Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

10
Sigal

Java nis me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Në orët e para të ditës moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë prezente në gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradual të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 30°C.