmjet portit të njohur të Ilirisë Dyrrhachium (Durrës). Këto porte ishin Egnazia, ndërmjet Monopolit dhe Brindisit, dhe vetë Brindisi edhe sot port funksional në jug të Italisë së sotme.


Lidhur me njohjen e kësaj traseje romake perëndim-lindje, me emërtimin e saj Via Egnatia, ekzistojnë dy variante: Varianti i parë – për ndërtimin dhe emrin e saj dëshmohet në një gur miljar të zbuluar në Selanik në vitin 1974. Në këtë gur në latinisht dhe greqisht është gdhendur emri i prokonsullit të Maqedonisë Knaesjus/Egnatius, biri i Gajusit, sunduesit të Romës si dhe distanca prej 260 miljesh ndërmjet Dyrrhachiumit dhe Thessalonikut. Ky objekt me emrin e shtetarit më të lartë të provincës së Maqedonisë, nën pushtetin e të cilit u ndërtua së paku ky segment i pjesshëm, dëshmon faktin se punimet për Via Egnatian në Ballkan u realizuan gjatë periudhës republikane të Romës, ndërmjet viteve 146-143 para erës sonë, në fillimet e prokonsullit të Egnatias në Maqedoni, emrin e të cilit mori dhe rruga. Kështu, në vitin 146 mund të mendohen dhe fillimet e Via Egnatias në Iliri dhe pikërisht dhe Dyrrhachiumit. Në Lihnid (Ohër) objekt i shkrimit që trajtojmë…Ndërsa Egnatius përmendet për segmentin që trajtuam në Ballkan. Perandori Trajan (në vitet 98-117) në fillimet e perandorisë romake në gadishullin Apenin realizoi punime të rëndësishme duke e zgjatur Via Appia nga Capua ku e kishte lënë censori Appia e deri në Brindisi dhe kjo rrugë njihet me emrin Via Trajana, duke qenë se porti Egnazia ishte një nga pikat terminale ku Via Trajana së bashku me Brindisin tek të dy portat kalonte detin. Mund të mendohet që është mbase porti Egnazia që i jep emrin kësaj vije romake. Këto janë dy hipotezat mbi emrin e Via Egnatias, të cilat mbështeten nga logjika historike dhe mund të përdoren si të mirëqena për më tepër që mbështeten tek kultura materiale. Gjatë Gadishullit Ballkanik Via Egnatia kalonte nëpër trojet tona, në Maqedoni, Greqi e Turqi. Ajo në Ballkan futej nga porti i Ilirisë, Dyrrhachium, e deri në Konstandinopojë, që arrinte një gjatësi rreth 1000 kilometra. Në trojet e Ilirisë ajo njihej si rrugë e luginës së Shkumbinit me itinerar Dyrrhachium-Liqeni i Ohrit. Stacionet antike që përshkonte sipas Tabula Peuntingeriana përpiluar në shekullin III ishin Dyrrhachium, Clodiana (Peqini)-Mancio në Ad Quintum (Bradashesh) Elbasan, Scampini (Elbasan)-Trejecto (Ura e Haxhi Beqarit në Shkumbin), Ad Dianam (Babje) – Candavia (Xhyra ose Dardha) -Pons Servili (Quksi) – Qaf Thanë, stacione këto brenda hartës së sotme politike të Shqipërisë.


Në qytetet antike ku Egnatia kalonte në sistemet e fortifikuara të këtyre qendrave hynte nëpërmjet Golden Gate (Porta të Arta). Ndërsa në qendrat e qyteteve ajo respektohej me Harqe Triumfi. Sot Golden Gate të Via Egnatias në Ballkan, diku të ruajtura e diku sipas burimeve hasen në Dyrrhachium, Scampis Thessalonik, Konstandinopojë; gjurmët e Golden Gate të Dyrrhachiumit dolën pas punimeve të vitit 2000 me prishjen e Shtëpisë së pionierit; ajo ishte pjesë e traktit të kalasë së Durrësit, shekulli i III-IV, karshi portit detar


Në qytetet antike ku Egnatia kalonte në sistemet e fortifikuara të këtyre qendrave hynte nëpërmjet Golden Gate (Porta të Arta). Ndërsa në qendrat e qyteteve ajo respektohej me Harqe Triumfi. Sot Golden Gate të Via Egnatias në Ballkan, diku të ruajtura e diku sipas burimeve hasen në Dyrrhachium, Scampis Thessalonik, Konstandinopojë; gjurmët e Golden Gate të Dyrrhachiumit dolën pas punimeve të vitit 2000 me prishjen e Shtëpisë së pionierit; ajo ishte pjesë e traktit të kalasë së Durrësit, shekulli i III-IV, karshi portit detar. Në origjinë kishte formën e një harku triumfi, me një hark qendror për mjetet e transportit dhe dy më të vegjël anash për këmbësorë. Kjo gjurmë e parë e Via Egnatias në Ballkan pas shekullit XVI ka pësuar ndryshime në strukturë duke u quajtur prej turqve si Porta e Jallisë-Jollu-Xhade në gjuhën e tyre çka dëshmon për shfrytëzimin antiko-mesjetar me përmasa fillestare me rreth 9 metra harku i madh dhe 2 x 2.5 metra harqet e vegjël.

Në vazhdim drejt lindjes Egnatia arrin në stacionin Clodiane (Peqini) në një kala mesjetare, mbase mbi themelet e një fortifikimi romak. Në dalje të qytetit ndodhet një urë e Via Egnatias me një hark, gjykuar nga teknika e kalldrëmit, me betonim tipik romak. Urën e Fatishës mund ta identifikojmë si pjesë të trasesë romake. Në hyrje të Elbasanit, në fshatin Bradashesh ruhet edhe sot një stacion romak me emrin Ad Quintum. Ka qenë një Mancio – vend pushimi- me banjo (terme) romake e shekullit II- të erës sonë. Në stacionin e quajtur Scampini ( Elbasani) Via Egnatia kalonte mes për mes kalasë së shekullit I dhe II nëpërmjet dy portave të fortifikuara në hyrje-dalje. Ato kanë qenë me strukturë identike; një hark i madh qendror, që mbrohej nga dy kulla të larta guri, në formë rrethore, ngjitur me murin e kalasë normal me të ruhen gjurmët e dy kullave lindore, kurse në hyrje shihen vetëm imitacionet e tyre.

Në themelet e kalasë romake (shekulli I dhe II) në vitin 1466 sulltan Mehmet Fatiu ngriti kalanë e shekullit XV, atë që ruhet edhe sot. Duke vijuar drejtpërdrejt jug-lindjes tek ura e Haxhi Beqarit Via Egnatia takon lumin e Shkumbinit ku e hidhte atë mbi një asë guri dhe tullash me tri harqe. Sot ruhet një trakt në mbështetjen e djathtë. Pas shembejs së urës romake u ndërtua Ura e Haxhi Beqarit, nga e cila ruhet vetëm një foto e fillim shek 19.

Mëtej traseja romake ngjitet majtas Shkumbinit në malësinë e Polisit. Para Babjes pranë Qafës së Dervenit ruhen qartë gjurmët e kalldrëmit turk me gjerësi 5-6 metra pasi Via Egnatia ka funksionuar edhe gjatë Mesjetës Bizantine si dhe gjatë shekujve të pushtimit turk. Babje-Addianam e Egnatias deri vonë ruante gjurmë të Egnatias. Sot kalldrëmi i mbuluar nga bari njihet si fshati Derven, ruajtës i rrugëve gjatë shekujve XVII-XIX në vazhdim mban gjurmë të Egnatias me gjerësi 5-6 metra, pasi ajo shërbente për lëvizjet me karro të forta dhe ushtarake, apo të karvaneve tregtare. Pasi lë Babjen, via romake ruan gjurmë në fshatin Dardhë (Candavija) ku në përroin Gurët e Zeza takohet një urë druri e asaj kohe, si dhe një trakt i ngushtë 1.2 metra, relike historike e rrugës ilire Via Candavia, sot e dëmtuar. Gjurmë para-romake në malet Candave të Polisit. Duke lënë Dardhën Via Egnatia shkonte drejt Gjyrës. Në intervalin Dardhë-Gjyrë ruhen mbetje të vijës romake, si segmente traseje, trakte, kalldrëmi, mure mbajtës të rrugës, mure mbrojtës të skarpatave, mure kufizues të rrugës me prona bujqësore etj. Duhet nënvizuar se në çdo pjesë të ruajtur kalldrëmi vërehet gjerësia prej 6 metrash. Kësisoj Via Egnatia prej Rome në Konstandinopojë ka qenë për karro e qere, sigurisht edhe për udhëtarë e kafshë pune. Teknikisht bordurat anësore janë me gurë më të mëdhenj me linja të drejta 40-50 cm të gjera, ndërsa fusha e kalldrëmit është e shtruar me gurë mali në mënyrë më të çrregullt. Muret në shërbim të rrugëve janë trajtuar me gurë vendi me madhësi të ndryshme, që krijojnë sipërfaqe të çrregullt poligonale.

Në zbritje të GjyrësVia Egnatia takon përsëri Shkumbinin në hyrje të Quksit (Pons Servili) ku e kalonte lumin mbi një urë me tre harqe guri. Në bregun e djathtë ruhet mbetja e femrës së qemerit e punuar me gurë të gdhendur, tipike për urat e periudhës së Trajan-Adrianit (shekulli I dhe II).Në këtë rrënojë vërehen dhe gjurmë të riparimeve bizantine. Në QafëThanë, Via Egnatia tregtare i ngjitet Qafë- Thanës djathtas rrugës së sotme dhe sapo zbriste qafën majtas rrugës ka qenë një trakt muri mbajtës, sot nuk ruhet. Via Egnatia militare kalonte poshtë Rajcës për arsye maskimi e sigurie, siç e shohim dhe në Manastir. Duke lënë majtas doganën, Egnatia zbriste në brigjet e liqenit të Ohrit ku në fshatin Radozhdë traseja e Egnatias është ekselente. Prania e Via Egnatias, një nga trasetë romake më të njohura në Kontinentin e Vjetër gjatë trojeve tona, dëshmon një përzgjedhje teknike-territoriale nga ana e teknikëve të njohur të perandorisë së fuqishme të kohës.

Ajo ishte një sipërmarrje komplementare për historinë e komunitetit iliro-arbëror. Perandorët mundësuan vlerat vendase për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e materialeve të ndërtimit. Hartat e vjetra janë të mbushura me linjat e rrugëve antike. Veças faktit historik qenia e Via Egnatias në trojet tona është shans i madh për turizmin historiko-kulturor. Ky aks historik duhet të përfaqësojë një resurs të shëndetshëm për turizmin shqiptar pasi jemi të përfshirë në vlera tekniko-historike të një traseje antike ndërkontinentale. Duke përsëritur një mendim të shprehur vite më parë, aq më tepër që sot kemi dhe gjurmë të Golden Gate, aksi i së cilës korrespondon me linjën Via Egnatia dhe për të konsoliduar më tepër praninë e trojeve tona në këtë aks historik të ndërkombëtarizuar. Ritheksoj që Bulevardi i Durrësit të meritojë emrin e shumë-lakuar‘Via Egnatia’, edhe pasi pas Golden Gate aksi i Egnatias ndjek pak a shumë drejtimin e bulevardit të sotëm deri në mbylljen e kallasë, tek linja ish-tregu (posta) deri në kthesën karshi teatrit Aleksandër Moisiu.

Së fundi, nisur nga përvoja në fushën e monumenteve dhe nga historia e propozimeve konkrete gjykoj se propozimet për shpalljen Via Egnatia‘Pasuri e Kulturës Botërore të Njerëzimit’ iu është gjetur koha. Vite më parë, gjatë një takimi në Spanjë kolegët spanjollë patën propozuar për ‘Pasuri Botërore ’një udhëtim nga brigjet spanjolle deri në Azi të një udhëtari mesjetar nga Spanja. Iu drejtova se, nëse ju propozoni një linjë transporti, po ne ç’duhet të themi që kemi dëshmi … të kulturës materiale në terren nga via universale e Via Egnatias? Propozimi duhet bërë dhe të shoqërohet nga një «Dosje Projekt» nga organet përgjegjëse të pesë shteteve nga kalon Via Egnatia, që janë : Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia. Për Italinë kam një dyshim, se ajo ka shumë qendra në listë dhe mbase mund të ndodhë një konfondim i monumenteve në territor.

