– Në 56 vitet e mia dhe në lidhjen e fortë që kam pasur me kinemanë asnjë shfaqje nuk kam dhëne në gjuhën shqipe.
– Midis të tjerash ai më tha: “Kinostudio është e madhërishme por jeni shumë të mbyllur për tju njohur bota.
-Me këta artsitë që keni dhe me këtë Kinostudio bota do tju admironte”
-Recitimi i vargjeve të Nolit “O flamur gjak, o flamur shkabë’’
bëri që salla të shpërthejë në duartrokitje.
– Duke folur për Butrintin ai tha se Teatri Butrintit ka qenë epiqendra e teatrit botëror në Mesjetë dhe më parë
Baxhul Merkaj, kritik arti
Artistin e madh,të cilin e kishan djekur me mjaft interes në mjaft
filma të Hollivudit, Bekim Fehmiun, tani e kisha përpara.Nuk i besoja syve. I dhashë dorën dhe ndjeva emocione. Kisha përball një mit. Artisti për mua është tepër i madhërishëm. Është hera e parë që kyartist virtuoz u ngjit në skenën shqiptare ,, Dua më shumë Shqipërinë’’ maj 2002. Por,artistin BekimFehmiu, e kam takuar edhe kur isha ende i ri,e sapo kisha mbaruar Akademinë e Arteve.

Ishte viti 1972, kur ai vizitoi vendin e tij, Shqipërinë. Artisti vizitoi Butrintin e lashtë, këtë amfiteatër dymijëvjeçar, ku janë luajtur kryevepra botërore. Ai erdhi këtu pas vizitës së tij në vendlindje, në Shkodër.

Bekim Fehmiu u largua nga Shqipëria kur ishte katër vjeç. I ati i tij mësues në kohën e Zogut, një nga normalistët e parë u detyrua të largohet nga Shkodra për t’u vendosur në Kosovë. Fëmijëria e Fehmiut vazhdoi nga Shkodra në Sarajevë, Prizren, e më pas, vazhdoi studimet në Beograd, atje ku u martua. Filmi i parë që e bëri të njohur në botë, ishte në vitin 1966. Më vonë i erdhën ftesa dhe realizoi dy filma të famshëm në Hollivud “The Adventures’’ në 1970 dhe “Black Sunday’’ në 1977. Roli që e bëri mjaft të njohur në vendin tonë ishte “Odisea’’, ku ai interpretoi krah grekes Irene Papas. Ishte ky i pari film serial italian, që jepej çdo të diel dhe ku Italia ndiqte aventurat e Uliksit drejt Itakës. Por edhe dashmirësit e artit shqiptar ndiqnin artistin dhe e ndjenin vetën krenar që ky bir i tyre u bë kaq i famshëm. Kishin kaluar tridhjete vjet që artistit nuk e kishte parë Atdheun e tij. Më1972, ai shkeli në Shkodër dhe kujtonte e fantazonte fëmijërinë. Artisti vazhdoi vizitën edhe në Krujë, Sarandë e Butrint. Në Tiranë vizitoi “Kinostudion Shqipëria e Re” ku edhe pata rastin ta takoj e bisedoj me të. Midis të tjerash ai më tha: “Kinostudio është e madhërishme, por jeni shumë të mbyllur për t’ju njohur bota. Me këta artsitë që keni dhe me këtë Kinostudio bota do t’ju admironte”. Duke folur për Butrintin ai tha se Teatri Butrintit ka qenë epiqendra e teatrit në Mesjetë dhe më parë. Pas filmit “Odisea’’ në filmin “Përgjithmonë Xhulia’’, ku ai bëri një interpretim të jashtëzakonshëm, shfaqet vertikalisht talenti i tij gati i pamundur. Në mes të tjerash për artistin, në atë kohë shkruhet:
“Një aktor i shkuar në moshë, me një buzëqeshje të hidhur prej syzeve optike’’.
Artisti ka pasur edhe një banesë në Prishtinë, aty jeton dhe banon edhe vëllai i tij, një nga arkitektët më të njohur, që ka projektuar bibliotekën e Prishtinës. I biri i tij Uliks Fehmiu, i cili lindi gjatë xhirimit të filmit, ka nisur të kërkojë të luaj në Hollivud.
Por erdhi rasti përsëri, maj 2002! Artisti i madh shqiptar u ngjit në skenën shqiptare. Bekim Fehmiu që ka luajtur “Odiseun’’ dhe numëron me dhjetëra role anglisht, frëngjisht, rumanisht, italisht i kërkoi spektatorit të mos duartrokitej, kur, midis të tjerash, u shpreh: “Unë nuk kam bërë asgjë për ju. Nuk i meritoj duartrokitjet tuaja. Në 56 vitet e mia dhe në lidhjen e fortë që kam pasur me kinemanë asnjë shfaqje nuk kam dhënë në gjuhën shqipe. Ndërsa kam ardhur vetëm 2 herë, në vitin 1972, ku kam qenë i ftuar i kineastëve shqiptarë në një aktivitet të filmit shqiptar dhe tashmë në këtë spektakël. Në këtë sallë ku unë jam përherë të parë dhe duartrokitem kaq furishëm, shoh që ka politikanë, drejtues shteti dhe partish, ashtu siç shoh që ka dhe artistë të mrekullueshëm’’. Artisti pastaj recitoi vargjet e Nolit: “O flamur gjak, o flamur shkabë’’
– “Tani po, i meritoj duartrokitjet tuaja’’, – i foli artisti publikut me një shqipe të pastër. Dy takimet me artistin e madh Bekim Fehmiu kanë qenë për muamjaft mbresëlënëse.
Ai mbeti më tepër se një talent i madh, më tepër se një shkollë artistike, më tepër se një gur i latuar në themelet e krenarisë sonë kombëtare. Ai u vetvra për të sfiduar vdekjen.






















