Prof. Dr. Alqi Naqellari – Fitorje e rrallë: pas 30 vjetësh Shqipëria pritet të plotësojë nevojat e saj me misër

16

Ne nuk kemi “inflacionin” më të ulët në Europë- siç reklamojnë INSTAT dhe qeveritarët. Inflacioni i ulët është, sepse INSTAT me “sondazhe” ka përcaktuar grupin kryesor të shpenzimeve (ushqime dhe pije jo alkolike) vetëm me 35.1% të shportës kur në fakt ai zë mbi 60% të shpenzimeve totale mbi të cilën llogaritet Indeksi i Çmimeve të Konsumit. Prandaj edhe njerëzit pyesi:- si ka mundësi që inflacioni është i ulët kur çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të kenë rritje dy shifrore, që qumështi, mishi dhe nënproduktet e tyre nuk njohin ndalesë, në një kohë që pagat dhe pensionet e shqiptarëve janë nga më të ultit në Europë dhe në botë?

Sigal

1) Një konsideratë për deklaratën e rrallë se “Për herë të parë në 30 vitet e fundit Shqipëria pritet të plotësojë nevojat e saj me misër”.

Këtë vit, falë edhe ndikimit të reshjeve gjatë periudhës së vegjetacionit, prodhimi i misrit paraqitet i mbarë. Ndoshta mund të jetë viti i parë që Shqipëria mund të plotësojë nevojat e veta për misrin kokërr në treg. Në qoftë se vitet e tjera kemi importuar deri në 100 mijë ton misër nga jashtë, besoj që këtë vit nuk do të jetë i nevojshëm, pasi rendimenti është rritur jo më pak se 10 përqind kundrejt vitit të kaluar si dhe ka edhe një rritje të vogël edhe të sipërfaqes së misrit”(Deklaron Specialisti i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore).

Fotokopje të përvojës së kultivimit të misrit në Sarandë, Maliq të Korçës, Shkodër apo edhe zonën e ulët fushore në Lezhë, tashmë janë bërë praktika të zakonshme në kultivimin e misrit. Kështu që, rendimentet e nivelit, 8, 10 apo 12 ton për hektarë tashmë janë të zakonshme. Në Shqipëri kemi rreth 20 mijë hektarë ku preken këto lloj rendimentesh dhe, me 20 mijë hektarë ne sigurojmë thuajse gjysmën e nevojave që ka Shqipëria”. Gjithsesi po ky person thekson: “Misri mbetet ndër kulturat prioritare të bujqësisë shqiptare pasi nevojat për të akoma nuk i plotësojmë. Rreth 2% e sasisë që nevojitet për konsumin në Shqipëri importohet nga jashtë”.

Kur dëgjova në televizion këtë lajm dhe këto komente u befasova. Si ka mundësi që një vend që nuk prodhon asnjë kilogram pleh kimik, që kultivon një sipërfaqe toke prej 56.6 mijë hektar me misër të plotësojë nevojat e saj të brendëshme me këtë kulturë? Dhe kjo ndodh në një vend ku nga bujqësia sigurohet mbi 18% e PBB-së. Para viteve 1990 kur kultivohej thuajse e njëjta sipërfaqe, kur funksiononin Uzina e superfosfatit në Laç dhe Uzina e plehrave azotike në Fier nuk u realizuan asnjëherë nevojat e Shqipërisë me misër, pavarësisht se u deklarua se siguruam bukën në vend.

Ky deklarim i rrallë është si deklarimet e asaj kohe, por nëse në atë kohë çdo shifër që raportohej kalonte në kandar, në peshore, në matje, dhe nëse nuk përputhej dënoheshe ose shkojë në burg. Sot thuajse gjithçka bëhet me sondazhe, prandaj askush nuk mban përgjegjësi. Dhe këto sondazhe tregojnë se ne shqiptarët “po hamë me lugë floriri”, se po mbytemi me qumësht e mish, me perime e fruta, me një mirëqënie që na e ka zili bota, aq sa po shtyhen turistët e huaj kush të vijë më parë në këtë vend përallor ku ka njerëz të mirë dhe çmime të ulta. Disa nga medjat e huaja arrijnë në ekstazë se kanë zbuluar “Maldivet e Europës”. Këto reklama qesharake tregojnë se Shqipëria ka qenë një vend që ato nuk ja kishin dëgjuar emrin kurrë.

Në fakt realiteti nuk është siç reklamohet, por është krejt i kundërt. Nevojat për drithra ku përfshihet edhe kultura e misrit nuk janë plotësuar asnjëherë. Ja çfarë thekson NOA (16.3.2022). Sipas NOA: “Në Shqipëri kultivohen rreth 56,700 ha sipërfaqe toke me misër, me një prodhimtari 399,100 ton. Qarqet me prodhimtari më të lartë janë Fieri me 10,503 ha, Elbasani me 8,503 ha, Shkodra me 5,700 ha dhe Dibra me 5,623 ha. Ndërkohë që kërkesa për misër si ushqim bazë për blegtorinë (misër kokërr) është shumë më e lartë se prodhimtaria në vend. Bazuar në racionet ushqimore/kartat teknologjike dhe nga analizat e sektorit të blegtorisë (gjedhi 363,000 krerë, të imtat 2,621,000 krerë, deri 184,000 krerë dhe pularia/shpendë 8,179,000 krerë) parashikohet një kërkesë prej afërsisht 1 milion ton misër”. Me llogaritjet e tyre Shqipëria nuk plotëson as gjysmën e nevojave për  misër.

Ne nuk kemi “inflacionin” më të ulët në Europë- siç reklamojnë INSTAT dhe qeveritarët, inflacioni i ulët është, sepse INSTAT me “sondazhe” ka përcaktuar grupin kryesor të shpenzimeve (ushqime dhe pije jo alkolike) vetëm me 35.1% të shportës kur në fakt ai zë mbi 60% të shpenzimeve totale mbi të cilën llogaritet Indeksi i Çmimeve të Konsumit. Prandaj edhe njerëzit pyesin si ka mundësi që inflacioni është i ulët kur çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të kenë rritje dy shifrore, që qumështi, mishi dhe nënproduktet e tyre nuk njohin ndalesë, në një kohë që pagat dhe pensionet e shqiptarëve janë nga më të ultit në Europë dhe në botë?

Për këtë deklaratë duhej të prononcohej INSTATI, duhej të prononcohej Ministria e Bujqësisë duke e hedhur totalisht poshtë si të pavërtetë, por këtyre institucioneve ju pëlqen që shifrat për bujqësinë, si në çdo sektor tjetër, të jenë të larta. Kurrë nuk prononcohen për prodhimin e grurit dhe të misrit, shifrat e të cilëve janë totalisht të pabesueshme, që rendimentet e tyre, të bimëve të arave dhe produkteve blegtorale janë plotësisht të pabesueshme. Dhe themeli i këtyre lajthitjeve i këtyre shifrave jo të sakta dhe jo normale është metodologjia, apo metodika e llogaritjes së tyre.

Shikoni se si e llogarit INSTAT prodhimin bujqësor dhe pastaj nxirni vetë konkluzionin tuaj. “Informacioni mblidhet në terren nga specialistët e ekstensionit në të gjithë vendin. Këta specialistë mbledhin të dhëna drejtpërdrejt nga fermerët. Prodhimi bujqësor është sinonim me prodhimin e vjelë dhe përfshin sasitë e shitura, konsumin direkt në familjet fermere, humbjet dhe mbetjet në fermë, si dhe humbjet gjatë transportit, ruajtjes dhe paketimit. (https://ëëë.instat.gov.al/ media/11771/ statistikat-e-bujq%C3%ABsis%C3%AB-2022.pdf.

Me këtë metodikë të llogaritjes së Prodhimit Bujqësor mund t’i nxjerrësh produktet bujqësore sa të dojë qefi ty, sepse asnjë prej tyre nuk kalon në peshë përveç produktit mall, produkteve që tregtohen. Kjo mënyrë llogaritje e INSTAT nuk jep prodhimin mall, por Prodhimin e Përgjithshëm. Duke na dhënë Prodhimin e Përgjithshëm atëhere nuk përfaqëson PBB-në. PBB-ja sipas shpenzimeve konsideron shitjet, produktin mall dhe jo mbeturinat e grurit që lë pas kombajnë në fushë, dhe jo lëpushkat e misrit që mbeten kanaleve.

Në Shqipëri kemi rreth 20 mijë hektarë ku preken këto lloj rendimentesh dhe, me 20 mijë hektarë ne sigurojmë thuajse gjysmën e nevojave që ka Shqipëria”. Gjithsesi po ky person thekson: “Misri mbetet ndër kulturat prioritare të bujqësisë shqiptare pasi nevojat për të akoma nuk i plotësojmë. Rreth 2% e sasisë që nevojitet për konsumin në Shqipëri importohet nga jashtë”.

2) Mendimet se janë rritur të gjitha prodhimet bujqësore e kanë edhe drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë. Drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë  gjithmonë theksojnë se bujqësia është sektor që po ecën, që është rritur prodhimi i saj, që janë rritur eksportet, që është rritur prodhimi i bimëve të arave, prodhimi i fruta perimeve etj, etj.

Sipas ish Ministres FK: “ Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, duke kontribuar në rreth 20% të prodhimit të brendshëm bruto. Sektori gjithsesi përballet me probleme të thella strukturore, si copëzimi i tokës, mungesa e ekonomisë së shkallës, automatizimit, vlerë e ulët e shtuar, apo dhe mbiprodhim apo nënprodhim të produkteve të ndryshme”. sipërfaqet e fermave prej 1.4 hektarësh të copëzuara në disa parcela janë një realitet, të cilin ne duhet ta tejkalojmë nëpërmjet intensifikimit të prodhimit, rritjes së vlerës së shtuar të prodhimit për njësinë e tokës dhe të produktit.

Pyetjes cilat janë arsyet që bujqësia, sipas INSTAT, kishte rritje afër zeros në vitin 2022, shumë më të ulët sesa mesatarja e vendit? FK. Në vitin 2022 kemi kultivuar 416,5 mijë hektarë tokë me bimë arash, për një prodhim prej 9,2 milionë tonë produkte bujqësore. Në vitin 2023 parashikojmë të ruajmë sipërfaqet bujqësore të kultivuara me drithëra dhe bimë arash si në sipërfaqe, edhe në prodhim. Një rritje të lehtë do të kemi në drithëra dhe një ulje po aq të vogël parashikojmë se do të ketë prodhimi i bimëve mjekësore. Gjithashtu dua të theksoj se vazhdon të jetë e stabilizuar sipërfaqja prej 2123 hektarësh në serra për vitin 2022 dhe po aq në vitin 2023.

Zv/Ministri Bujqësisë. Dh.K thekson: “Ne prodhojmë rreth 400 mijë ton misër, gati 80-85% të nevojave të vendit dhe, për grurin, prodhojmë rreth 15 %, ose rreth 255 mijë ton nga 500 mijë ton që ka nevojë vendi. Me këtë mbështetje që bëhet, do të thotë që kjo sipërfaqe të rritet, rendimenti të rritet, që ne të kemi më shumë grurë dhe misër për të furnizuar shqiptarët”, (VOA, 16 shtator 2023)”.

3) Dinamika e bujqësisë dhe blegtorisë në dy sisteme.

Bujqësia në 2020 zinte 19.23% të PBB, në 2021 18.36%. Industria 11.19%, në 11.23%. Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor nga 16.24% në 2020 në 16.41 në 2021. Në Shqipëri, tokat bujqësore zënë rreth 24.2% të tokës ndërsa fondi pyjor dhe kullotat zënë rreth 75.8% të totalit. Gjatë viteve ky raport ka qëndruar thuajse konstant. Më poshtë po japim një dinamikë të sipërfaqes, rendimentit dhe prodhimit të kulturave bujqësore. Shikoni raportin 1990 me 2020.

  Emërtimi 1990 2022  
  Sip/ mij/ ha Rend, kv/ha Prod, mij/ton Sip/ mij/ ha 22/90, % Rend, Ton/ha 22/90, % Prod, mij/ton 22/90, %
1 Drithra 277 29.9 841 132.8 47.94 5.2 174 690.9 82.2
  Grurë 203 29.9 613 54.3 26.75 4.29 143.6 233.1 38
  Misër 62 33.5 227 56.6 91.29 7.09 211.7 401.4 176.8
2 Perime e bostanore 27 140 393 33.8 125.2 40.17 286.9 1,357.80 345.5
3 Patate 12 64.3 80 9.9 82.5 26.54 412.7 262.7 328.4
4 Fasule 22 6.1 14 13 59.09 1.68 274.9 21.8 155.7
5 Foragjere të njoma 141 188 2,650 217.7 154.4 32.79 174.4 7,138.80 269.4
6 Të tjera 95     9.3 9.79 x   x  
  Gjithsej mbjellje 574     416.5 72.56        

Burimi. INSTAT

-Në vitin 1990 kultivoheshin 574 mijë hektar me bimë bujqësore, ndërsa në vitin 2022 janë kultivuar 416.5 mijë hektarë, ose 157.5 mijë hektar më pak. Sipërfaqja me drithra është ulur në 82.2% në krahasim me vitin 1990. Në këtë sipërfaqe mund të siguroheshin me mijra ton produkte bujqësore.

-Sipërfaqja e mbjellë me grurë është ulur në 38% në krahasim me vitin 1990, ose nga 203 mijë hektar në 54.3 mijë hektar. Në 1990 siguroheshin 613 mijë ton grurë në vitin 2020 u siguruan 233 mijë ton. Kini kujdes se para vitit 1990 gjithë prodhimet e kulturave bujqsore kalonin në peshore, ndërsa sot të dhënat sigurohen, thjesht me sondazhe, me deklarime. Deklarimet janë totalisht të pasakta dhe mund të manipulohen sipas interesave të çdo qeverie. Sa i përket rendimentit kemi një ndryshim shumë të madh. Në vitin 1990 ka qenë rreth 30 kv/ha, ndërsa në vitin 2020 ka qenë 43 kv/ha, pra është rritur me 43.6%.

-Rendimenti i kulturave bujqësore është rritur. Nuk jepet asnjë argument pse është rritur rendimenti, sa janë rritur faktorët në shërbim të kulturave bujqësore. Rritja e rendimenteve është shumë e lartë, rendimenti grurit është rritur me 13 kv/ha ose nga 30 kv në 1990 në 43 kv/ha në 2020. Rendimenti i misrit është rritur nga 33.5 kv/ha në 1990 në 70.9kv/ha, pra rendimenti i misrit thuajse është dyfishuar. Pyetja ime është me çfarë faktorësh u dyfishua rendimenti i misrit? Sasia e plehrave nuk është rritur, sipërfaqja e ujitur nuk është rritur, sasia e shërbimeve nuk është rritur, atëhere si u rrit rendimenti i misrit, me “frymën e shenjtë”? A e peshoj ndokush këtë sasi të misrit kokër që u prodhua apo vazhdohet historia e deklarimeve?

-Prodhimi është rritur pa asnjë faktor të shtuar. Prodhimi është rritur për arsye të teknikave të përllogaritjes së tij dhe rendimentit të kulturave bujqësore.

 Numri krerve, në mijë 2004 2022 % 022/004
Gjedhë 654.0 297.7 45.5
Lopë 435.0 261.0 60.0
Të imta dele/dhi 2738.0 2093.3 76.5
Të leshta 1794.0 1371.7 76.5
Dele 1348.0 1085.3 80.5
Të dhirta 944.0 721.6 76.4
Dhi 702.0 562.8 80.2
Derra 143.1 137.3 95.9
Dosa 13.0 11.7 90.0
Njëthundrakë 155.8 64.8 41.6
Shpendë total 6275.3 6847.5 109.1
Pula 5722.2 4999.4 87.4
Bletë (koshere) 131.8 479.1 363.5

Burimi. INSTAT

Numri i bagëtive në Shqipëri është thuajse ulur në mënyrë drastike në proporcion të drejtë me uljen e numrit të popullsisë. Ulja më e madhe është në gjedhë. Në krahasim me vitin 1990 në vitin 2020 numri i gjedhëve është sa 45% e numrit të vitit 1990, numri i të imtave në 76.5%, numri i një thundarkëve në 41.6%.

Përfundimisht, numri i krerëve është ulur në mënyrë drastike, po kështu rendimenti dhe prodhimi, pavarësisht se qeveria dhe Ministria e Bujqësisë reklamojnë se kemi rritje.

4) Disa të dhëna për kulturën e misrit. Misri është kulturë intensive me kërkesa të mëdha.
-Kërkesat për ujë. Është ndër faktorët kryesorë që siguron mbarëvajtje të fenomenit të fotosintezës. Qëndrueshmëria në prodhimin e misrit është e lidhur nga disponimi dhe rregullariteti i reshjeve gjatë vegjetacionit. Nisur nga bilanci ujor këto kërkesa shprehen në nivele më të mëdha në fazat e lulëzimit dhe mbushjes së kokrrës. Në një vaditje kërkohen rreth 600-700m3 ujë.
– Shërbime të tjera. Mbas mbirjes bëhet rrallimi në fazën e 3-4 gjetheve, duke lënë për hibridet me pjekje të mesme 6500-7000/bimë për dynym.

Kërkohet të realizohen dy prashitje, e para në fazën e 3-4 gjetheve, e dyta pas dy javësh. Prashitja bëhet me kultivator ose me krah. Në të dy rastet hidhet pleh kimik azotik. Dozat orjentuese në lëndë aktive për të marrë një prodhim 90-100 kv/ha në një tokë me pjellori mesatare janë: Fosfor 90-100kg/ha, Azot 130-140 kg/ha, Kalium  200-260 kg/ha

Magnez 20-30 kg/ha. Gjithsej 440-  530 kg/ha(ABA.Teknologjia e kultivimit të misrit).

Për 1 ha duhen 5.3 kv/ha ose 0.53 ton/ha. 52 mijë ha misër kërkojnë 27,560 ton plehra kimike. Duhen 30 ton plehra organike për 1 hektar ose më shumë se 1.5 milion tonë në shkallë vendi..

A i sigurojnë dot fermerët këtë sasi? Jo nuk e sigurojnë, sepse numri i gjedhëve është ulur 50% në krahasim me 2014.

-Aftësia ujitëse 190,658 ha, Vlora 15750 ha, Fieri 1683 ha, Korça 21120 ha. Tirana 17577 ha, Dibra 17550 ha etj.

-Traktor me rrota gome gjithsej 10241, minitraktorë 5984, traktorë me zinxhirë 165 etj. Vlora 921 traktorë gjithsej, Fieri ka 4450, Korca 2627, Tirana 970, Dibra 362 etj.

-Luftimi i barërave të këqija kryhet në dy faza, njëra para mbirjes dhe tjetra në fazën e 3-4 gjetheve. A kanë njerëz për të realizuar këto shërbime? Përgjigja është e thjeshtë .Jo nuk kanë sepse në fshat kanë mbetur vetëm pleqtë.

Sipas kontove kulturale të përditësuara që institucioni Mikro-Financiar NOA ka përgatitur bazuar në ndryshimet e çmimeve të inputeve bujqësore na rezultojnë këto të dhëna financiare:

  Zrat e shpenzimeve/ha Vlera(lek)
1 Punime me krah 66,000
2 Punime t mekanizuara 73,000
3 Inpute/materiale 97,000
4 Kosto Fikse 44,000
5 Shpenzime t tjera 90,200
  Totali 370,200

Sipas NOA-s Rendimenti parashikohet 90 kv/ha, kostoja e produktit 41 lek/kg (370,200/9000), çmimi i shitjes 65 lek/kg, të ardhurat nga shitja për një hektar 585,000 lek, dhe fitimi neto 214,800 lekë.

Nëse çmimi i misrit do ishte 65 lekë kilogrami  do dilte me fitim. Po kur çmimi në Bursë është 340 euro (36 lekë/kilogrami) si do dilte prodhuesi? Prof.H. në 24 mars 2022 thekson: “Aktualisht çmimet e drithrave në tregjet me shumicë janë të nivelit 340-370 euro/ton…Dy elemente bazë të kostos (që përbëjnë rreth 70 % të shpenzimeve), punimet mekanike dhe plehrat kimike, në veçanti ato azotike, kanë pësuar rritje të papara në 20 vitet e fundit. Punimet mekanike për efekt të rritjes së çmimit të karburanteve me mbi 50 %, kurse plehrat kimike me 200-300 %”. Do dilte me një humbje prej 5 lekë kilogrami. Atëhere lind pyetja a ja vlen të kultivojnë misër fermerët shqiptar? Jo nuk ja vlen ashtu sikundër theksuan në intervistat e tyre edhe vetë fermerët e kësaj kulture.

Fermeri K.G, nga Kosmaça e Bashkisë Vau-Dejës, këtë vit ka kultivuar 3 hektarë me misër, por mundësitë e tij janë më të mëdha pasi ka gjithë makineritë e nevojshme bujqësore, që nga mbjellja e deri në korrje. “Mirë duket ky prodhim i sivjetshëm. Por, çmimi i shitjes është shumë i ulët sivjet, me 240, 250 jemi nën kosto. Edhe ureja, dapi, kanë qenë me çmim shumë të lartë, pavarësisht se mbrapa ranë por, në kohën e mbjelljes ishin shumë të larta. Edhe çmimi i farës së misrit ndikoi se, ta marrësh kilogramin e farës 9 mijë, 10 mijë, 12 mijë, normalisht se kosto janë edhe ato”.(17 shtator 2023).

Përfundimisht; bujqësia shqiptare është fytyra e vërtetë e ekonomisë shqiptare, e cila është në degradim, në rënie, në recesion dhe në depresion. Ekonomia shqiptare me normë papunësie 11% është në depresion. Duhet një ndërim i sistemit ekonomik për të dalë nga kjo situate, që populli shqiptar nuk e meriton.