Basha: Rindarja administrative e Shqipërisë është e domosdoshme!

535
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës merr pjesë në seminarin për “Decentralizimin e pushtetit lokal”

 Kryebashkiaku i kryeqytetit dhe kandidati për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë, dje, në seminarin që u zhvillua në Kukës, për “Decentralizimin e pushtetit lokal. Këshilli i Qarkut të Kukësit me mbështetjen e Asamblesë së Rajoneve Europiane zhvilluan dje në Kukës një seminar për ‘Decentralizimin e pushtetit lokal”. Në këtë takim u diskutua në kuadër të procesit të decentralizmit, për rolin dhe përgjegjësitë e këshillave të qarqeve me të gjitha resurset e potencialet e tyre, problematikën dhe vështirësitë e zhvillimit si dhe për të ofruar mbështetjen e bashkëpunimin për projektet nga Asambleja Evropiane. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili theksoi se është domosdoshmëri ndarja e re administrative. “Nevojën akute për rindarjen administrative të Shqipërisë”. Ai tha: “Do ta bëjmë më efiçente, do i përgjigjet më shumë situatës aktuale. Koha ka ardhur. Palët politike të ulen, të gjejnë gjuhën e konsensusit, të gjejnë gjuhën e kompromisit për të bërë ndarjen e re administrative të Shqipërisë, me dy qëllime. Së pari, grupimin e resurseve, dhe vënien e tyre në shërbim të qytetarëve. Së dyti, për t’iu përgjigjur kësaj situate ku shumë prej shërbimeve kryhen dhe mund të kryhet në kohë reale, me cilësi më të lartë nëpërmjet rindarjes të kufijve administrative. Ky proces duhet të përfshijë natyrisht Komunat, Bashkitë. Duhet të marrë parasysh dhe procesin e rajonalizimit si një domosdoshmëri, në një nga realitet që urojmë të gjithë së bashku që të kemi në një kohë joforttëlargët, atë të Shqipërisë anëtare në Bashkimin Evropian”, u shpreh Basha. Ndërsa presidentja e Asamblesë së Rajoneve Europiane Hande Ozsan Bozatli vuri në dukje rëndësinë dhe angazhimin e këtij institucioni me qëllim ndërtimin dhe ngritjen e projekteve me të cilat funksionojnë rajonet e BE-së edhe për qarqet e Shqipërisë. Ndërkohe po gjatë ditës së djeshme, Lulzim Basha Basha ka pasur edhe një takim jo zyrtar me kreun e PD në Kukës, Ibsen Elezi.